Lleshaj publikon videon: Shumë shoferë nuk kanë asnjë lloj ndjesie për përparësinë e këmbësorëve

23 Dhjetor 2018, 16:16Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se ndryshimet në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave

Përmes një postimi në faqen e tij të Facebook, Leshaj kërkon nga drejtuesit e automjeteve,  më shumë qytetari dhe më pak gjoba.

“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..

Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.

Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.

Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”, shkruan Lleshaj. (TemA)

17 komente në “Lleshaj publikon videon: Shumë shoferë nuk kanë asnjë lloj ndjesie për përparësinë e këmbësorëve”

  1. Zambi says:

    Me vjen mire qe ‘Policia qe duam’, pasi e luftoi krimin e organizuar ne nje beteje epike duke e shkaterruar dhe e zhdukur ate, po merret me edukimin e qytetareve te thjeshte.
    Rregullat e qarkullimit jane shume te rendesishme dhe edukimi qytetar eshte nje pike qe ka vemendjen e liderit suprem.
    Nqs e doni liderin suprem atehere zbatoni rregullat e qarkullimit.

    1. Roberto says:

      Lideri suprem eshte rregulli dhe edukata civile. Ate duhet ti respektojme te gjithe.

  2. Genti S says:

    zoteri perparsine e vendos semafori si ne te gjithe boten! lerini justifikimit
    se shumica qyteteve kryesore jane drrame nga sinjalisitka!

    une per vete i respektoj po problemi eshte kur kalojne 1nga 1 dhe i bie te presesh kohe te gjate ndersa semafori i mbledh kembesoret te gjithe bashke dhe kalojne per nje moment!

    kemi pare bote me sy zoti gjeneral sngelem me na tregu ti [email protected]

    1. Grigor says:

      Ti qeke shofer tamam plako. Futja, shkeli nga dy nga dy. U bene kembesoret te presin rrugen ty, qe ke pare bote me sy.
      Aty, ta lumsha. Nja dhjetemije shofere si ty i nevojiten Shqiperise dhe Shqiperia arrin atje ku e duam te gjithe. Ne Bangladesh.

  3. Beni says:

    Per mendimin tim si qytetar i Tiranes ne keto 28 vjet demokraci ka patur vetem nje Minister te Brendeshem te afte dhe ai ka qene Sajmir Tahiri.
    Sajmir Tahiri per here te pare hapi shkollen per police profesional, pasi deri atehere policet ishin kontigjente fushatatash partiake te pashkolluar dhe te trashe. Policia pati nje spastrim nga keto police. Sajmir Tahiri vendosi rregulla ne qarkullim ne shkallen e nje reforme. Nga Tirana , nga jugu ne veri po te udhetoje me makine para se te vinte ky minister te ndalonin kot se koti ne rruge te gjitha llojet e policise perjashtuar ate elektrike. Dhe nder kryesoret ne semaforet e Tiranes para Sajmir Tahirit te shtypnin femrat se pari e pastaj disa gango qe nuk rrespektonin semaforet. Nrdyshimi i Z. Tahiri ishte i madh dhe duhet mbajtur. Respekt per ate person nga une si qytetar i Tiranes pavaresisht shpifjeve ndaj tij per te cilat une nuk jam specialist dhe sme intereson fare.

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    Po ashtu nje problem i modh jane te ashtuquajturit qytetare qe shfryjne qurret dhe shprazin gelbazat e tyre grykore ne trotuar pa piken e meshires per ata qe kane rrotull. Gjithashtu problem jane dhe shoferet qe sapo zbresin nga makina i fusin nje shesh besh loqeve ne sy te zonjave te ronda qe kalojne aty rrotull. Problem tjeter eshte futja e gishtit ne hunde dhe tentativa per ta nxjerre tek vetlla dhe the best eshte kut gishti del nga hunda me nje sacme sa gjylja e topit te allamanit. Shikoji pak dhe keto problematika shoku lleshi. Danke!

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    Po ashtu nje problem i modh jane te ashtuquajturit qytetare qe shfryjne qurret dhe shprazin gelbazat e tyre grykore ne trotuar pa piken e meshires per ata qe kane rrotull. Gjithashtu problem jane dhe shoferet qe sapo zbresin nga makina i fusin nje shesh besh loqeve ne sy te zonjave te ronda qe kalojne aty rrotull. Problem tjeter eshte futja e gishtit ne hunde dhe tentativa per ta nxjerre tek vetlla dhe the best eshte kut gishti del nga hunda me nje sacme sa gjylja e topit te allamanit. Shikoji pak dhe keto problematika shoku lleshi. Danke!!

  6. Sokol says:

    Sinjalistikaaaaa dhe pezullim deri ne heqje patente.

  7. Gogua says:

    Uje jam saldator,por kam cv te shkelqyer…
    Dua te behem minister i brendshem!!!
    Grate gjenerai Lleshi…grate te shtate une
    Shembull ne detyre lleshi…shembull dhe une
    Ja keshtu eshte dhe kjo puna…kur minister vendoset njeri qe s’ka punuar nje sekond ne pune normale.
    Nga e mesmia ne unveristet…nga unversiteti ne ushtri…nga ushtria ne gjeneral…nga gjenerar ne kolltuk.
    Me pak fjale…pervoja e jetes reale….ZEROOOOO.
    O kokrra e….ministrit(!),o zoti mos ju lente nje minute rehat! Po me makinen qe ka parkuar filan shofer-puntor te shkarkoje mallin do merreni?!
    Merruni me tymrat kancerogjen qe shkarkojne makinat ooooo idiota! Merruni me menyren sesi e marrin patenten shoferet…oooo kokrra e carit!
    Merruni me edukaten e ngarjes…ooo nonen ku ta kini!!!
    O Zotttt,çfare te kemi bere qe na udheheqin gjithenje edhe me shume injoranta?!
    Meshirona!!!
    O Zot, Po ke Zot,meshirona!

  8. Endri says:

    Mor palaco, mos na trego ti rregullat me ca police diletante qe bejne stazhin duke vene gjoba. Kisha 3 vjet pa marre qofte edhe nje gjobe. Dje mora nje gjobe nga keta te paaftit qe nxjerr ti ne rruge qe po me tregonte qe nuk kisha respektuar kembesorin. Kembesori po kalonte me te kuqe. Ne vend te gjobitej kembesori per rrezik aksidenti, u gjobita une, me nje gjobe te vogel me justifikimin se nuk kam pasur gjoba. TURP TE TE VIJE QE NXJERR POLICINE TENDE TE VERE GJOBA PA TE DREJTE! PALACO! Del e thua qe makinat nuk respektojne kembesorin. Po ti si kryepolic, a i respekton drejtuesit e mjeteve? Apo bjeri t’i biem me gjoba futja kot? LEGEN!

  9. Qytetar says:

    Zoti Lleshaj,ku ishin sot policia juaj,kamerat tuaja,dronet tuaja,ne rrugen e Elbasanit deri tek rrethrrotullimi i Teg-ut ? E dini ju zoti Lleshaj,qe rruga dykalimshe ishte bere me 4 korsi,nga dhjetera shofere te cmendur qe rrezikonin jete njerezish,sepse nuk donin te prisnin ne rrjesht si gjithe te tjeret? E dini zoti Lleshaj,qe policia qe ju perfaqesoni,reagon me indiference ndaj ketyre situatave cdo te Diele pasdite ne kete segment?? Ku eshte shteti im, qe te me mbroje mua dhe familjen time??

  10. feliks says:

    Shume e drejte, Ministri nxit qytetarine dhe joaplikimit te gjobave per gjoba. Kjo eshte ajo qe duhet, por qe eshte me shume se 2km larg asaj qe jemi…Meriton shume respekt

  11. Vigile urbano says:

    Ik or malok ajo dihet ne gjithe boten qe kembesori ka precedence edhe kur Nuk ka vija te bardha

  12. korcari says:

    Ai kembesori i dyte ku vete?vijat e bardha ku jane? qe ndajne korsite,keto shiko ti minister i ri,edhe lerini gjobat kuturu,per te mbushur xhepat injorantet[policat]ne kete rast.

  13. Kuq e zi says:

    Sander lleshi o ju lafte muti shalet jo lleshaj

  14. Arsimi says:

    Dhe shume kembesor nuk shikojne as majtas as djathtas dhe pastaj….

  15. tiku says:

    po kur te mesoi kembesori te eci te vija e bardha dhe te mos kaperceje murin e autostrades i kangur edhe shoferi do jete me i ndergjegjshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje