Të gjitha faktet: Si u manipulua Kuvendi Kombëtar i PD-së

17 Dhjetor 2018, 11:24Politika TEMA

Dy ditë më parë u zhvillua Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili dje rreth mesnatës nxori dhe produktin e tij që ishte Këshilli Kombëtar i PD-së.

Nga zgjedhjet rezultoi se në kutitë e votimit ishin gjetur fletë më shumë sesa persona kishin të drejtë vote.

Së pari, ajo që është fakti kryesor është vetë proçesverbali që mban firmën e Komisionit që deklaron numrin e mandateve dhe fletëtb e gjetura në kuti. Por, kjo do të kishte vlerë nëse do të ishin numëruar votat dhe nuk do të ishte manipuluar gjithë rezultati.

Në Kuvend pretendohet se kanë qënë rreth 5 mijë vetë. Ndërkohë që salla nuk merrte më shumë se 1700 vende. Pra, edhe me këtë shifër të shpallur rezulton se nuk ka pasur korum, dhe kjo zyrtarisht.

Por, edhe pse të kapur nga paniku i shifrave, fenomeni që ka ndodhur në sallë është se shumë përfaqësues me mandate kanë votuar më shumë se një herë, ka pasur edhe raste që kanë votuar 5 apo 6 herë.

Prandaj nuk përputhet numri i mandateve, me numrin e fletëve që janë gjetur në kutitë e votimit,. Ashtu sin ë zgjedhjet e Lulzim Bashës në Korcë, Vlorë, Durrës e gjetkë ku u vërtetua manipulimi i votave, të shtunën nuk ka ndodhur asgjë më shumë apo më pak.

Kanë marrë pjesë në Kuvend rreth 2 mijë persona, nga 6250 delegatë me mandate  dhe nga të paktën 3125 të pranishëm që duhet të ishin për  të hapur Kuvendin dhe për ta cilësuar atë të vlefshëm. Pa korum Kuvendi është hapur.

Ka një shpërndarje fiktive të mandateve në degë. Janë raportuar zgjedhje në grupseksione, ku nuk janë zhvilluar fare dhe mandatet u janë dhënë personave të tjerë.

Ajo që është zhvilluar në PD ka qënë një proces formal numërimi, dhe më pas shifrat janë fryrë. Një provë tjetër manipulimi është fakti se për 13 orë, PD deklaroi se përfundimin e numërimit.

Janë 350 emra në fletët e votimit. Dy sekonda do të duheshin minimalisht për të lexuar një emër plus mbiemër, pra një fletë votimi do të kërkonte rreth 13 minuta për të lexuar dhe regjistruar një emër, përfshirë edhe verifikimin e vlefshmërisë së votës, procedurën e regjistrimit etj, që shkon të paktën 15 minuta, për shkak të numrit të madh të emrave që ka në fletë.

Në kuti janë gjetur 4919 fletë votimi, të cilat i shumëzojmë me një mesatare prej 13 minutash. Pra, duhen rreth 64 mijë minuta. Rreth 1 mijë e 65 orë numërimi. Pra, nëse do të kishim vetëm një komision, do të duheshin të paktën 44 ditë. Kemi pasur 13 komisione dhe rezulton që këtyre grupeve me një llogari të thjeshtë, do t’ju duheshin të paktën 82 orë pa ndalim, pra gati 3 ditë e gjysëm pa ndalim për të nxjerrë rezultatin.

Pra, të numëronin çdo fletë pa pushim. Ndërkohë këtu nuk është futur koha për të mbledhur të gjithë rezultatin dhe për të përgatitur proceverbalin e plotë. Pra do të duheshin rreth 5 ditë, ndërkohë Jemin Gjana me shokë e nxorën për 24 orë.

Kur, Kuvendi zhvillohej përpara zgjedhjes së Lulzim Bashës, në kohën e Berishës kryetar, nga 800 deri në 1 mijë delegatë që votonin, me rreth 200 kandidatë në listë, rezultati shpallej pas të paktën 3 ditësh. Me një përllogaritje të thjeshtë kemi 5-fishin e delegatëve të deklaruar. Gati 2-fishin e kandidatëve në listë, do të duheshin të paktën 10 ditë për t’i numëruar dhe për të pasur rezultat të vërtetë, sipas shifrave të deklaruara nga Jemin Gjana dhe komisioni zyrtarisht, rezultatin e nxorën për rreth 24 orë.

Prandaj, për të gjitha llogaritë e mësipërme, faktet skandaloze të këtij Kuvendi, e vërteta është një dhe vetëm një. Ka pasur korum formal. Pra, ai s’ka ekzistuar. Votim formal dhe rezultat formal. Gjithçka ka qënë një mashtrim fillim e mbarim.

Faktet rrëzojnë Kuvendin e Lulzim Bashës dhe vërtetojnë se ai është kapur duke vjedhur në shtëpinë e tij.(CNA.al)

8 komente në “Të gjitha faktet: Si u manipulua Kuvendi Kombëtar i PD-së”

  1. Cudia says:

    Luli dhe Monika me mbeshtetjen o Lubonjes, Zhejit dhe Topjes jane gati tani per t’i dhene Shqiperise doren e trete qe ta bejne si Evropa.. ngaqe nuk ka kohe edhe studentet nuk kane nevoje per dialog.mbledhjet jane burokracira. Rrofte PPSHja demokratike dhe Fronti i LSIse Demokratike.

  2. edi asllani says:

    Ore krimba komuniste Cfare mutin doni me PD dhe zgjedhjet e saje ,Shkoni hani groshen e Rames e mos na cani trapin

  3. I djathte qe shpreson says:

    Ujku qimen e nderron,por zakonin s’è harron.Lindi si parti e shpresave,u kthye ne parti simbol e manipulimeve dhe vjedhje e votes se lire.Vendi ka nevoje per nje te djathte te vertete,qe te jep shprese per nje alternative te majtes ,por me nje parti dinasti Klani,ngelemi te mare peng.

  4. Jimi says:

    Dhe prite te garantojne zgjedhjet lokale, apo parlamentare keta horra!?

  5. bureto says:

    Si veprohet në të tilla raste? Ç’përmban statuti i PD dhe a ka ligj, që të gjykohet në bazë të tij, në gjykatën administrative. Dhe nëse ka hapësira ligjore, kush do duhet ta bëjë ankesën. Në të kundërt na ruatë analiza e CNA.

  6. John says:

    Pamje”groteska”(gomareske) e nje lideri hajvan, qe po e con PD “ triumfalisht “ drejt humbjes totale.

  7. Asi11 says:

    A shikoni mor popull keto vjedhin vehten e tyre , mashtrojne vehten e tyre genjejne vehten e tyre vjedhin votat e njeri tjetrit , voton nje njeri per 5 veta , manipulojne rezultatin pra vjedhin zgjedhjet brenda partise vet . Mendoni çfare kan bere e bejne keto ne votime lokale apo parlamentare kur konkurusit i kane parti te tjeta kundershtare te tyre . Gjate gjithe votimeve qe tash 28 vjet vetem vjedhje e mashtrime kan bere ku keto jane pare hapur ne televizor dhe kaq te pafytyre jane sa qe ato vjedhje e mashtrime qe kan bere vete jua veshin te tjereve dhe mendojne se te gjithe veprojne si ato . Si kane fytyre e dalin para popullit gjoja e ja qajne hallin popullit e premtojne duke i kerkuar popullit qe na jepni pushtetin ne e do shikoni ju sa mire do dime te vjedhim ( me falni se ne fakt ata premtojne se e kan harruar vesin e vjedhjes dhe premtojne se do qeverisim mire .).

  8. UK LABI says:

    O Asllan Edi, mbaje fort “lexhenden” e PD se ai eshte komunist i “thekur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje