Lorenc Vangjeli flet për dosjen e skandalit të Unazës, cilët janë gjithë amerikanët e Damian Gjiknurit

15 Dhjetor 2018, 15:46Politika TEMA

Emisioni Java në RTSH ka publikuar për herë të parë dosjen e plotë të historisë së skandalit në Unazën e Re. Një histori mashtrimi që mund të kushtonte plot 18 milion euro, të cilat u shpëtuan falë zbulimit të medias dhe reagimit in extremis të autoriteteve shqiptare. E bashkë me të, edhe 12 milionë euro të tjera në një tjetër tender të marë nga kjo kompani nga OST-ja.

Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi për herë të parë emrin dhe identikitin e ortakut “amerikan” të kompanisë amerikane Dunwell Haberman. Ai është Neesha Lynn Kumar.

“Nëse klikoni me këtë emër në Google, mund të dalin rezultate interesante”, tha Vangjeli, për personazhin që me gjasë banon në Londër, por kompaninë e ka të regjistruar në ishujt Sejshell.

Në emision zbulohet gjithashtu se aksioneri shqiptar i bashkimit të dy kompanive është Avdjol Dobi, i cili sipas dokumentave të bëra për herë të parë publike në Java nç RTSH, del se është gjithashtu edhe aksioner i kompanisë amerikane që kishte fallsifikuar dokumentacionin e garës.

Vangjeli shpjegoi komunikimin e ministrit Gjiknuri me ambasadën amerikane dhe përmendi për herë të parë edhe ekzistencën e një amerikani tjetër misterioz, të lidhur me Gjiknurin. “Më 7 dhjetor, të nesërmen e shpërthimit të skandalit, në lojë hyn një personazh enigmatik, me gjasë një ish-zyrtar i lartë amerikan në një agjenci të rëndësishme shtetërore. Amerikani i panjohur duket se ka këshilluar hapat e mëtejshëm të Gjiknurit. Ministri ka kontaktuar në linjë private me këtë personazh enigmatik, i cili me gjasë tani është pjesë e afërt e administratës së Trump dhe ndoshta pjesë e mekanizmit që po përshpejton hetimin e dyfishtë të skandalit” – deklaroi analisti LorencVangjeli.

Ministri Gjiknuri ka kryer studimet në SHBA, çka i ka mundësuar lidhje të hershme e personale me administratat amerikane, të cilat ai i ka shfrytëzuar që në kohën kur partia e tij, PS-ja, ishte në opozitë.

Vangjeli shpjegon se po në datën 7 dhjetor, të nesërmen e shpërthimit të skandalit nga media, Gjiknuri ka takuar një zyrtar të lartë të ambasadës dhe në të njëjtën ditë, në zyrën politike dhe ekonomike të Ambasadës amerikane në Tiranë, ka dërguar një letër me të cilën kërkon ndihmë për verifikimin e kompanisë Dunwell Haberman në Delaëare. Tre ditë më pas, Sekretari i Shtetit të Delaware Jefrrey Bullock konfirmon dyshimet për fallsifikim.

Vangjeli bëri dhe një shpjegim të kronologjisë së ngjarjeve për javën që rrezikoi dhe shpëtoi 30 milionë eurot e skandalit. Që nga shpërthimi i tij tek “Të PaEkspozuarit” e Rakipit, tek procedurat për anullimin e dy tenderave, të Unazës dhe të OST-së, tek konfirmimi i fallsifikimit me dokumentat e ardhura nga SHBA e deri tek kallzimi penal dhe sekuestrimi i parave të garancisë që kompania ka depozituar.

Për momentin janë dy hetime që po zhvillohen paralelisht, hetimi penal në Shqipëri dhe hetimi në SHBA, që me gjasë do të jetë hetim i një krimi federal.

Sipas Vangjelit, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria është rrezikuar të humbasë dhjetëra milionë euro nga gara publike në të cilën kompani të ndryshme hyjnë me dokumentacion të fallsifikuar. Rasti më flagrant dhe i pahetuar është privatizimi i Albpetrol-it, ku u humbën 87 milion euro, në vitin 2012. “Kësaj rradhe, për fat të mirë, nuk ka asnjë dëm financiar për shkak të denoncimit në media dhe shpejtësisë së reagimit të autoriteteve”, tha Vangjeli.

“Unë nuk e di si do të shkonte fati i këtyre 18 milionë eurove dhe vetë projektit të Unazës së Re nëse një koleg nuk do të binte në gjurmë të këtij skandali. Padyshim që ky krim shkon përtej këtij recepsionistit. Bëhet fjalë për një organizim për të grabitur paratë e popullit shqiptar. Jo vetëm Loti Nr.1, por edhe dy lotet e tjerë dyshohet se janë me virus” – tha Zogaj.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë është që të rifillojë gjithçka nga e para.

“Unë i bëj apel kryeministrit që të nisë nga e para, duke filluar nga detyra e projektimit, për të vazhduar me pas me garën e hapur dhe oponencën e kostove. Nëse kjo nis nga e para, kostoja do të dalë shumë më e ulët dhe transparenca do të jetë maksimale.” – deklaroi Preç Zogaj.

6 DHJETOR

Publikohet nga “Të PaEkspozuarit” në News 24 pretendimi se kompania DH Albania ka depozituar dokumente të falsifikuara

6 DHJETOR

Ministri Gjiknuri urdhëron fillimin e procedurave të pezulimit, për të mospasur dëm financiar.

7 DHJETOR

Anullohet Lot1 të Unazës së Madhe të Tiranës, dhe linja elektrike Burrel-Peshkopi.

7 DHJETOR

Me kërkesën e tij, ministri Gjiknuri pret në zyrë një prej përfaqësuesve të lartë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

7 dhjetor

Në lojë hyn një personazh enigmatik, me gjasë një ish-zyrtar I lartë amerikan në një agjensi shtetërore, që këshillon hapat e mëtejshëm të ministrit.

10 DHJETOR

I kërkohet ndihmë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington për të përshpejtuar procesin e verifikimit

11 DHJETOR

Mbërrijnë përgjigjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që konfirmojnë kryerjen e aktit të falsifikimit të dokumenteve nga kompania DH Albania në shtetin e Delaware.

11 DHJETOR

Tre ditë pas skandalit  ka ndodhur a) zgjidhja e kontratave me DH Albania; b) dërgimi i materialeve në Prokurori; c) fillimi i procedurës për sekuestrimin e garancive të kontratave; d) propozimin për Agjencinë e Prokurimit Publik për ndryshime në aktet ligjore e nënligjore të ligjit mbi prokurimet publike.

11 DHJETOR

Fillon procedura ligjore për sekuestrimin në favor të shtetit shqiptar të garancive të kontratave të nënshkruara.

11 DHJETOR

I dërgohet zyrtarisht Agjencisë së Prokurimit Publik kërkesa për përjashtimin e subjekteve DH Albania dhe Biba X nga procedurat konkuruese për shkak të ngjarjes së ndodhur.

11 DHJETOR

Ministri Gjiknuri dërgon zyrtarisht propozimin Agjencisë së Prokurimit Publik për ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore. Propozohet të merret në konsideratë përcaktimi si normë detyruese për çdo operator të shpallur fitues: verifikimi i dokumentacionit të paraqitur në tender

11 DHJETOR

OST rishpall tenderin për linjën elektrike 220 kV Burrel-Peshkopi dhe trakti dalës i N/st Burrel.

12 DHJETOR

ARRSH rishpall tenderin për LOT1 të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti perëndimor.

Starton drejtësia e re, Zogaj: SPAK do të krijohet brenda marsit

Ngritja e dy institucioneve të rëndësishme të drejtësisë është komentuar në panelin e emisionit Java në RTSH mbrëmjen e së premtes.

Duke e cilësuar si një ngjarje të rëndësishme, analisti Preç Zogaj u shpreh se tashmë i hapet rrugë krijimit të dy gjykatave të bllokuara, asaj Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

“Nuk ka asnjë pengesë që këto dy gjykata të fillojnë të plotësohen me anëtarët e rinj. Ligji përcakton se KLP duhet të mblidhet shumë shpejt nga data e konstituimit dhe teorikisht duhet të nisë procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Njëkohësisht hap procedurën edhe për zgjedhjen e SPAK. Në informacionet e mia, bashkautorët e reformës që janë partnerët amerikanë, gjermanët dhe faktorët vendas kanë si synim që SPAK të ngrihet brenda muajit mars” – zbuloi Zogaj në studion e emisionit.

Sipas tij, Shqipëria do të ketë një prokurori speciale enkas për të shënjestruar korrupsionin në sferat e larta përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit.

“Ngritja e KLGJ  lajmëron një gjyqësor të fortë e të pavarur  që  vendi nuk e ka njohur deri sot. Nga starti në mbërritje ka akoma rrugë, ka akoma sfida. Drjetësia e re  po e çan rrugën mes pengesash  që  duan  pengimin e saj si maksimum, infektimin e saj me virusin e drejtësisë  së vjetër si minimum” – u shpreh Zogaj në editorialin e tij.

Ndërkohë gazetari investigativ Artan Hoxha ironizoi teksa tha:

“Në qoftë se kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski iu desh të çante në drejtim të Evropës nëpërmjet Hanit të Hotit, këtu tek ne janë duke hulumtuar se në çfarë drejtimi do të ikin kur t’u dalë emri te Prokuroria Speciale” – tha Hoxha.

Por analisti Lorenc Vangjeli iu përgjigj se pavarësisht kësaj, sot bota është tepër e vogël për t’u fshehur…

Lëvizjet studentore, nga dhjetori në dhjetor

A ka ngjashmëri mes Lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe asaj që po ndodh prej 10 ditësh në rrugët e Tiranës? Për të diskutuar mbi protestat studentore emisioni JAVA kishte të ftuar në panel protagonistët e djeshëm Arben Imami dhe Blendi Gonxhja, por edhe studentin Malin Muça.

Duke hequr një paralele mes dy ngjarjeve, Imami u shpreh se kemi të bëjmë me të njëjtat problematika të paraqitura nga studentët. Por sipas tij, nuk është e njëjta gjendje ku vendi ndodhej nën pushtetin e diktaturës.

“Megjithatë kemi të bëjmë me një problem politik serioz të strukturës sitemike. Ka gjithashtu probleme ekonomike, pavarësisht se të rinjtë e sotëm vishen shumë më mirë sesa ne në vitin 1990. Por shqetësimet ekonomike të familjeve shqiptare po reflektohen tek fëmijët e tyre” – tha Imami.

Ai shtoi se ka një problem që vendi nuk e zgjidh dot prej 30 vitesh dhe që ka të bëjë me kulturën. Imami thumboi gjithashtu situatën aktuale teksa u shpreh se në një vend ku nuk ka opozitë, e drejta e votës nuk funksionon.

“Ne shfrytëzuam hapësirën e lirisë dhe dolëm fitimtarë nga ajo luftë. Lufta ishte për pluralizmin politik dhe ne fituam të drejtën e votës dhe nisi krijimi i partive të reja. U fitua e drejta e besimit fetar e të tjera. Pra bazat mbi të cilat ngrihet një sistem demokratik. Gjithësesi, kultura jonë politike nuk po lejon sot që institucionet të stabilizohen në mbrojtje të lirive” – tha Arben Imami në studion e emisionit Java në RTSH.

Ndërkohë protagonisti i Dhjetorit `90, Blendi Gonxhja, hodhi kritika mbi opozitën aktuale.

“Mua më shqetëson sot roli i plakut të opozitës, që është Saliu dhe që del akoma në televizione. Mungon vetëm të dalë nëpër sheshe… Dhe kjo i bën një dëm të madh vetë kredibilitetit të opozitës. Sot vendi ka shumë nevojë që të ketë një opozitë të vërtetë. Kërkesat e studentëve sot janë të drejta, ndoshta ndryshon vetëm tempi dhe mënyra sesi po kërkohet të plotësohen” – tha Blendi Gonxhja në studio.

Sipas tij, qeveria ka pasur një ballafaqim me popullin dhe ka një sovran që ka folur përmes votës. Gonxhja u shpreh se të gjitha demokracitë e brishta nuk mund të jenë perfekte dhe përplasjet të tilla janë të zakonshme.

“Protesta e studentëve nxjerr në pah shumë probleme. Personalisht si administrator, unë shoh disa probleme që nuk mund të ishin të pazgjidhura në vitin 2018. Përshembull si konviktet” – tha Gonxhja në emisionin JAVA.

Ndërkohë që studenti i ftuar, Malin Muça, u shpreh kundër dialogut me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se kjo formë mospërfaqësimi është zgjedhur për të ruajtur kauzën e protestuesve dhe për të mos u përlyer me forca politike.

“Historia ka treguar se sa herë grupet e interesit janë ulur në tryezë me pushtetin, ata kanë dalë ose të kërcenuar nga takimi, ose të blerë dhe kauza automatikisht ka rënë” – tha Muça.

Studenti i Juridikut tha në panelin e emisionit Java se lëvizja e këtij dhjetori kërkon dinjitet.

“Ne askush nuk na dëgjon. Më shumë sesa çështje tarifash, kjo është një lëvizje që kërkon t’i kthejë dinjitetin shqiptarëve. Po ta vini re, në momentin që kryeministri u tall përmes televizorit, ne u shumëfishuam. Kjo është një përpjekje kundër sistemit të antivlerave” – tha Malin Muça.

Ai bëri të ditur se është shtruar një kërkesë e nëntë në listën e kushteve për qeverinë. Bëhet fjalë për arsimin falas për personat me aftësi të kufizuara.

“Ne nuk do të kërkojmë dialog dhe do të vijojmë të jemi një lëvizje pa kokë. Përfshirja e partive politike ka qenë një problem i ditëve të para të protestës. Sigurisht që studentët që aderojnë në partitë politike, kanë marrë pjesë. Por ne nuk pranojmë figurat e tyre” – tha ai.

33 komente në “Lorenc Vangjeli flet për dosjen e skandalit të Unazës, cilët janë gjithë amerikanët e Damian Gjiknurit”

  1. Nardi says:

    Edhe Rama,si Sala.Me e keqja eshte kur kapen gafil,cfare justifikimi japin,ta ulin intiligjencen fare,te bejne per budalla.

    1. Tani says:

      Duket qe Vangjeli ka informacion teper te hollesishem per cka ka bere Gjiknuri. Nga ta kete marre? Nga Meta? Po ai, Meta? Nga administrata amerikane? Nje pyetje interesante eshte qe si doli qe kompnaia qenkesh e rreme, kush e dha alarmin? Rakipit dikush ja ka dhene informacionin. A te kete qene Meta? A ka pasur dijeni dikush nga administrata ne shba? Dhe ja ka dhene informacionin Metes dhe ai e ka rrjedhur informacionin ne media? Perse jo qeverise shqiptare, e cila reagoj ne menyre te menjehershme? Bie pak ere! Nuk e di apo e ndjeni ju te tjeret?

      1. Adi says:

        Era mut rilindje! Ka marre muti rruget po budallejte e rilindjes ndjejne vetem pak ere, nderkohe qe timonieri vjedh me dy duar

        1. Xum-Tria-La says:

          Mutin e beri Berisha me te tijte, Bashkim Ulaj. Edi e hengri kete radhe nga esadisti. Ja futi Bashkim Ulaj si firme amerikane dhe pastaj e njeftoj esadistin dhe Meten. Keshtu eshte kur SHISH eshte ne duart e dobicit te Vicidolit dhe nuk informon qeverine per dobica si Bashkim Ulaj.

  2. Lani says:

    Ky Gjiknuri kur flet duket si i pashkolle o vlla.Tani del qe paska studiu ne Amerike.Paska be nonji shkolle zezakesh lafarakesh se nuk di ti lidhe dy fjale fale dereziu.

  3. Lili says:

    Bobooo sikur per Gerdecin, kur mediu ne pike te nates takoj kristianine ambasades amerikane…

  4. Loriku says:

    Ca jan me kto skandale ?? Shqiperia paska qene vendi me politikanet me hajdut e ordiner…ptuuuu zoti i mallkofte. Cdo dite dalin skandale te qeverise me miliona euro te vjedhura
    Gjiknuri financon nje mashtrus te nje sekti indian dhe e solli ne shqiperi per ti dhene resorte turistike dhe per infrastrukturen , por ku jane vete politikanet me paret e tyre te grabitura, te majte e te djathte
    Rrasini ne burg keta plehra keta hajdut te shpetoj populli shqiptare

  5. Illi says:

    Die gje Lorenci a ka nxjerre ndonje urdher Dajani per te verifikuat Dokumentation e dy firmave te tjera fituese?!

  6. Zigur Qarri says:

    Hahahahahaha”…18 milion eurot u shpëtuan falë zbulimit të medias dhe reagimit in extremis të autoriteteve shqiptare”???!!!
    “18 milion eurot u shpëtuan falë investigimit të”te Z.Agron Shehaj,i cili bashkpunoi me analistin Z.Ylli Rakipi,ai qe i tha kryeministrit
    Edi Diarreja,per do peslleqe qe i kishte bere dikur.Z.Spartak Ngjela ka thene,qe korrupsioni ne Shqiperi eshte kryeministrore,dhe
    kete se luan topi,sepse pa dijenine e Kryeministrit nuk behet asgje.Por,me mire eshte ta haje Elvis Rroshi,Mark Frroku,Arben Ndoka,
    Saimir Tahiri,Fatmir Xhafaj,Damian Gjinkuri…se sa Edi Rama,sepse renia e tij eshte edhe renia e qeverise,renia e bandes se”rilindjes”.

  7. sali says:

    kY VANGJELI ESHTE GAZETARI PERSONAL I LSI

  8. taku says:

    Lorenc
    Cthote Likja ?
    Eshte korrekt Likja me pagesat?
    Po I ke mare te gjitha vazhdo ,,,

  9. Gani says:

    Z. Rama duhet urgjentisht te largoje Gjiknurin dhe ate mender minister te financave…. Asnje argument tjeter.

  10. skelari says:

    Kur do hiqni dore nga muhabetet e leshit? Abuzimi me keto raste eshte hyrja ne tender pa konkurrence, jo vjedhje absolute e fondit. Parate paguhen ne baze te punimeve qe kryhen.
    Humbni cdo lidhje me realitetin dhe keshtu zhvleresoni edhe ate lufte te drejte qe mund ti behet abuzimit te pushtetit..

  11. Xha brahoviçi says:

    Me demek na del huq edhe trumbetimi i të shkolluarve jashtë Shqipërisë. Na u mbush vendi me të shkolluar për të bërë tenderat fallso. Ja kjo është që Shqipëria nuk ecën, sepse u lëpihet bytha të huajve dhe atyre shkollëshumtëve në Amerikë, në ingliteraterë, ?Franco foni e të tjerat që na rrofshin për dimër. Tung
    Xha brahoviçi

  12. ela says:

    Ne burg te shkoje [lehra Gjiknuri eshte hajdut dhe e shoqja me kunaten jane kryehajdute dhe seksere e gjiknurajve

  13. shqip says:

    Nuk me intereson fare fati i Gjiknurit . Por po ta lexosh komentin mbare e jo kokeposhte , na del qe ministri ne emer te dikasterit dhe qeverise paska kerkuar hetimin e kesaj kompanie . Pra nuk ka shmangie nga ligji . Tani e kuptoj qe per disa eshte me mire te iki kjo qeveri . Qe gjithsesi ka edhe gabime , Po qe pranon dhe me pas anulon keto kontrata . Dhe ne koken e tyre , pra te militanteve , eshte me mire qe ne pushtet te vijne ata qe i avullojne 86milion $ pa bere as hetime , e as pezullime . Aq me keq kur ne qeverine e tyre keta presin zotrine e skandalave me te medha te ketyre 15 viteve te fundit . Lyl-in 240milionesh . Lyl-in qe vrau 4 protestues . Lyl-in qe me nje firme u mundua ti heqe Shqiperise qindra km/2 hapesire detare . E perseris ,kete Gjiknurin Nese i ka hak byzylyket t’ja vene sa me pare . Po eshte marrezi qe vetem per militantizem te therrasesh ; ” poshte hajduti , rrofte hajduti ” .

    1. KORÇARI says:

      Shqip, jam plotësisht dakord me ty, por ne Shqiptarët jemi popull debil që për një plesht djegim jorganin.
      Ne marim flakë atje ku s’duhet dhe për ato që s’duhet por rrimë si Guakë atëherë kur duhet të marim flakë.
      Jemi aq budallenj sa na gënjen dikush me një karamelkë, kemi memorien e një Peshku të Artë, dhe jemi gati që Për Inat të Vjerrës të Flemë me Mullixhiun. Pra thënë më hapur (për ata që nuk i dijnë fjalët e urta popullore) Nga inati i Hajdutit do zgjedhim KRYEHAJDUTIN ose KAPOBANDËN.
      POPULL MË DEBIL SE NE S’BESOJ SE KA NË RRUZULLIN TOKËSOR.
      Shiko studentët, në kohën e Salës nuk kishin jo ngrohje por as ujë dhe as drita , POR NUK PROTESTONIN.
      Banorët e astirit apo Banorët në përgjithësi , në kohën e Salës JU FALLSIFIKOHESHIN TAPITË DUKE JU VJEDHUR TOKËN OSE SHTËPINË , POR NUK PROTESTONIN, TANI PROTESTOJNË PËR TË “MBROJTUR” SHTËPITË E NGRITURA ME MËNYRË TË PALIGJSHME.
      Shqiptarët në Kohën e Salës RRININ PA DRITA E PA UJË GJITHË DITËN (Ujë kishte vetëm 1 orë në ditë, ndërsa Drita vetëm 4-5 prë në Ditë) PËR MUAJ ME RRADHË , POR NUK PROTESTONIN, TANI QË KANË UJË DHE DRITA 24 ORË NON STOP , PROTESTOJNË SE U UL LARËSKA NË ANTENË .
      PRA POPULL MË BUDALLA DHE GAFIL SE NE SKA.

  14. DS says:

    Kam votuar Edi Rama. E pate se si i beri rektoret e dekanet e universiteteteve. Po pse nuk veproi keshtu me Gjiknurin e te tjere pas tij!!? E tmerrshme! Edhe ky hajdut di Saliu, Likja etj. I shkreti populli Shqiptar ka rene ne kurth. Po prokuroria ku eshte. Minimalisht duhej te arrestonte kreun e organizimit te gares. Sot prokuroria arrestoi dy policet privat si te dyshuar ne bashkepunim me hajdutet. Po, pse jo keshtu, ne rastin e D-H albania. Te kapim kalamanin 26 vjecar se ai dhe vetem ai ka mashtruar institucionin qe kontrollon Gjiknuri

  15. Ermal says:

    O VANGJELI O COLE KARI JE BE SI KASTRIOT MYFTARAJ PSE POPULLIN IDIOT SI VETEN E DI QE PO I TREGON PERALLA ME AMERIKAN QE NUK EKZISTOJN AMERIKANI VETEM ESHTE BASHKIM ULAJ QE KA BE SKEMEN ME MAR LEK GJIKNURI DJE RAMA

  16. vlora says:

    Doni te lani mutin me shurre

  17. Kumandari says:

    Po pse o, me Blendi Gonxhen keshilloni Te Djathten ju?!
    Tere jeten, mbeti GONXHE e Komunizmes,
    tere jeten bashke-short i Edi Rames, dhe ju e therrisni si keshilltar te PD-se?!

    E mbyti Tiranen me mashtrimet e Dhjetorit te sugjeruara nga Blloku, pastaj e mbyti me ujrat e Liqerit,
    tashme punon nen Bashkine e PS-se prape aty ne brigjet e Liqerit,
    dhe ju e pyesni per Dhjetorin?!
    Lat nam…
    Gonxhe eshte malinja e demokracise, Gonxhe ia ka kallur virusin asaj levizjeje dhe ju kerkoni prej tij se si duhet rregulluar PD-ja?!

  18. ana says:

    KUR LEXON KETE SHKRIM, NGA MENYRA SESI SHTJELLOHET, TE DUKET SIKUR 18 MILION eUROT DO TE VIDHESHIN. PO MIRE, NESE KY FALLCIFIKIM DOKUMENTASH NUK DO TE ISHTE DEKONSPIRUAR VALLE A DO TE NDERTOHEJ LOTI 1?! SIGURISHT QE POOOOOO! DO TE NDERTOHEJ, OSE NESE NUK DO PUNOHEJ EDHE NUK DO FINANCOHEJ. PRA KU ESHTE HUMBJA KETU NESE NUK DO ISHTE ZBULUAR FALLCIFIKIMI?
    NDERSA NDRYSHE QENDRON PROBLEMI ME FALLCIFIKIMIN APO MOS ARKETIMIN E GARANCISE BANKARE PER SHITJEN E ALBPETROLIT PREJ 80 MILION DOLLARE.KJO PO ESHTE HUMBJE 100 %, SEPSE KOMISIONI I TENDERIMIT SHPALLI FITUESIN PA U SIGURUAR QE GARANCIA ISHTE EFEKTIVE. DHE KJO ESHTE NJE BUDALLALLEK ME BRIRE QE VETEM AVENTURIERE KOKESHKRETE MUND TA BEJNE (E KAM FJALEN PER ANETARET E KOMISIONIT). POR SIC EDHE DIHET TASHME ATA/ATO KANE PATUR TE GJITHA INSTITUCIONET E SHTETIT NE MBROJTJE TE TYRE.

  19. Guxi says:

    Kush prej mund te shpjegoje, qofte Vangjeli apo ndonje i zoti i kesaj pune se si do kryhesh vjedhja me keto fallsifikime.

  20. Eliza says:

    PO o zoterinj skandal i madh, me skandal ska ku te shkoje! PO ne gjithe boten behen skandal te tilla. Sa PO permendni qe amerikani eshte pjese e administrates Trump. PO per gerdecin ca u be?! Apo u harrua?! Se keta ja do hedhin zhavorr te cilesise Se ulet….PO ate gerdecin qe nuk e mban dot as dheu me ate cfare u be?! Apo iku per lepuj sebashki me ate qe i dinte te gjitha? !

  21. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Kazan dhe Kusi per rilindasit ?

  22. HQ-18 says:

    Padrinjot shtetërorë i fryjnë tenderat me kosto më të mëdhaja se sa kostot reale të projekteve.
    Kompanitë e njohura nga ata ose kompani ‘fantazma’ të direktuar nga ata pastaj vijnë, ofrojnë 100% të vlerës, marin tenderat dhe kur marin këstet e kthejnë reston në xhepat e padrinjove shtetërorë.

  23. Arzt says:

    Si nuk e kuptoni qe parate e tenderit per unazen dhe ate te OST ishin thjesht nje kapare (pare xhepi per qeverine) nga firma qe ka kerkuar te ndertoje me PPP nje nga segmentet e famshme te projektit 1 miliard euro!

  24. Sinqeritet says:

    Lorenc Vangjeli tani Shqiperia po te pret ty koqe ta shpetosh,meqe vjen nga hena.Edhe saLESHserbi me dhjeta ka mbaruar ,por i ka perdorur mente si mafjoz per te vrare dhe te behet kusar.
    Ti ke shume llafe dhe nuk besoj te kesh shume pune.

  25. KORÇARI says:

    Tema , përse nuk më botuat KOMENTIN QË BËRA SI PËRGJIGJE NDAJ PËRDORUESIT ME PSEUDONIMIN “shqip” ????????
    Reduktoni komentet që thonë të vërtetën, ndërkohë që lejoni TURKOFILËT – SËRBOFILËT – GREKOFILËT E ÇDO LLOJ TRADHËTARËSH E ANTISHQIPTARËSH TË KOMENTOJNË LIRISHT.

  26. Sinqeritet says:

    Malin Muca ,je gabim jo 9 por 19.
    Jane budallenj,amerikanet,gjermanet,anglezet etj. qe dhe punojne,krijojne te ardhurat dhe pastaj testohen me para,parapaguajn semestrin dhe pastaj vazhdojne shkollen.Mbase ju keni gjetur llamben e Aladinit,te luul kukell-koqes ose injorant petrit vasili.
    Mbare ju vajte,dhe rremuje e befshi.Me mire rremuje se sa provime.

  27. Sinqeritet says:

    Kumandari,dukesh pak si psikopat binjak me saLESHserbin,mafjozin

  28. Ben says:

    Ore idiote! Ju Sbqiptaret dini.me shume se perendimi per Korrupsionin. Sipas ketij palloshit edhe une paskam lidhje me Administraten Amerikane me qe kam bere Jo nje por dy shkolla ne SHBA. Ore analist leshi! Nuk behet investigimi me Google por bashkepunetore dhe dokumenta! Nuk e di se sa gjuhe di ti por Google e ka informationin me te shumte.ne Anglisht. Do besh mire.te.merresh me ndonje profesion tjeter. Mjere Shqiperia nese eshte mbushur me njerez si ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje