"Shaka" e hidhur me armë zjarri, polici privat plagos kolegun në Fier

25 Dhjetor 2018, 11:46Kronika TEMA

Plagoset aksidentalisht një efektiv i policisë private në Fier.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur  kur A.M, 58-vjeç, banues në Fier, gjatë dorëzimit të shërbimit në ambientet e SHPSF-së, ka shkrepur gabimisht armën e shërbimit duke plagosur në këmbë kolegun e tij E.M, 32-vjeç, banues në Patos.

58-vjeçari është proceduar në prokurori nga policia.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF-së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje