Florenc Goga i ka ndarë punët: ai shet gjela deti dhe familjarët i ruajnë nga hajdutët. Sepse muajt nëntor dhe dhjetor janë koha e artë për hajdutët e shpendit më të kërkuar të festave të fundvitit.
“Në nëntor nisin vjedhjet. Ai që nuk ka për të blerë, i vjedh. 5 gjela m’i morën ditën. Po panë që nuk ka njeri pranë gjelave…”, tregon fermeri.
Policia thotë se në fundvit mjaft shtetas denoncojnë një fakt të tillë, çka konfirmon fenomenin e vjedhjes sezonale në vend. Megjithëse festë, gjyqtari Artan Gjermeni ndodhet në punë pikërisht për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë ndaj dy hajdutëve të cilët mbrëmjen e 22 dhjetorit kanë rrëmbyer 18 pula deti në shtëpinë e një fshatari.
Menjëherë pas ngjarjes, hajdutët Armando Uka dhe Xhuliano Visha kanë udhëtuar drejt Elbasanit, ku edhe i kanë shitur për 30 mijë lekë. 23-vjeçari Uka ia vendosi fajin përdorimit të alkoolit nën ndikimin e të cilit ai kishte menduar të vidhte.
Dhe pas këtij shpjegimi, meraku tjetër i gjyqtarit ishte a i lanë hajdutët të zotit të shtëpisë të paktën një gjel për të festuar.
A i le ndonjë për Vit të Ri?
Hajduti u përgjigj shkurt “po”.(tch)
jam kan pishem, justifikim prej burracak malesh
PO PER GJYGJTARIN A KISHTE LENE NDONJE GJELE ,MEQE KISHTE MARRE VETEM PULA?
MEQE KISHTE PIRE RAKI ,PSE NUKE I MORI PULAT NGA SHTEPIA E TIJE DHE TI CONTE NE ELBASAN?
SI KA MUNDESI,, VETEM NE SHQIPRI KEMI GJYGJTARE PULASH.,KAFSHESH,DHE DERRASH.
SHIKONI SE MOSE FAJIN E KA I ZOTI I PULAVE QE KISHTE KAQE SHUME , SE DUHET TE PAGUANTE TAKSEN E PULES
Ne gjithe boten lihen kafshet te lira neper livadhe ama jo ne vendin e hajduteve shqiperi.
Provo e ler Monen ne livadh, ta nxjerr menjehere me letra ?
Keta duan plumbin