Putin i alarmuar nga muzika Rap: Të vihet në kontroll

16 Dhjetor 2018, 12:19Bota TEMA

I alarmuar nga rritja e popullaritetit të muzikës rap-it midis të rinjve rusë, Presidenti Vladimir Putin u kërkon udhëheqësve të kulturës të krijojnë një mjet kontrolli.

Putin thotë “nëse është e pamundur të ndalim, atëherë duhet ta udhëheqim dhe ta drejtojmë”.

Putin tha në një takim të shtunën në Shën Petersburg me këshilltarët kulturorë se përpjekjet për të ndaluar artistët nga kjo lloj muzike do të kenë një efekt të kundërt dhe do të forcojnë popullaritetin e tyre.

Putini vuri në dukje se “rap është i bazuar në tre shtylla: seks, drogë dhe protestë.” Por ai është veçanërisht i shqetësuar me tema të drogës, duke thënë “kjo është një rrugë për degradimin e kombit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje