Studimi: Dieta e rregullt dhe aktiviteti fizik e rinojnë trurin me 10 vjet

26 Dhjetor 2018, 10:54Shëndeti TEMA

Ushqyerja e shëndetshme dhe ushtrimet fizike tre herë në javë e ndihmojnë trurin të mos plaket.

Një studim i kryer së fundmi arriti në përfundimin se dieta e shëndetshme dhe ushtrimet fizike embajnë trurin 10 vjet më të ri.

Studimi gjeti se njerëzit në moshë, të cilët bëjnë aktivitet fizik për rreth 100 minuta në javë, dhe e kombinojnë këtë me një dietë të pasur me drithëra, fruta dhe perime, rezultuan më të aftë në testet që masin aftësitë planifikuese dhe organizuese, të cilat pësojnë rënie me avancimin e moshës.

Në funksion të studimit u mbajtën nën vëzhgim 160 persona të cilët bënin jetë sedentare. Mosha mesatare e tyre ishte 65 vjeç.

Pasi iu nënshtruan një programi stërvitor dhe dietës së rregullt për 6 muaj, te të gjithë u vu re se mosha e tyre mendore ishte ulur me 10 vjet.

Studimi u krye nga Duke University Medical Centre në SHBA.

I publikuar në revistën “Neurology”, ky studim e vë theksin te rëndësia që ka stili i jetës në performancën e trurit me avancimin e moshës.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje