Ky është momenti kur një grua në Rusi i shpëton vdekjes për një “fije floku”, kur dy vetura u përplasën mes vete në një udhëkryq.
Në pamjet filmike shihet gruaja e veshur me xhaketë të kaltër teksa priste në trotuar në qytetin Rostov-on-Don në jugperëndim të Rusisë, kur një veturë humb kontrollin dhe përplaset me një tjetër.
Një taksi me ngjyrë të verdhe po kthehej, kur befasisht u godit nga një veturë tjetër e tipit Audi dhe për pak centimetra sa nuk goditën edhe gruan që ishte aty. (TemA)