VIDEO: Aksident i frikshëm, adoleshenti përfundon 15 metra në ajër

16 Dhjetor 2018, 08:54Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm kur një këmbësor 19-vjeçar përfundon rreth 15 metra në ajër, pasi përplaset nga një makinë.

Sipas DailyMail, 19-vjeçari Ahmet Yousef vijon të ketë nevojë për fizioterapi intensive, një vit pas aksidentit të frikshëm që e la atë me pasoja për tërë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Derbyshire të Anglisë, ndërsa në drejtim të Audit A3 qëndronte Haider Azad Mirza, 21-vjeç.

19-vjeçari po kalonte rrugën, kur automjeti që drejtohej nga Mirza erdhi me shpejtësi dhe e mori atë përpara, mbrëmjen e 5 Nëntorit të vitit të shkuar.

Në vend se të ndalonte, Mirza u largua me shpejtësi, duke e lënë të plagosurin në mes të rrugës. Në atë kohë, policia tha se viktima ishte me fat që ishte gjallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje