“Lugina e Vjosës në syrin tonë”, kjo është ekspozita që çelet sot nga nxënësit e Liceut Artistik.
Ekspozita përmban piktura, fotografi, skica dhe instalacione artistike të nxënësve dhe pedagogëve të pranishëm në ekspeditë me motive të kësaj zone turistike.
Të gjithë dashamirësit e arit dhe jo vetëm, ftohen të jenë sot në orën 18:00 në ceremoninë e hapjes së ekspozitës me punime të nxënësve të Liceut Artisitik “Jordan Misja” në Tiranë.
Ekspozita piktura të realizuara në zonën turistike të Grykës së Këlcyrës, konkretisht nga dy fshatrat e përzgjedhur si fshatra turistikë Peshtan dhe Malëshovë.
Nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë kanë qëndruar rreth dy javë në në Grykën e Këlcyrës falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Këlcyrës dhe Gazetës Tema.(TemA)