Nga Mero Baze
Ka së paku tre parime që paketa e sotme e qeverisë forcon të ardhmen e arsimit cilësor në Shqipëri. E para, ka të bëjë me garancinë që çdo i ri i talentuar e ka të garantuar arsimin falas, e dyta, që ka të bëjë me betejën kundër korrupsionit dhe kontrollin e vendim-marrjes nga studentët në Universitet, dhe e treta, me betejën kundër plagjiaturës dhe kërkimit shkencor fallco.
Parimi i parë është që çdo student i talentuar i këtij vendi, qoftë fëmijë milioneri, apo fëmijë i prindërve pa bukë, e ka të garantuar shkollën e lartë, nëse është student i shkëlqyer.
Qeveria ka vendosur që studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.
Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë, dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00.
Po ashtu, qeveria ka vendosur që studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe të verbërit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimë, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjithë grupeve të tjera të përcaktuara në këtë vendim, përfitojnë financimin deri në 50% të tarifës së regjistrimit, kategori të cilat deri përpara këtij vendimi paguanin tarifë të plotë.
Vendimi që çdokush që e ka mesataren mbi 9, do të shkojë në Universitet pa paguar, duke marrë dhe bursë, është një vendim thelbësor, që diferencon nevojën e shoqërisë për intelektualë, nga nevoja e njerëzve që duan të bëjnë universitet për objektivat e tyre personale.
Çdo shoqëri është e detyruar të investojë për të pasur studentë cilësorë dhe vendimi i jep fund lotëve të “krokodilit” për fëmijët e varfër apo tarifat e larta, nëse ata janë të talentuar. Në një farë mënyre, talentet e brezit të ri, i ka marrë përsipër t’i paguajë qeveria.
Parimi i dytë shumë i rëndësishëm është ai i betejës kundër korrupsionit me fondet në universitetet publike.
Studentët që kanë të drejtën e tyre të kërkojnë transparencë publike me fondet e universiteteve, kanë sot një VKM “Për garantimin e transparencës financiare në institucionet publike të arsimit te lartë”.
Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, do të përcjellë çdo tre muaj për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare.
Nga ana tjetër, do të rritet nga 10%, në 50%, pesha totale e votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet do të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik, çka do të rrisë fuqinë e demokracisë direkte mbi vendimmarrjen në Universitetet publike.
Parimi i tretë që fuqizon arsimin cilësor në Universitet, është vemendja e qeverisë ndaj cilësisë së mësimdhënies dhe profesorëve, dhe sidomos gjurmimi i kërkimit shkencor fallco, që në fakt ka bërë kërdinë në universitet.
Qeveria u ka dhënë kompetencë ligjore universiteteve të hedhin online gjithë doktoraturat e Universitetit dhe të krijojnë një format të mundësimit të kontrollit të plagjiaturës, siç e kanë universitetet Perëndimore.
Të trija këto parime, ai i stimulimit të studentëve cilësorë, i rritjes së pavarësisë së universiteteve, duke rritur kontrollin e studentëve mbi shpenzimet dhe zgjedhjet, si dhe beteja kundër plagjiaturës në universitet, janë një bazë e fortë e transformimit të universitetit publik, nga një fabrikë diplomash, në një shkollë ku konkurrohet me dije.
Rruga drejt një universiteti cilësor natyrisht duhet forcuar, sidomos me rritjen e kontrollit mbi vlerësimin e notave, sidomos në kalimin nga viti i parë në të dytë, për të frenuar universitetin masiv me 140 mijë studentë, dhe për të kaluar në filtër vetëm ata që meritojnë.
Po ashtu, ka plot detaje ku duhet të kapilarizohen masat financiare dhe ato administrative që universitetet të bëhen konkurrente, të fuqizojnë kërkimin shkencor, të rrisin garancinë që prodhojnë studentë të cilët mund të gjenë punë në tregun e punës në Shqipëri, dhe mbi të gjitha, të lidhim tregun e punës në Shqipëri, me Universitetet.
Ajo që ndodh sot është e paimagjinueshme, kur universiteti është kthyer në një stil jetese për brezin e ri, dhe jo në një mekanizëm që prodhon individë të kualifikuar për problemet e shoqërisë.
Universiteti dhe shoqëria, sot ecin në dy kahje të kundërt, dhe kur studentët mbarojnë universitetin, kuptojnë se shoqëria nuk ka nevojë për ta, por për cilësi të tjera të njerëzve të kualifikuar.
Lidhja e tregut të punës në Shqipëri, me prioritetet e universiteteve, është jetike dhe e vetmja mënyrë që shpresa për punësim pas universitetit të rritet.
Universitetet duhet të heqin dorë nga tradita e “prodhimit të kuadrove” për administratë dhe duhet të prodhojnë njerëz të kualifikuar për tregun privat të punës. Dhe në gjendjen aktuale, kjo jo vetëm që nuk ndodh, por është e kundërta.
Tregu i punës zhvillohet si një mekanizëm tregu, ndërsa universiteti zhvillohet si një edukim jo funksional, që nuk i shërben as studentëve, as tregut të punës.
Sidoqoftë, vendimi i qeverisë është një reflektim pozitiv ndaj protestës së studentëve, por vetëm hapi i parë i një sërë reformash që duhet të vazhdojnë, për ta bërë universitetin një institucion që nuk duhet vetëm për të dhënë diploma, por për të diplomuar njerëz që i vlejnë shoqërisë, dhe jo njerëz të keqkuptuar, që kanë shkollë të lartë.
Hajde Mero propoganda, ja ke menderosur Fahri Balliut me kohe, je bere i pakonkurueshem ne lepirje….nejse, miku jot Rama mendon se do ja hedhi lumit edhe kete rradhe me keto idiotesira, arnime me lulka, por e ka te kote, e ka marre rrugen kjo pune…..hahaha nje hap drejt arsimit cilesor thote Mero, shakatori i oborrit….. turp, turp dhe faqja e zeze!
po pse not mesatare te duken 9 ty ketej 9 e mer petagogu si ka mundesi qe marin 9 10 aty dhe jan analfabet funksional aty duhet te bursohen ata qe nuk kane te ardhura jo ata qe kane nota te larta qe ketej ne perendim nuk ka student me 9 10 po duket se ku do perfundoj arsimi te uet qe japin mesim historia net ne juridik turp te keni po e shkateroni kete vend po ku ka ndodhur nje vend te eu qe nuk pagoI shkollen pse ka nota 9 10 l’éré qe nuk ka asnji student me 9 10 ne eu ata paguaj ne baz te ardhurave po bull se I mbushen shqiptaret me parallaxe.
Me keto vendime absurde te KM, i vihet shkelmi perfundimisht Arsmit te Larte ne Shqiperi !.
Ky eshte versioni alla Edi Rama i “Kontrollit Puntor-Fshatar ” te Hoxhes.
Fati i madh eshte , qe ashtu si edhe shumica e gjerave ne Shqiperi, zotimet e angazhimet harrohen e nuk zbatohen.
Keshtu do te mund te shpetoje edhe ai pak Arsim i mbetur .
Jo e ke ka gabim llafin “Kontrollit Puntor-Fshatar”. E njejta gje perfshihet edhe Universitet ketej nga Amerika ku shteti (federal state) eshte shume kontrollues dhe mban presjon mbi to. Universitet Amerikane jane shume te varura nga kerkimet shkencore madje sa Universitet jane kthyer si garazhdi I njerzve qe inovonin 30-40 vjet me pare.. Po ta lexosh mire artikullin, qeverria ka nje nuhatje kesaj forme dhe keshtu duhet te jete.. Mos fol kuturu se qeverria nuk po zotohet, por me ligj po e detyron te zbatohet.. Kur kerkon para, do jesh llogaridhenes se c’fare je duke bere. Kjo shikohet edhe kur vet studentet (qe duhen te angazhohen ne ke dritare te hapur qe ka lene qeverria per ata) kane te drejte votimi. Kjo eshte thelbesore..
E kishe per detyre nje lepirje bythe dhe per sot o Mero! Po degjo vellane – nuk ia vlen as te shkruash per kete mender qeveri. Cdo gje ben kjo mender qeveri nuk ka piken e rendesise. Kjo eshte nje qeveri qe nuk ekziston … thjesht me nje mender kryeminister qe luan rolin e kryeministrit per fansat ne fehsbuk, dhe nje tufe mender ministrash qe detyre te vetme kane te vjedhin sa te plasin
Zoti Mero keni trajtuar nje nga shqetesimet krucialeqe ka ky vend e posacerisht brezi i ri,i cili per hir te se vertetes me dhimbje duhet thene qe po mesohet parazit dhe po luan gjithnje e me shume rolin e viktimes apo fatkeqit ne kurriz te familjeve te tyre ne radhe te pare e pastaj te shoqerise,rrjedhoje e nje mendesie te mbrapshte qe ekziston tek ky brez brez cka pasqyron pos mangesive te edukimit familjar dhe keqformimin ne shkollat 9 vjecare dhe te mesme.Respekte penes suaj i nderuar
Te lumte Mero,nje analize e shkelqyer e ketyre Vendimeve te Qeverise per arsimin e larte.Kukumjackat e PD filluan te vjellin vrer per te gjitha vendimet,se per ta cdo gje eshte e zeze ashtu sic kane trurin dhe zemrat e tyre. Por le te lehin sa te duan ata se karvani ecen perpara.
O miku po paret qe do ule tarifat ku jane??? Ne buxhet ska parashiku asgjo!! Atehere cdo gje propogande kineze.
QEVERIA jone nuk ka bere asgje per universitetet ,,,por I ka vjedhur parate per te me ane te bordeve ,,,po ashtu per arsimin jepen shume pak fonde ,,,kur duhej te ishte 5% e GDP,,,por edi rama se ka care koken per arsimin dhe shendetsine,,,,prandaj te ike sa me shpejt,,,,ndryshe do e rrezojme me dhune..////
??
O Mero vini Minister per Carsimim, te madhin, te paaritshmin, akademikun pa asnji liber e artikull por qe ka bo plot tendera, ate qe mender dhiu Universitetin ku ti ke mbaru UPT, kryemashtruesin JORGAQ GAQI KACANI. Do shihni si do perparoje analfabetizmi, te dhifsha Afriken subSahariane! Vendoseni se kam ndigju qe osht tue kerku Kim Jong Huni per ne Nord Korea, e don me i djon mendje si te dhije boten. Shpejt se do na lere shendene.
Dy vendimet per pagesen e regjistrimit dhe verifikimin e titujve shkencore jane nje hap pozitiv, ndonse ende ka vend per diskutime.
Konkretisht koncepti i te pageses se regjistrimit e ka bazen ne parimin kapitalist qe per cdo sherbim qe jep shteti, duhet te paguash. Ne kete rast nje force e majte ju jep prioritet masave te gjera popullore, duke vendosur taksen sipas te ardhurave, ne menyre te pershkallezuar (disa shtete e kane arsimin e larte publik falas). Se kufiri i notes 8 apo 9 eshte mjaft subjektiv.
Gjithashtu pranimi i nje fare vetingu nga qeveria ne sistemin e larte arsimor ka nje te mete qe eshte thembra e Akilit. Nqs vetingu ne drejtesi do te behej 100 % nga forcat e brendeshme ( kujtojme kembenguljen e faktorit Meta-Berisha ) atehere nuk do te kishim rezultatet e sotme te vetingut kur nje numur i konsiderueshem prokuroresh e gjyqtaresh jane perjashtuar nga drejtesia. Ne menyre analoge, kontrolli i plagjiaturave nepermjet nje sistemi software nuk jep garanci per cilesine e vetingut ne arsim. Do te duhej nje oponence e forcave te jashtme shkencore. Sigurisht kjo mund te kete nje fare kostoje, se askush nuk kryen sherbime pa pagese, por Shqiperia aktualisht ka nje numur te konsiderueshem shkencetaresh qe kane phd nga vende europiane, mjaft prej tyre jane refreeing ne revista nderkombetare. Ata do ta quanin per nder nqs qeveria shqiptare i aktivizon per pastrimin e sistemit arsimor te larte nga ujerat e teperta duke i perfshire ne bordet e universitetit apo ne komisionet perkatese te vleresimit te titujve phd.
Persa i perket rritjes se peshes se votes 50% , kjo eshte e gabuar, vete Rama e theksoi kete ne bisede me studentet qe kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes. Megjithate Rama u terhoq duke i hapur rruge zgjedhjes se figurave populiste, qe jo domosdoshmerisht kane integritet shkencor.
shum e drejt ajo qe ka then nje paakomntus qe ky eshte nje brez legen do qe te perfitoj qyl nga shoqeria .
Nuk krahasohen sakrifcat e bezit tone te vjeter per te stjuduar dhe punuar.
Mero, me kete shkrim ke treguar se edhe ti ben pjese tek kazani mediatik.Kam kohe qe nuk i lexoj editorialet qe shkruan(kohe me pare mezi prisja t’i lexoja) sepse tani me dukesh si kryredaktori i ZP,shkrimin nuk e lexova te gjithin se nuk pata nerva por qysh ne dy rreshtat e pare kuptohet qe po i ben nje sherbim qeverise.Ligji i arsimit eshte aprovuar nga kjo qeveri (pa marre mendimin e studenteve) e cila e ka propaganduar si nje nga sukseset e saj dhe tani qe studentet u ngriten ne proteste ajo ben ndryshimet sipas kerkesave te tyre dhe kjo na paraqitet si sukses i qeverise!?Mban kjo qeveri pergjegjsesi per situaten e krijuar apo jo?
E vetmja pergjegjesi qe duhet te mbaje kjo qeveri dhe ato te tjerat para saj eshte se e kthyen sistemin arsimor ne kazan plehrash. Mbi 40 universitete qe fabrikojne diploma dhe mbi 140 000 studente!!! Ku shkohet keshtu?! Qe te kete cilesi dhe elitizem ne arsimin e larte duhen pjestuar me 10 numri i universiteteve dhe i studenteve. Vetem kjo eshte zgjidhja. Rama e filloi mire kur mbylli fabriken e prodhimit te diplomave Kristal, por nuk e di se perse nuk e vazhdoi kete strategji. Shume malokare shajne ketu Meron se po i lepin bythen qeverise me kete shkrim! Por asnjeri nuk thote se ku gabon Mero dhe çfare nuk ka bere si duhet qeveria?!
Te lumte o Mero djali!
Tani te ka zili dhe Fari Balliu..
Vetem kur ka dhune ndjehemi si trofta ne ujrat e Valbones.
Mero te lumte dora e ke zberthyer si duhet vendimin e qeverise per arsimin e larte.Kujt ti pelqejetja veri gishtin kokes dhe te mbledhi rripinper te studiuar.Ato qe dojne te shkojne ne arsimin e larte per te bere gallat dhe per tu mburrur se jam studen te skualifikohenqe ne vitin e pare.Ti kethehen edhe nje here humorit te Gezim Krujes sepo nuk ke zanat tjeter ka lopata bisht dy meter.
KETA STUDENTE QE NA MARRIN NOTA 9- 10 NE KETO UNIVERITETE , NUK ESHTE SE JANE VERTET EKSELENTE , SEPSE KUR SHKOJNE PER STUDIME JASHTE MARRIN NOTEN 5 , SI SPJEGOHET ??? ( ne shqiperi nota merret dhe me mik , gje e cila nuk ndodh kurreeeeee ne Europe , flas per Austri .
SA PER PAGESAT , NE AUSTRI NUK NDIHMOHEN ATA ME NOTA 9 , POR ATA QE KANE TE ARDHURA TE PAKTA , MARRIN NDIHME NGA SHTETI 600 EURO NE MUAJ , PA DALLIM NOTE . PLUS SHTETI I JEP DHE NDIHMEN E BANESES , 100 EURO .
MOS NXIRRIN LIGJE IDIOTESH SE CUDITET BOTEN .
Kam shume shprese tek platforma e qeverise Rama per ndryshimin cilesor te Arsimit tone te Larte. Problemet e medha me te cilat ai perballet ky arsim jane shkaktuar, jo nga ligji, por nga drejtuesit dhe te ashtuquajturit profesore te paafte dhe te korruptuar. Njeri prej tyre eshte edhe “profesor. dr”. Gjovalin Gruda, ne Departamentin e Gjeografise te Universitetit te Tiranes, i cili nuk arriti te pergatise dhe te botoje asnje monografi shkencore. Ai mori titullin profesor i asociuar dhe profesor, duke mashtruar dhe duke shenuar ne CV-n e vete studime dhe botime qe nuk i kreu kurre, ndersa artikujt e tij te botuar numurohen me gishtat e dores. Per pesedhjet vjet pune si punonjes shkencor dhe pedagog ne universitet ka botuar vetem tekstin mesimor te Gjeomorfologjise dhe ky krejtesisht plagjiature, kopje. Paaftesine e tij e mbulonte duke ngjalluar terror tek studentet dhe duke e bere qellimisht gogol lenden e tij. Disa here studentet jane ankuar per kete pedagog, qe per te kaluar duhet ta paguaje. Ndaj, disa here studentet e kane nxjerre ate nga auditori. Por, vazhdimisht ai eshte mbrojtur nga drejtuesi i departamentit dhe dekani i fakultetit. Per korupsionin e tij te madh flet edhe vjedhja e dietave te studenteve, qe jepeshin nga fakulteti per zhvillimin normal te ekspeditave mesimore ne disa zona te vendit tone. “Profesor” Gruda drejtonte i vetem 80 deri 100 studente. Per secilin student shteti paguante hotelin 2000 (dy mije) leke te reja per çdo nate. Parate e hotelit i mbante Gruda, i cili gjente hotelet me te lira per te strehuar studentet. Vitin qe isha une student na sterhoi per pese net rrjesht ne nje hotel te lire, vetem 500 (peseqind) leke te reja nata ne Pogradec dhe pese net te tjera ne nje hotel po kaq te lire ne Shkoder. Mjeshtri i vjedhjes Gruda faturat, qe i merrte me mirebesim te firmosura nga pronari i hotelit, i plotesonte vet me shumen 2000 (dy mije) leke te reja nata per çdo student. Me keto fatura te fallsifikuara ky “profesor” hajdut justifikonte vjedhjen nga dieta e studenteve dhe te shtetit ne shuma te medha. Kushdo mund ta beje llogarine sa leke ka futur ne xhep ky hajdut ordiner, duke vjedhur parate e ekspeditave te studenteve: 1500 leke nata x 100 studente x 10 net = 1,500.000 leke te reja vetem nga nje ekspedite. Por kete pune e ka bere per disa vjet rrjesht. Atehere lind pyetja kush e ka mbajtur ne pune kete “profesore” te paafte, mashtrues dhe te korruptuar ne pune? Ja pse eshte domosdoshmeri vetingu i pedagogeve ne universitetet tona. Une besoj se ky veting do te behet, duke e pastruar arsimin tone te larte nga pedagoget hajdute, te korruptuar dhe te paafte.
Kujt s’i pèlqen ky shkrim,eshte kulmi i injorances!Shteti dhe shoqèria investon per ata studente qe neser mendja e tyre te jete ne sherbim te vendit.Te lumte Mero!
degjoj qe studentat ne kosove, maqedoni ,gjermani etj trajtohen me mire .
nuk me thote kush :
=ne gjermani sa perqind e nxenesve te shkolles se mesme shkojne ne universitet?
=ne kosove sa perqind e nxenesve te shkolles se mesme shkojne ne universitet?
=ne maqedoni sa perqind e nxenesve te shkolles se mesme shkojne ne universitet?
=dhe ne shqiperi sa perqind e nxenesve te shkolles se mesme shkojne ne universitet?
==dhe sa perqind te roges paguan cdo shtetas ne keto shtete per studentat
Mero, nje te mete te madhe ke , qe je shume i afte dhe analist i zoti ,nuk di te vleresoj me shume ,si pro qeverise ashtu edhe ne mendimet kundra ndaj saj.
Pyeta nje prind nga Rubiku ne se merrte pjese ne proteste djali i tij i vogel. Ai m’u pergjigj: “Nuk mori pjese, sepse ai me thote se do te ndjek shembullin e vellait te madh qe e mori nga Universiteti nje gjerman ne pune me 1500 euro ne muaj si student ekselent.” Prindi me tha se kishte ardhur ne Tirane per te ndihmuar djemte e tij per studime duke banuar me qera ketu . Prindi e mbylli fjalën kështu: “Eshte mire kur femijet vijne me mend ne koke per t’u bere specialiste, sepse shumica as qe çajne kryet per mesime dhe harxhojne familjen duke u sjelle 7-8 vite pa e marre unuversitetin” .
Edhe Mero ketu e ka fjalen: Te ndihmojme studentet, por ata qe e kane ndare mendjen per t’u bere te ditur dhe jo per te qene qylaxhinj lokalesh.
Ato qe shkruan jane te sakta. Po arsimi vuan njollen si thes me para qe politika e te dy kraheve beri ligje qe ta kish tej e tej privat arsimin dhe te ardhurat nga pagesat e studenteve ti vidhte politika. E nisi saliu me univerisitetet private hop morem lek nga populli. Rama tentoi ta bej dhe shtetin shkolles me e ber private. Qe te jen baraz me shkolla private me cmim nga pak. Hoqen dokrotaturat dhe i dhan privatet. Masterin e ben 2 milion lek baraz te privatet. Po i sheh kto gjerat more Mero? Apo je kot fare.
undefined
Pershumevjet Gezuar Vitin e Ri z.Baze dhe stafit e gazettes Tema !Flm per informacionin dhe mirekutimin e komenteve ! Love
Studentet me mesatare mbi 9 perfitojne 100 perqind dhe studentet me mesatare mbi 9 perfitojne 50 perqind. CIla eshte? O njera o tjetra. (Tek argumenti I pare qe paraqet.)
Vendimi eshte nje hap para,por jo gjithcka.
Shqiperia ka shume halle,kerkesat duhet te jene te arsyshme,por jo te gjitha atij qe “perplas kembet” !
Po ti hedhesh nje veshtrim titujve shkencor,numeri me i madh i takon politikaneve !!!
Megjithse ndonjeri, eshte ne dukje ” gomar”,ai eshte gomar me titull shkencor !!!
Kopimi i temave fillon qe ne faktultete,me studentet,ku pedagoget i vlersojne formalisht,vazhdon…
Arsimi duhet te formatohet nga brenda,jo vetem nga suvaja.
Te fillohet nga labratoret,palestrat,terenet etj
Nxenesit e shkollave 9-vjecare dhe te mesme,punet e laboratorve i bejne teorikisht,per te mos thene fare.
Ma do mendja se dhe ne te larten,keshtu vazhdon.
Investimi i qeverise duhet te pasohet me nje kontrate,ku te ndaloj studentin te emigroj,per nje periudhe te caktuar