Gjendet fosili 700 mijë vjeçar i kafshës sloth

16 Dhjetor 2018, 09:05Lifestyle TEMA

Në shtetin e Amerikës së Jugut, Argjentinë, është gjetur një fosil 700 mijë vjeçar i kafshës sloth, që ndryshe njihen edhe si përtacë, transmeton AA.

Në njoftimin e bërë nga bashkia e General Alvarado, një familje në rajonin General Alvarado të qytetit Miramar të Argjentinës, në bregun e detit Mar del Sur kanë gjetur fosil të slothit.

Familja Palvecino menjëherë pas kësaj njoftuan muzeun Miramar Punta Hermengo.

Sipas analizave të para, kafsha emri shkencor i së cilës është “Scelidotherium” mendohet se ka jetuar para rreth 700 mijë viteve.

Scelidotherium-et janë kafshë përtacë me peshë që mund të tejkalonte një ton, si dhe me struktura të gjata të kafkës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje