Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se për ndërtimin e Unazës së Madhe Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 20 familjeve.
Në një postim në twitter, Basha shkruan se këtë e bënë për t’i hapur rrugë projektit të mikut të tyre trafikant.
“Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve!
Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit.
Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!”, shkruan Basha. (TemA)
Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që ti hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë! pic.twitter.com/PR2U11hHgE
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 23, 2018
Ne nje vend Europian, kjo deklarate ose ton ne burg Ramen, Veliajn dhe Begon, ose e shkaterron politikisht Lul Bashen dhe kompanine e tij, Ai shkon ne gjyq per shpifje dhe merr fund nje here e mire nga politika si sharlatan.
Njera nga keto te dyja duhet te ndodhe se s’ben. Po dihet qe nuk ndodh:
– Sali Berisha dhe PD kur erdhen ne pushtet, shkaterruan shtetin dhe legjitimuan shpifjen si pjese e luftes politike
– Populli shqipetar eshte i indoktrinuar politikisht dhe dhe i prapambetur. Çfaredo qe te thuash ne shtyp apo ne parlament nuk ben pershtypje.
– Klasa politike shqipetare eshte pasqyrim i degradimit moral te shoqerise ne Shqiperi, keshtu qe prodhon vazhdimisht politikane, gazetare, ekonomiste, inxhinjere, mjeke, juriste te korruptueshem.
– Nese politikat diktatoriale enveriste vrane opinionin ndryshe dhe indoktrinuan njerezit, politikat e periudhes post-komuniste bene te njejten gje, sepse u udhehoqen nga komuniste si Sali Berisha qe nuk dinin menyre tjeter qeverisjeje.
Qe te henen, prokuroria duhet te trokase ne dyert e PD-se. Ose te marre provat dhe te arrestoje Ramen dhe Veliajn, ose te arrestoje Bashen per shalrlatanizem.
Efekti me i vogel I kesaj deklarate duhet te ishte qe te pakten njeri nga te dy duhet te jape doreheqjen qe javes tjeter.
Do ndodhe? Natyrisht jo. Pse? Per fajin tone. Kete mos e kerkoni askund tjeter por tek injoranca dhe degradimi yne si shoqeri.
Mos mbaj peng komentin tim , redaksia e Temes, se kjo quhet censurim i fjales se lire.
fjale ne ere. Lulzim po pate fakte kopsite dosjen dhe çoje ne prokurori.