Anëtari i Partisë Demookratike Genti Minarolli thotë se Këshilli Kombëtar i PD nuk u mblodh kurrë perveçse në ditët e fundit të ekzistencës së vet.
Në një postim në facebook Minarolli e quan farsë garën që po mbahet sot për Këshillin Kombëtar të PD në Pallatin e Kongreseve.
“Miq, vetem sot mora vesh qe edhe une jam ne liste per KK te PD.
Une kam qene anetar i KK te kater viteve qe shkuan, i cili nuk u mblodh kurre pervecse ne ditet e fundit te ekzistences se vete.
Opoziten time kundra kesaj qeverie e bej ne baze, nuk kam pse behem pjese e nje institucioni qe nuk rrespektohet (nuk mblidhet, vendimet merren po njesoj ne shkelje te statutit etj).
Te behesh pjese e nje gare farse eshte te tallesh me veten dhe demokratet.
Une nuk behem pjese e kesaj!
Ju falenderoj per mirekuptimin dhe mbeshtetjen.- shkruan Genti Minarolli. (TemA)