Përkundër reagimit zyrtar të PD-së, e cila mohoi ndërtimin e katër dhomave shtesë pa leje që kryetari Lulzim Bash aka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të në rrugën “Dervish Hima”, faktet tregojnë krejt të kundërtën.
Në dokumentacionin e depozituar në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje për shtesë kati në periudhën kur ishte po vetë kryebashkiak, Lulzim Basha ka paraqitur certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën e e apartamentit që zotëron 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku edhe ka bërë dhomat pa leje.
Lejen e ndërtimit Lulzim Basha e ka dhënë tek prona ku sot thotë se nuk është apartamenti i tij, por sikurse vërtetohet edhe nga këto dokumente, provohet tërësisht se shtëpia e tij në 2014, për të cilën i ka dhënë leje vetes është pikërisht në Kullën Nr. 1 (Shiko planimetrinë në lejen e ndërtimit).
Ndërkaq, banorët e dy kullave konfirmojnë se Basha banon në kullën Nr. 2, ku ka bërë shtesë pa leje dhe ka zaptuar tarracën, ndërsa ka dhënë me qira shtëpinë tjetër në kullën Nr.1, për të cilën i dha leje vetes në 2014.
Nga ana tjetër, në një kohë kur kreu i PD-së e cilëson si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, Basha nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së të Bashkisë së Tiranës që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimet përkatëse për shtesën pa leje në kullën Nr.1. Kjo tregon se ai ka diçka për të fshehur.
Të gjendur në këto kushte, punonjësit e IMT-së i kanë dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare, ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.
Në banesën e tij, pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”, kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje. Të ndara në katër këndet e katit të fundit ku banon, Basha ka ndërtuar 4 dhoma pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.
Basha? Nuk ja vlen! E c’jane 4 dhoma perpara 21 janarit dhe rruges se kombit! Mbani dhe mbroheni Ramen te dashur shqiptare! Eshte i vetmi europian ne kombet osmane ne Ballkan!
Perpara inspektimit trego ata i thane, ku jane dokumentat , kur lejen ta dhane ?. Ai krenar ( i dhjere ) qendronte , e s’fliste asnje fJale, ne zemer kish partine, Saliun kish si babe. Shtese permbi shtese, qe mendje te shese , se eshte i zoti, e nuk eshte bu(r)r koti. . Habitet ky popull si ka mundesi, qe tjetri milonat i ka me tepri. Diplome, jo diplome kjo s’ka rendersi, ai me Saline ka shume miqesi. Kryetar Lyl-i , partine e rrembeu, pse jo km te behet si beu !? Nga kjo histori diçka ka mesuar, sot kush genjen del i fituar. Do zoti shqiptarit syrin ja hap, qe ky karafil mos vije ne pushtet prape . Qe me te tille mos paste Shqiperia, per ndryshe si delet do na shtype babezia.
Cojeni ne burg Bq.
Po kush ta coje keta jane te gjithe Bq.
Edi Rama po grabit naften e minierat e Shqiperise.E po i shtron 2 km rruge 40 milion euro. Kto masin metrat e apartamentit te Lulit.
Te denohet per veprime te paligjshme. Te ndiqet deri ne fund per te nxjere syratin e vertete te ketij delenxhiu. Nuk duhet te kete dallime te ketyre bircove qe e vendosin veten mbi popullin e thjeshte. Vazhdo Veliaj ne punen tende plot passion dhe ndershmeri..
Lali Luli nuk paska flejt gjum ne bashki, Lali Euri ka 3 vjet qe fle e sot qe i “doli” gjumi zbuloi lejen e Bashes.
Lali Luli nuk paska flejt gjum ne bashki, Lali Euri ka 3 vjet qe fle e sot qe i “doli” gjumi zbuloi lejen e Bashes..
Lali Luli nuk paska flejt gjum ne bashki, Lali Euri ka 3 vjet qe fle e sot qe i “doli” gjumi zbuloi lejen e Bashes… .
NUK E ARRESTONI SEPSE JENI BASHKE NE VJEDHJEN E POPULLIT SHQIPTAR…../////