Plazhistët zviceranë shumë shpejt do të popullojnë plazhet e Shqipërisë, pasi operatorët turistikë kanë shtuar këtë destinacion në programin veror 2019 dhe shpresojnë të ketë prenotime të shumta, shkruan e përditshmja zvicerane “tagesanzeiger.ch” në faqen e saj të internetit, raporton ata.
Të apasionuarit pas maleve dhe udhëtarët me autobusë do të kthehen me shumë entuziazëm.
Por tani pritet që operatorët e mëdhenj të turizmit të shënjestrojnë Shqipërinë duke filluar nga vera 2019.
Ata kanë organizuar pushime në plazh në atë që dikur ka qenë një shtet ballkanik i mbyllur hermetikisht, ku diktatori Enver Hoxha praktikoi një formë të çuditshme të komunizmit dhe mbuloi perandorinë e tij me mijëra bunkere.
Nga frika e ndonjë pushtimi nga NATO-ja ose jashtëtokësorët. Megjithatë Shqipëria ka mbetur tokësore dhe turizmi për rritet gradualisht.
Nicole Pfammatter, përgjegjësi për pushimet në plazh për kompaninë “Hotelplan Suisse”, konfirmon se “plazhet janë shumë të bukur, çmimet janë surprizuese dhe shqiptarët i mirëpresin turistët”.
Hotelet në Durrës dhe Sarandë, dy zonat bregdetare më të mëdha, janë të gjithë të standarteve me tre dhe katër yje.
Shqipëria u përfshi në destinacionet e pushimeve verore sepse kompanitë ajrore “Edelweiss” dhe “Germania fly” garanojnë lidhjen me Tiranën.
Shqiperi bace me lule. Me studentet se cu shkule. Ter rilindjes se cja ngule. Te ti heq ter ato tule. Tule nga 18 milion. Tere bota po gjemon. Kush na qenka ky demon. Qe sdudentet zun per brire. Dalshin gjerat per te mire. E shum shpejt per mire do dale. Ter do ikin bisht nder shale.
Po na pushtojne prap Zvicerianet si ne ’97n, ne kohen e heroike te Mbretit Sali Sulltan Berisha.
Vetem atehere ishim mire.
Rrofte Saliiiii Berishaaaaaaa
Gati i kemi bunkeret nuk kane Ca’ te na bojne
NDERTONI resorte dhe hotele te medha qe te presin 2000 turiste,,,,,te prishen te gjitha kioskat dhe pallatet qe nuk I sherbejne turizmit dhe ekonomise ,,,golemi eshte shembull tipik I keq –ndertimit dhe keqfunksionimit te zones te plazhit,,,,,,tipologjia e golemit dhe e fshatrave gjoja turistik duhet te ndalohet ne planet e bashkive bregdetare,,,,planet e investimeve ne bregdet te orientohen tek resortet dhe hotelet me 5 yje..////