VIDEO/ Deputetët hungarezë tërhiqen zvarrë nga ndërtesa e televizionit publik

17 Dhjetor 2018, 21:40Lifestyle TEMA

Dy ligjvënës hungarezë u dëbuan nga selia e televizionit shtetëror, pasi bënë përpjekje të transmetojnë një peticion kundër politikave të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Deputetët e pavarur Bernadette Szel dhe Akos Hadhazy janë tërhequr zvarrë jashtë ndërtesës në Budapest, pasi kanë tentuar të shmangin rojet e sigurisë.

Szel e transmetoi incidentin drejtpërdrejt në Facebook.

Dy ligjvënësit kanë qenë në mesin e dhjetëra të tjerëve që kanë kaluar natën në zyrat e kanalit kryesor të lajmeve MTVA, në përpjekje për të transmetuar listën e kërkesave.

Peticioni bën thirrje për tërheqjen e “ligjeve të skllavërisë” dhe për media e gjykata të pavarura.

Në Buapest po zhvillohen protesta antiqeveritare prej disa ditësh.

1 komente në “VIDEO/ Deputetët hungarezë tërhiqen zvarrë nga ndërtesa e televizionit publik”

  1. anton says:

    shume mire ja kane bere
    jane zagaret e george soros
    te njejeten gje duhet te bejne te gjithe popujt e ballkanit me politikanet e tyre majtas dhe djathtas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje