Edmond Spaho fsheh mbi një milionë dollarë piktura?!

23 Dhjetor 2018, 18:49Politika TEMA

Edmond Spaho është një personazh politik që shumë pak e njohin për bëmat e tij, por edhe për karrierën politike.

Në gati 30 vite demokraci shumicën e kohës ai është paguar nga taksat e shqiptarëve si ministër, zv/ministër, deputet, kryetar i Komisionit parlamentar të ekonomisë, nënkryetar Kuvendi dhe, së fundit kryetar grupi parlamentar të PD.

Askush deri më sot nuk ka folur për të “ndershmin” Spaho i cili dukej një ikonë ndershmërie përpara asaj që dëgjojmë sot nga Rilindja, që e quan dhe professor në mënyrë tallëse.

Ai është një nga njerëzit më karrierën me të gjatë politike në Shqipëri. Ai ka ecur gjithmonë ne nivele të dyta dhe të treta, mjafton që të ishte në lojë, dhe këtë e ka bërë shumë mirë.

U raportua dy ditë më parë edhe një pjesë të pasurive së Spahos, pasuri që përmblidhte që nga banesa e përfituar nga Enti i Banesave, vil në Golem etj etj. Por ashtu siç premtuam, po sjellim të tjera detaje të një pasurie marramëndësë të njeriut që sot i qëndron në krah të djathtë Lulzim Bashës, duke u zgjedhur për “ndershmërinë” e tij dhe mosvlerësimin që i kishtë bërë Sali Berisha duke e lënë në hije.

Le të shkojmë më në thellësi të “ndeshmërisë” së Profesorit të dashur nga Luli dhe Rilindja. Po të shofësh deklaratat e pasurive të Edmond Spahos (deklaratat) shikon se ai ka trashëguar së fundi nga babai i tij rreth 40 piktura, asnjëra prej tyre, sipas deklaratës të vitit 2016, nuk e kalon vlerën 20 mijë lekë të reja.

Në po të njëjtën deklaratë Spaho thekson se ka përfituar edhe një shtepi 64 m2 nga babai.

Në fakt në një shtëpi me këtë sipërfaqe sikur në 2 apo 3 rrjeshta ti vendoste pikturat  Spahoja vështirë se i sistemonte dot, pasi pë tja dale mbanë ato duhet të ishin ose në ndonjë kuti ose me madhesi sa një fletë A4. Çka nënkupton se origjina e pikturave është mjaft e dyshimtë.

Edmond Spaho njihet si një pansionant ndoshta edhe koleksionist serioz pikturash. Kush e njeh e di mirë se deklarata e pasurisë është një gënjeshtër, ose në mos qoftë e tillë, sot Spaho duhet të ketë mbi 1 milionë dollar pasuri në piktura?!

Në rast se 40 pikturat e trashëguara nga babai kanë një vlerë jo më të madhe se 200 mijë lekë të vjetra secila, ato vlejnë të paktën 80 milionë lekë dhe në vlera nominale shumë herë më tepër.

Deklarata e Spahos më shumë sesa trashëgimi e vërtetë del të ketë qenë një kamuflazh i tij për pasurinë marramendëse që ai zotëronte në piktura përpara se të largohej nga jeta babai i tij i ndjerë.

Edmond Spaho, ka koleksion me piktura nga më me vlerë në Shqipëri. Vetëm nga Vangjush Miho ka të paktën 7 piktura, por ka edhe nga Idromeno, Tushi, Buza, Kaceli etj etj. Të gjitha këto të vendosura në dy kate të një apartamenti mbi 130 m2 në rrugën “Don Bosko”. Këto piktura janë shtuar vit pas viti, që në kohën kur ai ka qenë në Ministrinë e Kulturës.

Gojët e liga thonë se ai ka siguruar shumë piktura për shkak të mungesës së inventareve nëpër hotel turizmet e trashëguara nga koha e komunizmit, por ka gjendje edhe piktura që vlejnë miliona e miliona lekë. Gjithsesi gjithçka duhet të vërtetohet nga një hetim profesional i Prokurorisë.

Pasi Edmond Spaho ka zotëruar një pasuri me vlerë qindra milionë lekë në piktura, dhe asaj i janë shtuar dhe ato të trashëguara nga babait? Apo janë pikturat e Edmondit që vdekjen e babait e shfrytëzoi për të deklaruar një pasuri që e kishte venë si pasoje ë shfrytëzimit të posteve politike?

Këto pyetje shumë shpejt duhet të marrin përgjigje nga vetë Spaho, por edhe nga një hetim i Prokurorisë që duhet të nxitojë të zbardhë të vërtetën e mbyllur në ambientet e një apartamenti që vlen 100 mijë euro, por që benda ka piktura me vlerë ndoshta 1 milionë dollarë. E vërteta është aty, bashkë me pikturat që shumicës duhet t’ju zbulohet origjina./CNA

12 komente në “Edmond Spaho fsheh mbi një milionë dollarë piktura?!”

  1. piktori nga devolli says:

    Shyq Spaho, i jati i Mond Spahos, kur banonte ne institut bujqesor bashke me Myneveren, mamin e Mondit qe shiste libra dhe gazeta, nuk kishte te shpia as piktura riprodhime te prera nga revista Ylli e jo me pastaj piktura te Mihos, Buzes, Idromenos qe i paska trasheguar nga katundi i Devollit. Prandaj Mondi me mire ta tregoje vete ku i ka vjedhur, se sa t’ia nxjerrim ne në shesh.

  2. Uarasi says:

    Po thojini prokurorise te dale njehere edhe andej nga Sureli mo, se nga Don Bosko do humbin se xhungel e ka bere kumbari I Surelit dhe bishtuli supermashtrues i fiqve. A u keqen vellai shperndajeni ca tymyset se po shkoni per lesh.

  3. Nje bashkefshatar says:

    Edhe ti o Mondi?,Edhe ti o derr pe derri? Po ne Devollinjvet na mbajne per te treshe dhe puntore por jo hajdute! Ç’ na bere o Mondi, na turperove tereve ne Devollinjvet! Pu, pu, pu. Po ç’ tu deshen ato te flamosura piktura , ato as haen as pihen! Per lezet mbanje vetem portretin e babait te teqese, ate qe te la ytate ndjese paste. Po mire i thomi ketej nga Devolli: Po te flesh me qorre çaker do gedhihesh. Po ku vajte u ngaterove me Lulin o Mondi: Ata vjedhin meleona evro dhe si gjen gje se i ndajne, po ti ç’ do ndash o gallof?

  4. Bariu says:

    Ne kohen e PD,minister i turizmit ishte Osman Shehu(nga Kukesi),i cili nuk pranoi te privatizohej 15 kateshi,per nje cope buke,si e “deshi” Sali Berusha.E ka shkarkuar, duke qene ne vizite zyrtare jashte Shqiperie.Kuptohet se duhej nje bythelepires,
    qe duhej ta firmoste,pa bere “gili vili”,dhe ky yll ne ngritje, ishte zv/min Edmond spaho asaj kohe.Gjate gjithe kohes ka bere ,karriere vetem si servil ekselent.

  5. birce says:

    VETEM VETINGU DO TI QEROI KETA HAJDUT TE NDYRE, keta hajdut mban afer Luli se i tille eshte dhe vete.

  6. Jeta eshte aritmetike, Olimbi! says:

    Debil gazetar. Shko kthehu ne klase te trete, shko!
    40 X 20 mije = 800 mije leke. Ose 800.000 leke
    Me pak se 8 mije dollare
    Nga e nxore kete 1 milion dollare apo ta tha redaktori akoma me qyp se ty nga aritmetica.
    Ma myten analfabetet, ma myten

  7. Edkokaina says:

    Te gjith PD-istat jan te korruptuar,por PS-ja eshte kundra vetingut per politikanet!
    Ky eshte rasti i vetem ne te gjith shtetet.

  8. Komisioni i Planit says:

    Skuthja i Devollit, e ka pasur qe prej kohesh, vesin e bythelepirjes, qe kur ka qene ne Rezervat e Shtetit ne Komisionin e Planit te Shtetit, opo temen e semes, po u be dhe ky mut muti te vjedhi ? Po Prokuroria, do fleje gjume?

  9. .. says:

    20 mije leke nuk kushton as nje kostum apo gustano mire per burra apo gra. Po te kishte 40 kostume a fustane apo çanta cilido nuk do la çanit koken. Po injoranca e gazetarise ja keto brire ka.
    Siç e thote che komentuesi me lart 20 mije leke per 40 nuk kpnvertohen me me shume se 8 mije dollare.
    Nxirrni tani listat e shqiptareve qe kane nga nje makine qe u kushton me shume se 8 mije dollare.
    Dhe futjani 1 milione shuplaka vetes se mbase do beheni me te zgjuar
    Eshte katandisur kaq keq kjo gazete sa na merr kalli per ato fleterrufete e dikurshme. Te pakten ishin me te sakta!

  10. rexha 10 says:

    ZOTI SPAHO DO TE BENTEMIRE QE KETO PIKTURA TIA DERGONTE UNESKOS ,SE KUSHEDI SHQIPRIA DO TE ZINTE VENDIN E PARE PER PERDORIMIN E KERRNETES .MEQE LAHUTEN JA DHANE SERBIT .

  11. ... says:

    20 mije leke nuk kushton as nje kostum apo gustano mire per burra apo gra. Po te kishte 40 kostume a fustane apo çanta cilido nuk do la çanit koken. Po injoranca e gazetarise ja keto brire ka.
    Siç e thote che komentuesi me lart 20 mije leke per 40 nuk konvertohen me me shume se 8 mije dollare.
    Nxirrni tani listat e shqiptareve qe kane nga nje makine qe u kushton me shume se 8 mije dollare.
    Dhe futjani 1 milione shuplaka vetes se mbase do beheni me te zgjuar
    Eshte katandisur kaq keq kjo gazete sa na merr malli per ato fleterrufete e dikurshme. Te pakten ishin me te sakta!

  12. ta says:

    Pse Ku behet vetingu i politikaneve,,sigur8sht sala deshte te Behej dhe gjyqtar,……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje