Burg përjetë për shqiptarin që vrau tre gratë, habit në gjykatë

22 Dhjetor 2018, 09:00Kronika TEMA

Një shqiptar 67-vjeçar, i cili theri me thikë gruan e tij në rrugë në Vjenë Faworiten më 20 maj, 2018, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata rajonale për vrasje.

Vendimi i jurisë ishte unanim. Për shkak të fakteve dhe dosjeve masive relevante penale të të akuzuarit “është pritur dënimi maksimal”, pohoi gjykatësja Eva Brandstetter, shkruan albinfo.ch.

Kur u pyetën nëse e kishte kuptuar vendimin, 67-vjeçari u përgjigj me një heshtje të gjatë para se të pohonte. Pastaj shtoi më tej: “Nuk u dënova pasi e kam kryer këtë akt, por sepse jam shqiptar”.

Pyetjes tjetër, nëse ai e pranon aktgjykimin, nuk iu përgjigj. Në vend të kësaj, ai mbajti një monolog në gjuhën e tij amtare dhe më pas u shoqërua nga salla nga dy roje të burgut. Mbrojtësja Irene Pfeifer kërkoi kohë për të menduar.

59-vjeçaren e kishte qëlluar me një thikë 8 herë, pasi gjatë një takimi në rrugë, si pjesë e zënkës me fjalë, ajo i kishte thënë një “fjalë të pistë”, që ai nuk e shqiptoi dot, shkruajnë mediat austriake.
Përveç kësaj, ajo e kapi atë “si një burrë” nga jaka dhe e pështyu. Sipas tij, deklaratat e gruas e zemëruan pa masë dhe nuk duroi më.

Megjithatë, kosovari 67-vjeçar, në moshën më të re kishte vrarë edhe dy gra të tjera dhe ka qenë i burgosur edhe më parë. Në vitet ‘70, ai ishte dënuar në Gjermani, sepse kishte therur të dashurën e tij në një gjendje të dehur. Sipas informacionit personal, ai ka vuajtur burg për 20 muaj. Në vitin 1992, gjykata kantonale zvicerane e Graubundenit i dha 17.5 vite burg për vrasje. Gjatë një grabitje, ai e kishte sulmuar njëmbëdhjetë herë me thikë në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua.

Edhe në Austri ai ka qenë i njohur për delikte të ndryshme me lëndë narkotike. Në vitin 2008, në Vjenë ai ishte dënuar me pesë vite burg, ku edhe njohu bashkëshorten e tij të ardhshme. Kur u lirua, që të dy u martuan.

Në fund të dhjetorit 2016, gruaja e la bashkëshortin dhe u kthye në vendlindjen e saj për disa javë. Pastaj kthehet në Vjenë, në shkurt 2017, ku dhe banonte me djalin e saj nga një marrëdhënie e mëparshme.

5 komente në “Burg përjetë për shqiptarin që vrau tre gratë, habit në gjykatë”

  1. Vojsava says:

    eshte islamik kosovar ky plehre turko-arab nuk eshte shqiptar prandaj ju lutem mos e quani shqiptar Por kosovar tuko-arab

  2. vang says:

    Te keshe vrare tre gra dhe te denuan se je shqiptar kjo eshte e pa kuptimte.Sikur dhe te drejte te kesh te revoltohesh me gruan ske aspak te drejte ta vrasesh.Ne monologun tend androkratik as nena jote nuk te jep te drejte.

  3. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Byrazeri i @Jorgos, @Benit etj.etj. “albanëve” të kulluar, hibridë nga shkretëtirat e Anadollit…(?!)

  4. Pellazgos says:

    Pa keta Islamik Kosovare apo Shqipetare nuk do kishte Al-bani zonja Vojsava,ndryshe do ishte Nje Epiri i famshem historik I Pirros,Mega Aleksandros,Jeorgios Kastriotis qe bota dhe historia e Saj e njeh Helene apo Greke.
    Nuk ka turp dhe degjenerim me te Madh,ta considerosh veten “Shqipetare” pasardhes te Epirotit Kastriotis dhe te mohosh Epirin,se Fuqite e Medha e ndane dhe me keq e emeruan Al-bani sipas deshirave te Sulltanit.
    Mos kujtoni se nuk jane bere pazare me Emrin e kesaj Zone kunder Historise Helene.
    E tregon cdo gje,nga Toponimet te ndryshuara pas Osmaneve,e tregon prania e popullsise myslimane e kthyer nga Orthodhokse per 1100 vjet Greqia Lindore e Bizantit Orthodhoks,e tregon Marin Barleti qe e ka te dokumentuar qe e thote qarte,Ne jemi Epirote dhe pasardhes se Grekeve.
    Pamvaresisht qe fallsifikimet historike jane gatuar tek Vatikani,por e Verteta nuk zhduket,triumfon.
    E tregon nje Misionare si Tereza qe nuk eshte e kualifikuar ne nje vend qe te paret e saj Romaket,kane shkaterruar me dhjetra Polis Te Epirit te Pirros,qe per ju kjo Zone historike nuk egziston sa qe e hiqni nga librat shkollore.
    A ka turp me te Madh?
    Ky I shkreti ate thote qarte,qe denohet se eshte “shqipetare” d.m.th I degjeneruar.
    Ky e thote troc qe me denoni se jam nje cop m
    …….t.
    Ku eshte “krenaria” per Shqiponjen Greke te Bizantit qe e bejne edhe Myslimanet!
    Ose jane hipokrite qe deklarohen Filo Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje