Dëbimi i iranianëve: DASH zbardh telefonatën Pompeo-Bushati

22 Dhjetor 2018, 10:25Kronika TEMA
Dëbimi i iranianëve: DASH zbardh telefonatën Pompeo-Bushati

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar nje deklaratë lidhur me telefonatën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Në këtë deklaratë, Departamenti shtetit thotë “Sekretari i shtetit Pompeo telefonoi Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy iranianëve, përfshirë ambasadorin e Iranit në Shqipëri, si përgjigje ndaj përgatitjeve të një komploti për një sulm terrorist në Shqipëri.

“Me këtë vendim -vijon deklarata e DASH-“Shqipëria rreshtohet krah vendeve të tjera të evropës, si Franca dhe Danimarka. Veprimet e Shqipërisë përcojnē një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në Evropë”.

Më tej, Sekretari Pompeo ka uruar Ministrin Bushati për marrjen e kryesisë së OSBE për vitin 2020 ndërsa thekson se mezi pret të bashkëpunojë me shqipërinë në këtë organizëm të rëndësishëm”.

 

1 komente në “Dëbimi i iranianëve: DASH zbardh telefonatën Pompeo-Bushati”

  1. jon says:

    Gazetat izraelite shkruajne gjera komplet te ndryshme. https://www.timesofisrael.com/albania-expels-iranian-diplomats-over-foiled-plot-to-attack-israelis-report/ https://www.timesofisrael.com/netanyahu-canceled-albania-visit-due-to-possible-plot-to-target-him-reports/ Dihet qe ne jemi kulyshe krenare te USA, por nga artikujt izraelite duke se bosi i vertete eshte Izrahelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje