Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i ka shpëtuar incidenti që Bashës i ndodhi pasi mbaroi fjalimin në Këshillin Kombëtar të PD.
Për këtë Rama i ka “kushtuar” një story në Instagram-in e tij liderit demokrat ku i shkruan: “Pse mër e keni zgju herët sot, po gjynof mër”.
Në fund të fjalimit, mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të të pranishmëve në sallë, teksa ka përshëndetur me dy gishtat lart, Basha për pak sa nuk u rrëzua pasi nuk e pa shkallën që i duhej të zbriste. (TemA)