VIDEO: Lumi merr “me vete” nënën me tre fëmijë, shpëtohen nga zjarrfikësit

18 Dhjetor 2018, 12:08Lifestyle TEMA

Ky është momenti dramatik kur një nënë dhe tre fëmijët e saj bien në një lum të rrëmbyeshëm. 

Nëna bashkë me fëmijët po pastronte rrobat në lumin Tamugan në qytetin Davao në Filipine, kur ujërat e rrëmbyeshëm i morën me vete. 

Duke parë se nuk mund të mbijetonin ata arritën të kapin shtyllën e betonit të një ure, por ujërat sa vinin e bëheshin më të rrëmbyeshëm, kështu banorët e zonës bashkuan forcat për t’i shpëtuar. 

Në videon e publikuar më poshtë, shihet zjarrfikësi Joker Linao dhe shoferi i kamionit Mark Anthony Delos Reyes, duke i tërhequr me litar nënën dhe tre fëmijët.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje