Këshilltari për siguri i presidentit amerikan Trump, John Bolton, në një takim me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar ka biseduar për nevojën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Bolton shprehet se me ministrin e Jashtëm slloven kanë biseduar për sigurinë dhe ekonominë në Evropë, me ç’rast ka theksuar është biseduar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar.
Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Bolton në Twitter. (TemA)
Të respektohet sipërfaqja e Kosovës nga Rusia,Amerika dhe Sërbia. ,dhe jo si kurvat çdo ditë ndryshime.
Z.Bolton!Po te ishte se Kosova dhe Serbia do t’i kishin zgjidhur problemet vete midis tyre,nuk kishte nevoje te behej gjithe ajo lufte.Kosova dhe Serbia mund ti zgjidhin problemet vetem nen presencen e Sh.B,A-se,as kush tjeter nuk siguron paanesi,per me teper: Historia me Europen e ka provuar kete!