Greqia po humb kryesimin si investitori më i madh në Shqipëri, ia lë vendin Zvicrës

25 Dhjetor 2018, 09:17Politika TEMA

Prej vitesh Greqia ka qenë investitori më i madh në vend, si rrjedhojë e investimeve të larta në fushën e telekomunikacioneve dhe bankave.

Por, tashmë shteti fqinj helen pothuajse e ka lëshuar terrenin dhe vendin e saj po e zë Zvicra, shtet në fakt që po raportohet si origjina e gazsjellësit TAP.

Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë 2018, stoku i investimeve të Greqisë (investimet nga ky shtet në vite) arriti në 1.24 miliardë euro, me një rënie prej 2.4% në raport me tremujorin e mëparshëm, raporton Monitor.

Që prej tremujorit të parë 2017, ky tregues ka qëndruar pothuajse në të njëjtat nivele, duke reflektuar tërheqjen e bankave dhe stanjacionin e kompanive të telekomunikacionit, të cilat në një treg të maturuar nuk po bëjnë më investime.

Në vitin 2010, katër banka me kapital grek zinin rreth 24% të aktiveve të sistemit bankar shqiptar, ndërsa sot ka mbetur vetëm një bankë, që zë rreth 5% të totalit. Të tjerat u shitën apo janë në proces shitjeje si rrjedhojë e strategjisë së bankave greke për tu tërhequr nga rajoni.

Që pas viteve ’90, kompanitë greke kanë sjellë 17% të investimeve që janë kryer ë Shqipëri në total, të cilat arritën në 7.35 miliardë euro në fund të muajit shtator.

Me shpejtësi, që prej vitit 2015, kur nisi punimet gazsjellësi TAP, po rriten investimet e një shteti tjetër, Zvicrës, stoku i së cilës arriti në 1.23 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë (po rreth 17% e totalit), duke pasur një diferencë shumë të ulët me Greqinë dhe duke iu afruar me shpejtësi vendit të parë.

Nga Zvicra raportohen investimet e gazsjellësit TAP, i cili në fakt është investim i një konglomerati shtetesh. Aksionerët e TAP janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), që janë përgjithësisht kompani ndërkombëtare, por me seli qendrore përkatësisht: BP-Britania e Madhe; SOCAR-Azerbaxhan; Snam-Itali; Fluxys-Belgjikë; Enagas-Spanjë; Axpo-Zvicër. TAP është investimi më i madh historik në Shqipëri me një totol prej rreth 1.5 miliardë eurosh, që pritet të përfundojë në 2019-n.

Investitori i tretë më i madh në vend këtë vit ka kaluar Holanda, me një stok prej 995 milionë eurosh (13.5% e totalit), përmes kompanisë, që po ndërton hidrocentralet mbi lumin e Devollit. Ndonëse tashmë, HEC i Devollit po ndërtohet nga norvegjezët e Statkraft, Banka e Shqipërisë e pohon se investitori direkt i Statkraft është holandez.

Si investitor i katërt ka kaluar Kanadaja (prej shumë vitesh i dyti), me 940 milionë euro në fund të tremujorit të tretë, ose 12.8% e totalit . Efektin e ka dhënë Bankers Petroleum, e cila ndonëse tashmë është shitur te kinezët e Geo Gade, konsiderohet me kapital kanadez.

Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të madh të bizneseve të huaja renditet e pesta për nga stoku i investimeve, me 650 milionë euro (8.8% e totalit). Nga Italia kanë munguar investimet e mëdha në vite dhe sipërmarrjet që kanë hyrë janë përgjithësisht të vogla.

Pas italisë renditen Turqia, Austria, Franca. Franca ka shënuar rritje të lartë, por që lidhet me kompaninë Spiecapag, që është nënkontraktor i TAP.

10 komente në “Greqia po humb kryesimin si investitori më i madh në Shqipëri, ia lë vendin Zvicrës”

  1. olimpia says:

    Vetem ne nuk terheqim investime nga Kina e cila eshte investituesi me i madh ne bote.Politike servile ndaj perendimit kur vete shtetet me te fuqishme perendimore jane kreditoret dhe njekohesisht perfituesit me te medhenj nga investimet kineze .Ndersa te tjereve u thone…kujdes kin…por KINA investon mbi baze interesash pa nderhyre ne punet e brendeshme dhe ne per hir te marredhenieve historike mund te perfitonim. Por kjo nuk ndodh dhe kinezet ne vend te DURRESIT zgjodhen Pireun,investojne ne autostrada ne Mal te Zi SERBI , ETJ .Servilizmi politik ka mberthyer politiken shqiptare nga 91 ,duke kaluar nga ekstremi i kundershtimit te cdo marredhenieje ne peruljen ndaj cdo keshille te funksionareve me te ulet perendimore .Nderkohe shikoni investimet perendimore …..

  2. Flm says:

    Jemi perjetesisht mirnjohes kombit vella Helen.
    ###
    Ndihma dhe mikpritja e 1 miljon Shqipetareve per 27 vite rresht ishte Jetike.
    ###
    Eshte i vetmi shtet qe kane gjetur streh numri me i madh i Shqiptarve (shtet 12 miljon ka mikpritur 1 miljon … 8% e popullsis Greke) duke qene burim i miljarda €urove drejt Shqiperis.
    ###
    Faleminderit HELAS.
    Je gjithmon i pari ne zemat e Shqiptareve te paster.

    1. Eri says:

      Ik pirdhu more bythzi grek.Greqia i ka shfrytezuar si skllever shqiptaret ne pune te zeze e pa kontribute.Me shqiptaret e shfrytezuar Greqia mburret ne Evrope si vend i hapur e mikprites dhe mbulon dhe terrorin qe ushtron per popujt e tjere qe jetojne atje qe nga arvanitasit camet maqedont duke i bere greke me zor.

  3. Delet e Ramiut says:

    ahahahhahahahahhahahhahahhaha.,lol! Zvicra po investeton te TEMA…….me urdher nga Ramiu,hahahhahahhahhahahha….lol

  4. undefined says:

    Hahahahaha….”investime”greke….te gjithe firmat qe investojn nga Greqia ne Shqiperi jane firma Perendimore te koperojn ne Greqi dhe nepermjet Greqise koperojn edhe tek ne te pakten ato te….telekomunikacionit…e Bankave….cfare teknollogjie ka Greqia hahahahahahaha…..domote…kastraveca…uzo..dhe buzuku turk….cfare Bankash ka Greqia….te gjitha Bankat greke jane dege te Bankave Franceze e Gjdrmane u pa me jrizen prandaj mjafz .e Greqine b…zeze e te pjerdhur

  5. Hahahaha says:

    Te gjitha leket qe qarkullojn ne ate Greqi jane investime te Perendimit dhe Kanadas e USA edhe shqiptaret jane pjese e ketyre shumave pa keto investime te huaja Greqia ishte si Shqioeria kjo u pa me qarte ne krizen bankare ku Greqia u ul ne gjunj su shkerdhate dhe u mbajt me serum dhe akoma mbahet prandaj greket e zinj dhe parazite mos na hajn kkk shume me bla bla se e dime se kush jane dhe sa bithe kane edhe shqiptaret i pranuan ne kembim te shumave qe ju dha nga Europa se perndryshe nuk do ti mbanin kjo eshte e verteta

  6. grek i shkerdhyer ne Qipro says:

    Greqia nuk ka per veten se vet se e mbyten borxhet

  7. Lani says:

    PoGreqia nuk firmos akordin per pensionet or te qifsha motren dhe cfare te mban pragu.Per cfare miliardash e ke fjalen?? Apo per ato leke qe pikojne gjak???

  8. Pellazgos says:

    Pension per Hamzate,Sulejmanet qe urrejne jo Greket por njeri tjetrin,nuk mund te kete zoti Lani.

    1. tt says:

      Dhe nje morracak si ty me nje mendim te tille….e genjen vetja se eshte…”pasardhes helenesh”…..hahahahaha more morracak anadolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje