FOTOT: Gjendet super diamanti, është i gjashti më i madh i zbuluar në këtë shekull në gjithë botën

16 Dhjetor 2018, 11:54Lifestyle TEMA
FOTOT: Gjendet super diamanti, është i gjashti më i madh i

Zbulohet diamanti më i madh ndonjëherë në Amerikën e Veriut në një minierë në Kanada pranë Rrethit Arktik, sipas medias.

Ky diamant i verdhë u zbulua në minierën “Diavik Diamond”, që ndodhet në veri të Kanadasë rreth 217 kilometra në jug të Rrethit Arktik, njoftoi gazeta “Toronto Star”, duke cituar burime nga kompania që shfrytëzon këtë minierë, “Dominion Diamond Mines”

“Një diamant i kësaj madhësie është krejtësisht i papritur në këtë pjesë të botës dhe shënon një moment historik për minierat e diamanteve në Amerikën e Veriut”, tha kompania për “mining.com”.

Ky gur i çmuar mendohet të jetë një prej 30 më të mëdhenjtë të zbuluar ndonjëherë.

Diamanti është vlerësuar me 552 karatë, dhe është i gjashti më i madh i zbuluar në këtë shekull në gjithë botën.

“Ngjyra dhe karakteristikat e tjera e bëjnë këtë diamant një shembull unik i proceseve që i nevojitet diamanteve nga krijimi i tyre deri në zbulimin nga ana jonë”, deklaroi entuziast Kyle Washington, drejtori i minierës kanadeze.

Diamanti nuk do të shitet në gjendjen e sotme, por do të pastrohet dhe do të prehet, duke gjeneruar një fitim që mund ti afrohet 5 milionë dollarëve, duke u bazuar te shitjet e mëparshme.

Tregu i diamanteve vuan nga gjetje spektakolare si kjo. Diamanti më i madh i gjetur këtë shekull ka qenë në Botswana, në Afrikë, 1.111 karatë, kurse më i madhi i të gjitha kohërave është zbuluar në Afrikën e Jugut, me një madhësi 3016 karatë, që sot zbukuron në Londër skeptrin dhe kurorën perandorake të mbretëreshës Elizabeth.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje