Avokati Spartak Ngjela ka folur në studion e Open mbi bojkotin e thyer të opozitës e cila u kthye në Kuvend sot për të shpëtuar mandatet.
Sipas tij, përfshirja e opozitës në protestën e studentëve e dëmtoi shumë protestën e të rinjve.
Ngjela shtoi se Basha është ose idiot, ose injorant që mendoi të futej në protestën e studentëve.
Tani, sipas Ngjelës, opozita i trembet ngritjes së organeve të reja të drejtësisë si KLGJ e KLP.
“Bojkoti nuk vlen më si akt, është metodë komuniste që dështoi edhe për komunistët.
Këtu është akoma karakteri skizofrenik i politikës që gjeneron me Saliun, janë parimet e Saliut këto.
PD ka dashur gjithmonë destabilizim.
Nuk kishin cfarë bënin më jashtë sepse nuk ju përgjigj populli.
Jo vetëm që nuk e ndaluan dot reformën nga rruga, por u krijua KLGJ dhhe KLP, që i frikësoi.
Bojkoti nuk i solli ndonjë vlerë.
Nga teprimet që bëjnë, o janë idiotë, o injorantë, sepse në protestat e studentëve kurdoherë nuk ka marrë pjesë kurrë politika.
Në asnjë vend, as në komunizëm, as komunistët.
Pse do hynin këta te studentët?
Vajtën dhe ju bënë dëm studentëve, studentët u treguan më të aftë”, tha Ngjela.
Po pse o avukat ato dy “cilesi” eleminojne njera tjetren! Ose injorant ose idiot! Pse nuk i ka te dyja! Por taku ju ka ngelur ora me Enverin,me Saliun! Nuk te beri minister Rama Taku minister as ty dhe as Tosin minister te kultures dhe vetem villni vrer! Qetesohuni ju lutem!
Basha Berisha jane edhe Idjote edhe Injorant
Populli nuk I voton to mbeten Ruges gjithmon
DUHET NJE OPOZIT E RE
SE KETA JAN PA VLERE
Basha Berisha jan edhe Idjote edhe INJORANT
DUHET OPOZIT ERE
KETA JAN KART E DJEGUR