Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë
Nga Faik Konica*
Në një artikull, të botuar, kur mësuam se ra Guverna e Pandeli Vangjelit, i këshilloja Parlamentit të ftojë Fan Nolin në krye të kabinetit të ri. Dhe shumë njerës, këtu n’Amerikë, si m’at’anë t’ujit, ishin të bashkuar n’atë mendim. Po pak ditë pastaj ngjau një gjë e papritur: Korça, kurdoherë e patrembur, përzuri Jakovin edhe thirri në vent të tij Fan Nolin, i cili hyri në mes të entusiazmës popullore dhe meshoi në Shën Gjergj. Atëhere sicilido ndryshojë mendimin që pati, edhe tha se puna e do që paskataj Fan Noli të heqë dorë nga politika dhe të rrijë në Korçë, ku me diturinë dhe talentin e tij, do të bëhet për pak kohë jo vetëm kryetari fetar i njohur i gjithë orthodoksëve shqiptarë, po ndofta edhe njeriu më i besuar, më i pyetur dhe më i dëgjuar i tërë Shqipërisë.
Për fat të zi, era e politikës fryjti ndryshe; dhe pak ditë më vonë na erdhi e reja se Fan Noli u bë Ministër i Punëve të jashtme. Që të thomi të drejtën, kjo candë s’na gëzoj tepër : kemi frikë që rasti, për të themeluar në Korçë një fortesë morale dhe qytetëronjëse, mos humbi për shumë kohë; pastaj, në qoftë se e donte puna që të kthehej në politikë, dëshirojim që hyrja e Fan Nolit në Guvernë t’ish në kondita të tjera.
Po si do qoftë, kishim shpresë se Fan Noli, bir’ dhe udhëheqës i Vatrës e i shqiptarëve të Amerikës, do të mundohej të vente në punë ca nga idealet që kemi ushqyer për Shqipërinë më kët’ anë t’ujit;- edhe dojim, në një artikull nën emrin”Fan Noli dhe “Vatra”, t’i përmendim detyrën morale që e lidh dhe e shtërngon të punojë për ato ideale, pa vënë re pallavrat e errëta që hedhin ca student t’ Universitetit Latour e t’Akademisë Bussi, për të cilët, kurdoherë, koha e qytetërimit “nuk arriu edhe”, po koha e plaçkitjes arriu dhe duhet të mbetet. S’kam ndonjë dyshim që Fan Noli, në poezitë e reja të tij, s’do të kish harruar asnjë nga idealet e shkuara dhe do t’nderonte përsëri veten e tij dhe VATRËN që e përkrahu dhe gjithnjë do t’a përkrahë.
Po për fat të keq , në moving picture (apo më mirë moving tragedy) të Shqipërisë, filmi i fundit na tregon ca lodra të rrezikshme që s’lënë më vënt për fjalë programi dhe reformash, po bërtasin për një shpëtim të shpejtmë të Shtetit, i cili u trondit dhe është në të gremisur e sipër.
Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë. Qetësia dhe shtrimi s’bëjtin as një çap në Shqipëri. Për kundrë, turbullimet u shtuan. Se më parë kish një ballancë të tiranisë në Shqipëri: despotizma e Esadit në mes, intrigat e Bib Dodës në Veri, gënjeshtrat e Ismail Qemali në Jug, rëndonin njëra kundër tjetrës. Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, duallnë n’ato vënde një grup tiranësh dhe vagabondësh të cilët menjëherë ballancuan tiranin’ e Esadit.
Si u çduk Esadi, ballanca u prish me njëherë: U sulnë në shesh një tokicë aventurierësh, të dehur me ambicje, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe i arit, të cilëve nuk u vë nonjë fre as ndërgjegja e tyre e pazhvilluar, as kodi, për ta i panjohur, i nderit, as ideali i një qytetarie të lartë e i një atdhesie të hollë, ku s’u arrin kurrë mendja. Këta aventurierë të përgjakur i ruante deri dje frika e Esadit: I vdekur Esadi, s’ka më asnjë pengim, dhe nisi mes tyre një luftë e ashpër për diktaturë dhe fuqi. Sicilido nga ata është kandidat për vendin e Esadit.
Ngjarjet e sotme tregojnë sheshit gabimet e atyre filozofëve kafeneshë që kujtojinë se shpëtimi i Shqipërisë varet nga vrasja e dy apo tre vetëve. U vranë, po puna s’ndryshoi as pak. Dhe po të dalin nesër disa patriotë katilë, që t’i qërojnë tiranët zëvendës të Esadit, vepra kriminale idealiste e tyre do të vejë prapë e humbur. Se këtu s’ke të bësh me ca njerës të veçuar, ke të bësh me një pemë që e pjell Dhe’u i Shqipërisë. Dhjetë të qëruar, një mijë të tjerë të lindur!
Fati më i rrezikshëm dhe që çfaq në ç’hall ndodhet vendi, është se oficerët, nëpunësit, mësonjësit gjithë veglat e Shtetit, marrin pjesë në trazimet politike: dhe me trembje, me dezertim, me strajk, duhet të bëhet e tyrja.
Lakmimi i cave e shpuri Shqipërinë në Anarqi. Vallë anarqia ku do ta shpjerë vendin? Në ndarje, apo në një mandate të huaj? Fan Noli do t’i bënte shërbimin më të madh Shqipërisë, sikur të ish i zoti të klliste pakë frymë regulle, drejtësie dhe bindjeje në mes t’asaj turme të dehur e cila vë në rrezik një popull të pafajshëm, të shënuar nga dora e fatit për një vdekje t’afërme dhe të turpshme.
*Botuar në revistën “Dielli”, 14 Janar 1922
ダッチワイフ 激安 ダッチワイフ:購入するかしないかなぜ日本のデライトドールを利用するのですか?どのようにダッチワイフは親密な命を救うことができますか?ダッチワイフの税関余裕対策
ラブドール 浴室のセックスは選択された位置を持っていますセックス人形で遊んでみませんか?時間の女性はJY人形5ft5170cmのために白い巨大なおっぱいにいました
Një nga burrat më mendjendritur dhe më patriot që ka patur Shqiperia.
beqir sunit,eshte magjike qe ”vlera e sunitoshqipfolesit” shkruhet nga dora e nje suniti Faik,i cili gjsesi meriton nje bravo pasi ka thene nje te vertete te madhe ne lidhje me birazeret e tij ne gjithe shqiperine,faktor i katandisjes se vendit ne hale ”ala turca” ketu e 600vjt edhe sot……………………muslimon brothers,e keqja me e madhe mbi token shqiptare!
Pra Shqiptaret ne ate kohe thoshin:
“Perparimin e Shqiperise e ndalojne ose pengojne:
1 Esad Toptani – despot dhe tradhetar
2 Ismael Kemal Turku- turk dhe jo shqiptar, mashtrues dhe genjeshtar
3.Bibi Dodajve- i trash katoliq
–
doni ma per belulin?
Identike situata…ne nuk rrime te qete me shume se 20 vjet ,duam te permbysim gjithcka dhe ta bejme si duam vete ( lemsh) , ne duhet te kuptojme njehere e mire qe me force nuk shkojme gjekund , edhe hajdutin me te madh te kemi perpara duhet ta rrezojme vetem me vote , kur iku Berisha me vote mund te iki kushdo tjeter ….sepse ne fund te fundit Rama nuk eshte Berisha ,dhe Ramen po te mos e doje shumica rrezohet me vote , po e perseris po te mos e doje shumica , ne te kundert ata qe nxisin violence se nuk ju pelqen vendimi shumices , behen pa dashje (ndoshta ??) armiqte me te poshter te ketij vendi te pafat nga vete shqiptaret…
mendjendritur dhe largpames po ; por per patriot do diskutim??????????
I vetmi që u integrua tërësisht në kulturën e krishterë dhe një aristokrat që nderon Shqipërin në atë kohe dhe fjalët e idetë e tij të Faik Konicës ngalen edhe sot mbas 100 vjetësh!
Faik Konica gëzon respektin e tër krishterimit shqiptar sidomos atë që ai bëri për Fan Nolin dhe vet fan Noli ja beson teresish Faikut!!!
Konica ,është padyshim intelektuali më i madh i historisë së kulturës shqiptare.
Prandaj u largua dhe jetoi në Amerikë.Shqipëria është varreza e kulturës.
Bashkohem me mendimin tuaj…edhe na mesuam prej tij…pra ..i kemi ba m u tin tokes se pellazgeve shqipfoles…
–
ne shqiperi kane ngelur te gjithe ata me kristale, plepa dhe delet e Rahmiut, metes.saliut.
“Se ketu s’ke te besh me disa njerez te veçuar, por ke te besh me pjellat e pemes se Shqiperise”
a) .. nuk behet kurr ai vend .. eee…. nuk ka aty sss… nuk… vdiqem per buke .. po jaa …
b) te bejme ndonje leke ne pa eee … pse budalla jam une mos te bej leke ..
HANI NJE TOP MUTI
Eshte gjeja me lehte ne bote te japesh mend qe matan detit por ai qe ka burreri ,tru e zemer per atdheun lufton ne balten e vendit te tij e jo salloneve te botes si puna e ketij myteberit me emrion FA-ik
ky Faiku nje pusht burre qe jetonte ne shba , me lemoshat qe i jepnin ishte genjeshtar
Po te kishte mbetur Fan Noli ne krye te qeverise dhe Zogolli te mos kishte marre pushtetin me tradhti dhe parate e serbeve fati i Shqioerise do te kishte ndryshe me baza te shendosha per nje te ardhme me te mire.
Ky Faiku qe ta dish zotrote ishte jo vetem ambasador I Shqiperise ne Amerike, por edhe dekan I trupit diplomatik te ambasadave atje.
Nje mendimtar brilant e zoterues I 9 gjuheve. Politikan qe punoi deri ne fund te jetes per dinjitetin e vendit te tij.
Bente jete mondane per ti treguar te tjereve se Shqiperia nuk eshte ajo qe llomotisin fqinjet, por kur vdiq ju gjeten vetem pak te ardhura.
Si mos ti thuash patriot nje mendjendrituri qe punoi ndershmerisht ne te gjitha drejtimet per lartesimin e Shqiperise.
Nuk thuhet anarqia,por anarkia,or qastravec.