Aktorja amerikane, Angelina Jolie, nuk e përjashton hyrjen në politikë, në qoftë se krijohet mundësia.
E pyetur në një emission të BBC-së, Jolie tha:
“Nëse do të më kishit pyetur 20 vjet më parë, unë do të qaja … Gjithmonë them që do të shkoj atje ku jam e nevojshme, unë nuk e di nëse unë jam e aftë për politikë…
Por unë gjithashtu kam thënë me shaka se nuk di të kem “skelete” në dollap”, – tha ajo duke iu referuar me këtë të fundit episodeve nga e shkuara që në Amerikë mund të bëhen pengesë për hyrjen në politikë.
Jolie tha se ishte e lumtur me punën e saj të tanishme si një aktiviste kundër dhunës seksuale, në kuadër të të cilës ajo ka akses në qeveri dhe ushtri.
“Jam në një vend shumë interesant, ku kam mundësinë të bëj shumë”, tha ajo, duke shtuar se “Për momentin do të rri e qetë”- tha Jolie. (TemA TV)