Me Edmond Tupen, por dhe me Policinë!

13 Dhjetor 2018, 10:06Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

Edmond Tupe, me eshte simpatik si tip.

E respektoj patjeter edhe per kulturen dhe njohjet ne boten e librit.

Politikisht mendoj ndryshe nga ai, por nuk mendoj dhe nuk kam aspak deshire te ndiqet penalisht sepse mori pjese ne protesten e studenteve.

Ama, une jam qytetar i lire dhe me lejohet te interpretoj, te shpreh deshire dhe opinion.

Policise se Shtetit, jo!

Policise se Shtetit, nuk i lejohet te interpretoje apo te veproje sipas deshires.

Policia duhet te zbatoje ligjin ne cdo rast!

Ligji thote qe ndiqen penalisht organizatoret apo folesit ne protesta te paligjshme.

Dhe protesta e studenteve, ne momentin qe tejkaluan kerkesat minimaliste dhe aspak thelbesore te tarifave dhe kerkojne t’i futen ne themel problemeve te arsimit universitar, eshte proteste e drejte!

Ama, e paligjshme.

Une mund te mos jem dakord me ligjin dhe te shpreh solidaritetin tim me Tupen per kete rast, por, nese i kerkojme policise te mbylle syte ndaj zbatimit te ligjit ne nje rast, kjo krijon precedent.

Sot eshte Tupja, neser mund te jem une, ti, x,y dhe kushdo qofte, i kujtdo krahu, ne cdo rrethane apo situate, policise i duhet vetem te zbatoje ligjin!

Nuk e shoh te llogjikshme idene, qe meqe policia eshte treguar sylesh apo e ka shkelur ligjin ne situata te caktuara, te sherbeje si alibi qe ne t’i kerkojme te vazhdoje te mbylle syte para detyres se saj : zbatimit te ligjit!

Une mbeshtes Edmond Tupen ne kete rast.

Ama jam me zbatimin e ligjit dhe Policine e Shtetit!

4 komente në “Me Edmond Tupen, por dhe me Policinë!”

  1. Artan says:

    Edhe une me Edmond Topen jam

  2. rrema says:

    KY TUPJA O BO SI SHOFER DUM DUMI, SHKO MOR TRAP MERU ME ATE BUDALLAIN QE KE LONE NE SHPI SE BUDALLAI BUDALLENJ BO…..

  3. ALI ABDULLAI says:

    E DREJTE DHE E QARTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje