Historia ime me fjalimet e kandidatëve

17 Dhjetor 2018, 17:07Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Në vitin e largët 2008, pasi kisha mbaruar studimet e larta në Tiranë, u riktheva në Berat, ashtu siç kthehet çdo i ri me ëndrra në qytetin e lindjes. Si i djathtë në origjinë, pavarësisht se më parë nuk kisha pasur ndonjë angazhim të zyrtarizuar politikë, kjo për shkak të moshës dhe rrethanave, kandidova për forumin rinor të PD-së, ku mbajta një fjalim, pas së cilit të gjithë erdhën, më uruan dhe përqafuan. – “Fitova!” – mendova me vete. Rezultati? Humbje e sigurt, madje i fundit në renditje, pavarësisht se një ndër ata që kishte dalë në krye, gjatë fjalës së tij, mes të tjerash, tha: “Harrova çdo thosha…!”

Mirëpo, si shkak i atij fjalimi, kryetari i PD-së në atë kohë, prej asaj dite nuk më zbriti më nga makina për një periudhë të gjatë. Në mëngjes tek shtëpia, në darkë tek porta. Ishte vit elektoral. Fillova t’i bëj fjalimet. Unë shkruaj, ai lexo. Si kaluan disa kohë, pasi kishte lexuar, pothuajse, gjithçka që i kisha shkruar, në fund, pasi mbaruan zgjedhjet, më tha se ti je i mirë, por vetëm për të më bërë mua fjalimet, kështu që na u desh të ndaheshim. Ai në rrugën e tij, duke mos lënë moment pa hedhur helm dhe baltë, edhe përpos tisit që e ndau nga përtej bota, dhe unë në të timen.

Njëkohësisht në ato zgjedhje, një tjetër kandidat për deputet. Ky nuk erdhi vetë, por solli dikë tjetër. – “Të paguan filani, – më tha, – bëji një fjalim të mirë se do të flasë në një takim me të rinjtë.” Ishte mësuar të arrinte gjithçka me lekë kandidati. Ia shkrova. Takova porositësin dhe ia dhashë. – “Porosite ta lexojë disa herë më parë!” u kujdesa t’i thosha. Mora pjesë edhe vetë në atë takim. Ishte beter. Më keq nuk mund të më kishte lexuar. Kuptohet që asnjë lekë nuk mora, duke qenë se unë gjithë kohën kam pasur një raport jo fort të këndshëm me atë të uruar lekë. Koha kaloi, pushteti u fitua, kandidati nuk fitoi, por u shpërblye.

Jo vetëm kaq. Si pasojë e ndërhyrjes së një ministri, atë kohë deputet në Berat, kandidati për deputet u bë shefi im në punën e re. Unë fjalime e raporte, ai lexime. Unë shkrime në gazetë, ai foto dhe emrin. Ai shok i ngushtë me shoferin e institucionit, unë armik. Koha dhe rrethanat na ndanë. Ai në rrugën e tij, të harxhimit të lekëve për të qenë “në piacë”, duke mos lënë vend pa thënë se më hapi sytë e më bëri njeri, kurse unë në timen. Sigurisht që sytë m’i hapte sa herë që dehej e më patakste me transformimin që i ndodhë çdo të dehuri, sidomos atyre me pushtet, të cilët braktisin fytyrën e tyre dhe, në vend të saj, vënë një fytyrë të ngjashme me atë të shefit. Në ato çaste e gjithë brendia e tyre del në sipërfaqe dhe botohet boshi i lemerishëm.

Fushatë e zgjedhjeve lokale 2011. Kandidat i PD-së dikush, që kurrë nuk të shihte në sy dhe gjithmonë duke kruajtur çaçkën e kokës. Ky gjest mua më linte një shije të keqe, më dukej sikur kruante diçka shumë më poshtë se koka e tij, edhe ashtu pa u kruajtur mjaft qesharake. Më thirri në kafe ato ditë e më kërkoi ndihmë. – “Si mund të të ndihmoj?!” – “Dua fjalimet gjatë fushatës!” U tha, u bë. Fillova unë. Tre fjalime, tre problematika, tre takime të ndryshme në ditë. Jo vetëm që nuk dinte t’i riprodhonte, qoftë edhe gjysmake, por edhe kur i lexonte i transfrmonte në mënyrë të llahtarshme. Stërmundohej aq shumë në leximin dhe riprodhimin e atyre që i kisha shkruar sa fytyra i skuqej si penis i erektuar. Iku dhe ky. Humbi. Madje, ato ditë u tha publikisht se kishte qenë kontigjent i botës së nëndheshme. E tmerrshme. I kisha shkruar fjalimet dhe kisha besuar tek një njeri që “kishte shkelur betimin e Hipokratit dhe kishte helmuar njerëz” .

Pas tij ishte radha e këshillit të qarkut, ku PD-ja kishte një kandidat të përbashkët me LSI-në. Shkrime PS-ja kundër kandidatit në gazetat lokale, shkrime unë kundër atyre për të mbrojtur kandidatin tonë të përbashkët. Kërkesa për intervista gazetat kombëtare, përgjigju unë me emrin e tij. Mbaruan zgjedhjet. Fitoi si fitoi, por fitoi. S’kishte me kë të ikte ditën e parë të prezantimit në zyrën e re. Më mori në telefon. – “Dua të vish me mua se s’kam me kë të iki!” Shkova. U ndamë. S’kaluan shumë kohë, fletëthirrje tek porta e shtëpisë: “Akuzoheni nga Këshilli i Qarkut Berat për shpifje në gazetën…” Histori e njohur. Përfundimi i ditur.

Ato ditë, një kandidat nga PS-ja, mik imi: “Namir, të lutem, më bëj një fjalim se do kandidoj për kryetar i PS-së së rrethit!” Ia bëra. Humbi. Me pak vota. E çoi në komision apelimi, por Gramozi vendosi ndryshe. Punë për ta. As prisja prej tij, as priste prej meje. Ngelëm miq si më parë. Përshëndetemi dhe takohemi sa herë na jepet mundësia, tani si kolegë.

Zgjedhjet e 2013. Sërish fjalime e postime. Këtë herë për të parin e qarkut. Pavarësisht se kjo punë ndaj tij vazhdonte në mënyra të ndryshme prej 5 vjetësh. Kuptohet se në këtë rast ishte shumë më e lehtë dhe dinjitoze. Humbëm.

Shtator-tetor. PS-ja trumbeton periudhë konkursesh për drejtor. Pavarësisht të përcaktuar që më parë, gara formale duhej bërë. Duhej një platformë dhe një fjalim. Një ish-kolegu im në gjimnazin “Kristaq Capo” kandidat për drejtor. “Dua një platformë dhe fjalim. Tekstin ma bëj ti se në power point do ma hedhë A.P. Bëje siç di ti…!” U tha, u bë. Konkursi në Pallatin e Kulturës. – “Mbajti fjalë të mirë drejtori i ri!” – më tha një mik që ishte prezent. – “E di, – i thashë, – e marrë me mend!”

Pas pak kohe zgjedhjet për kryetar dege. Në fund të fjalës, përgëzime nga të gjithë. Në përfundim të rezultatit, si gjithmonë, i humbur.

Zgjedhjet lokale 2015. Kandidat shumë i mirë. E njëjta skemë. Në prezantimin e kandidatëve në Pallat të Kongreseve një zonjë nga prapa: “Ju jeni Namir Lapardhaja…?! E dëgjova fjalimin e kandidatit tuaj, shumë mirë ia kishe bërë!” Po kjo nga e kuptoi!

2017-ta trokiti në derë. Me zor bela të mëdha. I pari i qarkut. “Aman, ç’a të bëj e ç’t’ju them këtyre!” U ndamë. Takimi të nesërmen. “Sa shpejt që e shkrove, e lexova që dje në e-mail.”

Sot u mbushën fiks nëntë vjet. Unë fjalime, ata kandidime. Këtë herë e kam ndarë mendjen, fjalimet do t’i bëjë vetëm për veten time. Ose për veten, ose… s’bëj më për botën.

Kam nëntë vjet që them të njëjtën gjë! Në rregull, o fjalime për veten, ose letrat për në Gjermani.

Ishte shaka… Nuk iki pa lexuar fjalimin e kandidimit tim më parë.

Fragment i shkëputur nga “Kronikë e një qyteti të (n)gurtë”, fq. 101.

12 komente në “Historia ime me fjalimet e kandidatëve”

  1. 5G says:

    Shkrim inteligjent.

    1. Berati refuzon helmin fondamentalist islamik says:

      Ky mitoman cdo gje eshte pervec asaj qe pershkruan. E ka gruan mjeke dhe te mbuluar nga koka tek kembet me shami sepse ky eshte mysliman por nga ata te egrit fare, radikal i thekur sikurse jane nje pjese e madhe e PD ne Berat. Por edhe pse me shami, kjo nuk e pengon gruan e tij te rrembeje cte mundet nga pacientet. Mos degjoni vetem nje ane te historise, ka gjithmone me shume se nje version te treguar nga nje krimb qe zvarritet dhe lepihet. Valle te jete e vertete qe jeta qenka kaq e padrejte me dike saqe te gjithe ja futkan ketij? Mjafton kjo pyetje per te kuptuar qe si ka mundesi qe ne cdo rast, pra ne te gjitha rastet ketij ja kane futur, pra kane shfrytezuar aftesite e tij magjiberese dhe e kane lene me gisht ne bythe. Eshte e vertete qe ky ka nje aftesi te habitshme te manipulimit te fakteve sikurse cdo njeri qe ja ka shitur shpirtin djallit, apo duke perdorur terminologjine e ketij ja ka shitur shejtanit. Te ike ne Gjermani i ben nder Beratit se ka edhe te motren e gruas, edhe ajo me shami si arabet koke e kembe. Ka kohe qe meson gruaja gjermanisht, mbase i ka ardhur dita te qerrohet nga Shqiperia, nje terrorist me pak ne qytetin e tolerances, nje rrezik me shume per Gjermanine (po e hengri ate kokerr ulliri dhe ta pranoje). Ky personazh eshte antiamerikan i deklaruar dhe si gjithe radikalet islamike e gjen shpetimin tek shkaterrimi i vlerave perendimore qe sipas tij jane e keqja e kohes se sotme. Prej kohesh eshte subjekt i antiterrorit dhe nese nje dite do t’i faktohet gjithcka qe ben ne emer te ideologjise se semure radikale islame (nuk ka asnje lidhje me fene myslimane tradicionale) nuk do te habitet asnjeri ne Berat.

  2. Albann says:

    Shkruaj po jo falas…Veri nje cmim vetes dhe punes qe ben.Nje nga vecorite qe dallojne njerezit e sukseshem eshte qe ia ven cmimin dyfish asaj qe bejne.Nese puna vlen 100 $ ata thone ta bej 200$(zgjidh e merr P: ) .

  3. çeço Selimi says:

    Njeri me vlera,por per te tjeret,per ata qe edhe nje edhe nje pershendetje , me nje te ulur te kokes e kursejene. Jo me kot kam lexuar nga Ju : “QYTET MUTI … !”

  4. olimpia says:

    Nuk di ne se e njeh Demken e ZYLOS o Namir….Sinqerisht .ke gabuar zgjedhjen per te djathten….pavaresisht origjines…mallkuar qofte origjina e te ..djathtes shqiptare …qe nuk egzizton .O KRIJO TI NJE TE DJATHTE MODERNE SPSE ME DUKESH I FORMUAR ..OSE SHKO TEK E MAJTA SEPSE INDIVIDUALISHT PER ATJE ME DUKESH I PRIRE .sidoqofte urime per shkrimet ,ti lexoj edhe pse shpesh kam ide te ndryshme.

  5. "BOHOTINA" says:

    Ke bere mire rolin e DEMKES tek “Shkelqimi dhe renia e shokut ZYLO!” te Agollit.

  6. Berberi says:

    Pa diskutim qe Namiri shkruan shume mire dal dhe arsimit si mesues letersie por, dhe I kap problemet. Megjthate dikur ai prefekti ne fjale deshi ta bente drejtor ne nje ndermarje ku duhej inxhinier?! Ne lidhje me problemin qe pati me qarkun ai u krijua nga nje shkrim qe Namiri beri per 5 Majin me titull: Ngrihen plehrat, ulen vlerat! Ku atakonte ne menyre te shemtuar deshmoret e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare!

  7. Artan says:

    Ky eshte nje cope trapi si cdo pedeist.Asnje leke.Duket sa mire shkruan.

  8. Lexues says:

    Me nje fjale fjalimet e tua u sjellin tersllek te tjereve, por edhe ty bashke me ta. Me nje fjale tjeter, gjynaf kush te lexon

  9. olimpia says:

    Berberi ,nuk e njoh veprimtarine e Namirit…Ne se eshte tip ..islamiku fondamentalist dhe ka shkruar per 5 majin sic thua ti…qenka nje ndyresire antishqiptare ,pjelle e vonuar e primitivizmit -Qenka nje kopje e shemtuar e ..DEMKES…DEMKA ne thelb ishte nje servil i mire …jo i demshem

  10. Mersin says:

    Me sa pashe ke shkruar per te humbur. Vazhdo kontribo per PD, sikur dhe me shaka.

  11. Jimi says:

    Doni me per Belule?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje