Shoferë kujdes! Vijojnë kontrolle “Blic” në Tiranë, procedohen 64 persona

22 Dhjetor 2018, 20:02Kronika TEMA

Policia Rrugore ka zbritur në terren për të monitoruar të gjitha rrugët të cilat mendohen si burim i lartë aksidenti për këmbësorët.

Pas këtij aksioni, Policia Rrugore ka proceduar 64 drejtues mjetesh për parkime të gabuara dhe për mosdhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në këto segmente rrugore janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 22 drejtues të tjerë për shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuara në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 komente në “Shoferë kujdes! Vijojnë kontrolle “Blic” në Tiranë, procedohen 64 persona”

  1. Detari says:

    Mbaji patentat per 6 muaj, heren e dyte hiqja fare dhe te perdorin bicikleta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje