Presidentin rus, Vladimir Putin, mesa duket e duan shumë në Japoni. Kalendari me fotot e tij ua ka kaluar në shitje atyre të yjeve japonezë. Zinxhiri i dyqaneve “Loft”, i cili ka të drejtat ekskluzive mbi shitjet e kalendarit, raportoi se ai që paraqet presidentin 66-vjeçar të Rusisë dominon shitjet në degët e saj nëpër Japoni.
Putin ka lënë mbrapa yjet vendas si aktori Kei Tanaka dhe Yuzuru Hanyu, kampion i patinazhit.
Kjo nuk është hera e parë që kalendarët ku Putin shfaqet pa këmishë kanë shënuar rekord shitjesh në Japoni në prag të Vitit të Ri.
I suksesshëm ka qenë edhe kalendari me foto i vitit 2017, në të cilin ai shfaqet duke luajtur në dëborë me qentë e tij, përfshirë qenushin Akita Inu – një dhuratë nga guvernatori i prefekturës së Akitës në Japoninë veriore, për të falënderuar Rusinë për ndihmën e saj pas katastrofës së marsit 2011.
Në kalendari i vitit 2016, në të cilin Putin shfaqet duke peshkuar dhe duke bërë xhudo u shit në masë.
Mediat japoneze shkruajnë se shumë prej atyre që blejnë kalendarët, duke përfshirë një numër të madh femrash, tërhiqen nga stili i pazakontë i Putinit.
Rusia dhe Japonia janë prej kohësh në mosmarrëveshje mbi pronësinë e një grupi ishujsh të njohur si Territoret e Veriut në Japoni dhe Kurilët në Rusi. (TemA TV)
Ç’e do, Putin është i mërzitur…, ç’t’i bëjë japonezët (?!), kalendari i tij nuk preferohet nga neve shqipot, racë e pastër Ariano-Dardane… (???!!!)
Mero dhe bisha e tij ruse !