Nxënësit e Liceut Artistik në Tiranë do të hapin nga data 18 deri 20 dhjetor një ekspozitë në Muzeun Kombëtar me punime të bëra nga zona turistike e Grykës së Këlcyrës konkretisht nga dy fshatrat e përzgjedhur si fshatra turistikë, Peshtan dhe Malshovë, por dhe zonen perreth. Ata qëndruan për një javë në Grykën e Këlcyrës fal një projekti të përbashkët me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Bashkisë Këlcyrë dhe Gazetës Tema .
Ekspozita përmban piktura, fotografi , skica dhe instalacione artistike të nxënësve dhe pedagogëve që ishin në ekspeditë, me motive të kësaj zone.
Mos humbisni rastin ta vizitoni në Muzen Kombëtar prej datës 18 dhjetor.
Sa mall per ate krahine me aq shume vlora.
eshtë një ide shumë e mirë ! Janë krahina me vlera !