Frika nga ushtria e Kosovës? Flet ambasadori i Serbisë në Gjermani

15 Dhjetor 2018, 12:36Rajoni TEMA

Ambasadori i Serbisë në Berlin, Dušan Crnogorčević: Vendimi për krijimin e ushtrisë së Kosovës në këtë moment një mënyrë për t’i ikur plotësimit të angazhimeve që Kosova mori me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013.

Ambasadori i Serbisë në Gjermani duke folur për krijimin e ushtrisë së Kosovës në intervistë për Deutsche Welle-News u shpreh kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës. Por pse Serbia ka frikë nga ushtria e Kosovës, dhe nuk e ka këtë nga Forca e Sigurisë së Kosovës që ndërkohë ekziston?

Dušan Crnogorčević, ambasadori i Serbisë në Gjermani tha se „problemi është se i ashtuquajturi Parlamenti i Kosovës promovoi një sërë ligjesh duke e transferuar Forcën e Sigurisë të armatosur lehtë në një ushtri të Kosovës, gjë që është drejtpërdrejt e ndaluar nga Rezoluta për Kosovën 1244. Dallimi praktik është se ushtria është diçka tjetër nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ushtria ka nevojë për një lloj tjetër armatimi, përfshirë edhe armatimin e rëndë që nuk e kanë Forcat e Sigurisë së Kosovës.“

CrnogorčevićKosova investon në ushtri, në vend që të investohen para për rrugë, shkolla

Sipas ambasadorit serb, Dušan Crnogorčević  „është shumë e rëndësishme të përmendet dhe të theksohet se ky hap është absolutisht kundër Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, që thotë qartë, se forca e vetme ushtarake në Kosovë është KFOR-i. „Kjo e frikëson Serbinë, sepse në jemi  duke kërkuar një lloj kompromisi, të kemi dialog për të zgjidhur problemet që ekzistojnë mes Beogradit dhe Prishtinës, e në vend që të investojnë në paqe dhe stabilitet, siguri dhe prosperitetin e të gjitha rajonit, …fillohet të bëhet diçka që është plotësisht ilegale duke ngritur edhe doganat në 100%“, tha Dušan Crnogorčević për DW-News.

Ambasadori serb e kritikoi Kosovën, se nuk po investon kohë dhe energji për kompromisin. Kosova po investon në ushtri, në vend që të investohen para për rrugë, shkolla, universitete, tha ai. Ambasadori i Serbisë në Berlin, e sheh arsyen e vendimit të Kosovës të marrë në këtë moment si një mënyrë për t’i ikur plotësimit angazhimeve që Kosova mori me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013.

7 komente në “Frika nga ushtria e Kosovës? Flet ambasadori i Serbisë në Gjermani”

  1. arban shmili says:

    PO TI OR SHKA, PËRSE NUK BËN INVESTIME INFRASTRUKTURE, POR ZËRIN MË TË LARTË TË BUXHETIT E KE DESTINUAR PËR ARMATIM.
    PSE, TI MOR SHKA, THIRR NË NDIHMË EDHE KINEZËT TË TË PËRKRAHIN PËR TË OKUPUAR KOSOVËN.
    KUR ISHIM TË PAARMATOSUR, NA KËRCËNOHESHI DHE MËSYET TË NA SHFARROSNI…
    ËNDRRA JUAJ GJENOCIDALE U TJETËRSUA NË ANKTHIN TUAJ.

    1. Tani says:

      Fshini buythen me rezoluten 1244. Edhe konferenca e Londres e vitit 1912-1913 ka rene. Kosova eshte e lire dhe e pavarur. Shumica e vendeve europiane e kane njohur pavaresine e Kosoves. Kjo, pavaresia e Kosoves, nuk ishte pjese e Rezolutes 1244. Por, Jeta vazhdon. Nese doni marreveshje paqeje me Kosoven atehere respekti duhet te jete reciprok dhe jo i njeaneshem. Mos i vini strekembesha Kosoves ne cdo gje qe ben. Ka ikur koha kur mund ti konsideronit shqiptaret si popull i padenje. Hapja e nje dritare per ambasadorin serb ne TV gjerman eshte nje mbeshtetje ndaj Serbise. Europa derime tani e ka mbeshtetur Serbine ne menyre te kamufluar. Tani po fillon ta mbeshtese ne menyre te hapur. Te pakten e dime se kush jane ata qe jane armiqte tane. Kosoven duan ta mbysin, ta varin, ti marrin frymen, ta izolojne, ta shkaterrojne. Ja perse nuk i japin vizat per levizje te lire. Por, nuk do te fitojne sepse kosovaret mundet te udhetojne me pashaporta shqiptare. Ju kemi dhier mu ne vizat tuaja. Mbeshtesni keta gjakatare qe vrane me qindra mijra ballkanas perfshi boshnjake e shqiptare. Dhe cfare kishin keta te perbashket? Ishin popuj qe besonin ne nje Perendi me nje emer tjeter nga ai qe kryqezoret e Europes e therrisnin. Pra, vetem ne faktin qe Zoti im eshte me i mire se Zoti jot, une nuk mund te te dua. Je i ndryshem sepse beson ne nje Zot qe nuk ekziston. Vetem Zoti im ekziston dhe jo ai i joti. Nderkohe qe nese ka nje Zot, ai duhet te jete NJE dhe nuk ka 100 Perendi, nje per mua e nje per ti dhe nje per ate qe rri.

  2. tafa says:

    Ja e shikoni more djem cfare shpirt njeriu jane gjarperinjte serbe.Mendojne per zhvillimin ekonomik te kosoves,se per te ruajtur na ruajne ata.

  3. Tema says:

    Serbia u pranua në BE,ndërsa Kosovës ju pranua ushtria

  4. ShkoDrani says:

    Duket se jeni lodhur te gjeni intervisten e nje serbi, por cfare tha ambasadori amerikan ne Kosove? Ai e mbeshteti transformimin e FAK ne ushtri zyrtare e multietnike.

  5. Iliria e bashkuar says:

    Do me thene qe ata shqiptare qe kane votuar kete rezolute, kane firmosur trashesin e tyre dhe problèmet e pa fund te Kosoves.

  6. Sander says:

    Nje familje mendon te siguroje buken dhe mbrojtjen e anetareve te saj dhe eshte normale dikujt i duket prishje stabiliteti kesoj pune i thone beni sic them une dhe mos beni sic bej une

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje