Ish-kreu i forcave detare: Shqipëria nuk monitoron dot kufirin

26 Dhjetor 2018, 21:08Kronika TEMA

Ish-komandanti i forcave detare Vladimir Beja deklaron se Shqipëria nuk ka kapacitete për monitorimin e kufirit. Në një intervistë për TemA TV, Beja flet dhe për shitjen e avionëve luftarake e anijeve për skrap, duke e cilësuar mungesë strategjie.

Ministria e Mbrojtjes nxori në ankand për të shitur për skrap një listë të gjatë me pajisje luftarake të konsideruara të vjetra.

Ndër to renditen 69 avionë luftarakë të llojit Mig dhe mbi 15 anije të llojit katër silurues, të cilësuara si mjaft të mira. Vlera fillestare e ankandit të shpallur nga ministria e mbrojtjes ishte 1.5 milion dollarë.

Afati i fundit për të paraqitur ofertën ka qenë data 22 tetor i këtij viti.

Ndërkohë ky veprim nga ana e ministrisë së mbrojtjes nuk është pritur mirë nga ekspertët. Ish-Kreu I Forcave Detare Vladimir Beja në një intervistë për TemA TV u shpreh se kjo është një munges strategjie

Në këtë kuadër prandaj unë këmbëngul se mungesa e një strategjie kombëtare e shtetit shqiptar, pavarësisht se cila force politike qeverisë e bën këtë që ne të jemi përsëri të mangët për t’ia lënë stafetën njëri-tjetrit. Kjo është pak me dhimbje dhe do thosha që jemi shumë difiçitarë edhe si një vend anëtar i NATO-s“, deklaroi ish-komandanti Beja.

Ish- kreu i forcave detare ngre shqetësimin se Shqipëria me kapacitetet aktuale nuk kontrollon dot kufijtë e saj detarë.

Unë them sinqerisht se deti ynë për fat të keq është bosh. Nëse do të happen radarët italian do të shikoni që në detin territorial italian apo në detin ndërkombëtar në pjesën ndërkombëtare italiane gjallëron trafiku detar i anijeve të transportit i anijeve të dëfrimit i anijeve të ndryshme dhe anijeve luftarake dhe patrulluese.

 Deti ynë është bosh, me dhimbje e them këtë ne nuk arrijmë dot me këto kapacitete që kemi të mbulojmë të mbrojmë kapacitetet tona si në fushën e peshkimit ashtu edhe në fushën e turizmit, ashtu edhe në fushën e kontrabandës të trafikut të drogave apo edhe të trafiqeve të paligjshme“, tha Beja.

Sipas Bejës detyra e një vendi është që të sigurojë integritetin e kufijve dhe të mos bazohet tek aleatët.

Termi që sigurinë kombëtare e mbron NATO është një gënjeshtër e madhe“, vazhdoi ai më tej.

Beja e thotë me keqardhje se, ndërsa para viteve ’89 Shqipëria nuk krahasohej vetëm me rajonin për sigurinë por edhe me vendet perëndimore, tani vendi jonë i ka humbur këto pozita.

Gati pa krahasuar me asnjë vend tjetër të Ballkanit, në qoftë se ishim një nga vendet me dinjitoze një flotë detare e stërmadhe ju siguroj 4 nëndetëse 42 katra silurues 28 anije patrulluese të nivelit bashkëkohor deri në vitet 1980-’85 dhe u a jap me garanci këtë gjë deti territorial apo siguria në bregdetin shqiptar ishte shumë e lartë“, deklaroi Beja.

Ish-komandanti i forcave detare, shprehet se është i ndërgjegjshëm se e gjithë flota ajrore dhe detare që u trashëgua nuk mund të mbahej pasi ka kosto të madhe, por sipas tij minimalisht duhet të mbahej 40-50% e tyre.

17 komente në “Ish-kreu i forcave detare: Shqipëria nuk monitoron dot kufirin”

  1. Shqipot i kapi dalldia kolektive. says:

    Rrofte NATO…hahahah

  2. zullapi says:

    Aq e larte ishte ajo, siguaria dmth, sa qe shteti komunist bente kontrabande cigaresh per shtate pale qejfe!
    Ju te tjeret bari do hani dhe parimet nuk do i shkelni.

    1. Kuq e zi says:

      Sigurimi bente kontrabande cigaresh
      Ndersa marina ushtarake qe nuk e dinte i kapi ku njeri nga italianet skafist edhe vdiq
      Po e vertete atebote skafistet ishin italiane dhe e benin me sigurimin por ushtrise nuk ja hodhen dot po sot si eshte gjendja?
      Ushtria sot gjurmon anijet me hashash qe mos humbin drejtimin qe te arrijne shendoshe e mire

    2. mirel says:

      Cfare flet mor plere Ramiste. Shteti pa kufij detare” gati per tia falur Greqise. Tallni bthen nuk keni faj. Rri nje popull i tere gatitu, si legen, para nje bythejashti
      Ramuti e perfundoi me sukses misionin e Berishes per shitjen e detit

    3. bekimi says:

      Shko merr tufen ne mal ore …….! Cmimi i mishit eshte i mire …. Merru me pune me rendiment ! opinioni(nuk besoj se ke te tille) nuk eshte fyerje…gomari gjuan shqelma…..

  3. ????? says:

    Ish kreu i forcave detare nuk dinë se kur mbyllim një derë,kemi hapur tjetrrën.

  4. Luli says:

    Bobo. Kur ishte ky tre.muaj komandat, 1997 nuk.kishte asnje anije se ia dergoj komandanti.i pergjithshem (Saliu) per pushime ne itali. Po ti si e ruaje kufirin kur.ishte komandant?

  5. vlonjati says:

    per rindertimin e shkolles marines ne vlore , cdo kush do te investoj me qef, por kur ke qeveritaret me nivelin zero qe nuk kane asnje iniciative per gjera madhore …e veshtire eshte
    Faleminderit Tema, per artikullin

    1. t says:

      Shkolla e Marines nuk duhet te rihapet. Ata pak officere qe nq nevoiten ne I pergatit Turqia. Shkolla ne kohen e Enverit ishte azil pleqsh
      te isha ne krye te ushtrise do rekomandoja TOPA TE RENDE ME RADAR. nATYRISHT DUHET NJE NUMUR I VOGEL ANIJESH, POR JO PER LUFTE DETARE,

  6. t says:

    Kete teme e njoh mire! Vladimir Beja ose eshte nostalgjik I kohes me rrangalla qe ai I quante anije, ose ku ta di une! Ladi ka qene njeri ambicioz, mund te kete qene dhe I afte nuk ja njeh aftesite, por per momentin shqiperia nuk ka nevoje te investoje shume ne anije sepse kushtojne shume edhe ti blesh, por edhe ti operosh. Repartin e nendetseve e njoh mire! Nendetset nga 4 njera mund te quhej e afte per te lundruar. Per 3 te tjerat nuk kishte pjese. Ja hiqnin pjeset njeres, dhe ja vin in ntjetres pa dilnim per lundrim. Efektivi ishe zero. Nendetset nuk kerkojne konskripts por ushtare me rroge, Deri sa liroheshin ushtaret nuk ishin gati. Efektivi I oficereve ishte I papergatitur. Shkolla e marines kishte nivelin e nje kursi saldatoresh ku ca mesonin ca nuk mesonin. Ti bie shkurt Beja po na tregon perralla me mbret, Deti jone mbrojet me artileri. Bli ca topa, very ne maje te maleve I gjithe deti eshte Brenda rrezes se artilerise se rende

  7. Kapiteni says:

    Kater silurus me shpejtsi 60 km tashti gomonet Jane per nje ore ne itali o legen plus qe ruheshit nga kush idiot marksist se kontrabanden e bonit ju si shtet dhe mos fol prralla

    1. mirel says:

      Po o Kapiten Rilindas. Tani i kapim me not.
      Madheshtor je, si Ramiu

  8. KORÇARI says:

    Sot këta palaçot që duan të quhen politikanë , s’kanë as idenë e kuptimit të fjalës Shtet dhe jo më të bëjnë Shtet Serioz.
    Këta palaçot pyeti për vjedhje të sofistikuara të të thonë gjithçka, i dinë të gjitha mënyrat e vjedhjeve , por për Shtetkrijim s’ja kanë dhe shumë haberin.

  9. #varjanullen says:

    Ajo fycka thote do rrime dhe nje vite ne egje te bejme punen e grekve .Urgjentisht Te kyhehet anija jone ska pune me sirian e afgane ne egje Te merren vellezerit e athines. Ne ato 4/5 anije duhet ti veme ne sarande kunder trafikantve dhe hajdutve grek .

  10. Tepsia Socialiste says:

    Me pak fjale jemi **** ne ***** te gjithe po te filloje lufta?

  11. tiku says:

    Kush te ka bere ty komandant. Vetem ne kohen e Enverit ushtria ruante kufijte. Lexo ligjet kush e ka per detyre tani o idiot. Ti.paske komanduar flote.pa anije ca derdellis kot.

  12. Lori qorri says:

    O Ladi. nuk po e kuptoj flet si oficer marine apo ne emer te detyres si Sekretar I Pergjishem I Partise se Nard Ndokes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje