Një avokat ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e korrupsionit aktiv ndaj gjyqtarëve.
Avokati Sokol Gjini u arrestua pasi ka ndërhyrë për të ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestuar.
Në pranga përfundoi gjithashtu edhe shtetasi Eriger Bushi, lindur dhe banues në Laç.
Sipas policisë, ata akuzohen për veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit”.
“Të arrestuarit kane kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtareve për të mundësuar ndryshimin e masës se sigurimit për shtetasin Eriger Bushi”, sqaron Prokuroria e Krimeve të Rënda .
Ndërkohë, për shtetasin Llesh Bushi është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Shtetasi Eriger Bushi u arrestua më 22 qershor 2018, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.
“38-vjeçari Bushi është person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë”, thoshte policia në atë kohë.
Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e kishte dënuar atë me burg për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”,” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje”.
.. nuk e kuptoj kete shkrim ..! Avokati ka per detyre te mbroje klientin e tij me te gjitha menyrat . Ai eshte si “xhambazet ” ne pazarin e bagetive qe behej ketu e mbi pesedhjet vjet , kur isha i ri dhe me terhiqte “genjeshtra” , perpjekjet per te mashtruar njeri tjetrin ,se c`behet sot nuk e di ,por ma mer mendja te njejtat .. shkoja pasi me pelqente , isha i vogel ne moshe .Ajo qe mer vendimin eshte prokuroria dhe e fundit qe i “ve vulen ” eshte gjykata ..! Nuk e kuptoj “korrupsion aktiv i gjyqtarit ” , por denohet avokati ..!
Avokati nuk duhet arrestuar pasi ai ka shprehur mendimin e klientit. (në Francë këtij rasti i thonë “sur un malentendu “).