Pas 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, 14 dhjetori do të jetë ndoshta data e dytë zyrtare me më shumë peshë në shtetin e dytë të shqiptarëve në Europë.
Kjo e premte është ditë historike, pasi për herë të parë Kosova bëhet me ushtri.
Deputetët e Kuvendit kosovar votuan të trija projektligjet që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri të vendit.
Edhe pse ekspertët e kësaj fushe pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri do të jetë një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite, deputetët e Parlamentit të Kosovës janë parë të bashkuar si rrallëherë duke shënuar këtë arritje historike, me mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj i ka dedikuar një mesazh të atit të tij të ndjerë, që u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë.
Duke publikuar foton e vet me të atin, Hilmi Haradinaj, Ramushi shkruan:
“Plak, u ba ushtria!”
Që kur e kam degjuar drejtperdrejt ne nje emisio televiziv ne Tiranë, Ramushi më ka imponuar respekt, tok me bashkshorten e tij!
Me ne fund Kosova ka nje Kryeminister besnik, qe i do me shpirt kosovarët e tij
Nje burr i thjeshte, por i sinqerte deri ne madheshti!…
,,,,LUMTURI , ERIME KOSOVE,, E MERITONI
Hallall. E gezofshi ushtrine!
GËZUAR USHTRINË E DARDANISË SHQIPTARË KUDO QË JETONI!
E PËRJETSHME USA!
RROFSH ZOTI TRUMPH, TË PAHARRUAR GUXIMI DHE VENDOSMËRIA YTE PËRPARA CAKENJVE TË USA E TË SHQIPTARËVE.
Tgezojme e me kembe te mbare per gjithe kombin.Ta zgjoje nga gjumi Camerine.
Shteti i kosoves me ne fund krijoi ushtrine saj ,njee drejt si cdo e drejte ne cdo shtet te botes…Serbet te mos shqetsohen shume se ushtria e Kosoves eshte mbrojtse dhe jo agresive , dhe. pushtuse sic eshte ushtria e tyre Sicdo vend neboten edhe Shqipetaret e kosoves donin ushtrin e tyre per vetmbrojte ,aq me teper kur fqinji I tyre Serbia nuk eshten dashamires ndaj tij, dhe ka bere e do beje perpjekje per destabilizimin ne kosove dhe rajon..urime dhe udhetim te mbare ushtrise se Kosoves!..