Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë.
Një makinë ka përplasur një nxënëse dhe mësuesen teksa po kalonin rrugë për të shkuar në shkollë.
Nga informacionet e para mësohet se nxënësit ndodhen në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq shoferi është shoqëruar në komisariatin e Lezhës. (TermA)