“Erjon Braçe një deputet zevzek, mistrec, i pakompromis, asnjëherë i akuzuar për korrupsion dhe me integritet”

28 Dhjetor 2018, 13:43Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Për çfarë mund ta akuzojmë Erjon Braçen e ndonjë tjetër?

Pa dyshim që qytetarët kanë të drejtë të komentojnë mbi ministrat e rinj që emëroi kryeministri.

Po shikoj shumë kritika, ironi e sarkazma ndaj Erjon Braçes, tashmë zv/kryeministër.

Para se të them dy fjalë për këtë njeri antipatik, doja të theksoja se ndër të zgjedhurit e rinj, mendoj se ka edhe të ndershëm, dhe mund të veçoja Ministrin e ri të Bujqësisë, Blendi Çuçi.

Për të tjerët, ose nuk është folur e shkruar fare, ose është shkruar vetëm për afera korruptive.

Por të ndalemi tek Braçe.

Mendoj se askush nuk ka argumenta për ta akuzuar këtë njeri si të korruptuar.

Nuk ka patur asnjëherë poste publike në administratë. Ka qenë gjithmonë një deputet zevzek, mistrec, i pa kompromis, ndër të paktët në kopenë e socialistëve të urtë e të paqtë, që ka ngritur zërin kundër ministrave, duke kritikuar PPP-të, Ofshorët, tenderat, leje ndërtimi e mjedisore. I vetmi nder politikane qe ka akuzuar e denoncuar vazhdimisht mafian ne futboll.

Problemi është se në atë detyrë ai nuk ka as “çelësat e kashtës”.

Unë mendoj se nëse PS do të kishte patur ca më shumë njerëz me integritetin politik të Braçes, do të ishte më ndryshe.

Mos prisni të kërkojë dorëheqjen e Ramës, ai është një socialist.

P.S(Jo partia socialiste):

Për të tjerat hajde të bërtasim natë e ditë, por unë preferoj që të barëdhës ti them e bardhë, e të zezëz e zezë.

20 komente në ““Erjon Braçe një deputet zevzek, mistrec, i pakompromis, asnjëherë i akuzuar për korrupsion dhe me integritet””

  1. Viktor says:

    Ky qe e beri AMF nje institucion leshi. Vetem llap asgje tjeter. I paafte si teknicien. Zhgenjim.

  2. Emigranti says:

    Interessante qe si paskan mare mendim “gazetare” Kiki_se…….????????

    1. N.VJOSA says:

      Ndersa ti Kikia, je ca si mendjemadh dhe i shikon te tjeret nga maja e OLIMPIT…
      Nga fytyra nuk je aspak simpatik…Nga shpirti dukesh i zi…

  3. antonio says:

    Erion Brace eshte personi me me integritet ne PS!
    Por e keqja e tij dhe e te tjereve ne PS eshte se ata komandohen si kukullat nga padroni i pa cipe Edi Rama qe i do vetem per ushtare!
    Keni pare ju ndonje deputet apo minister qe te kritikoje Ramen per pa aftesi,arrogance,mendjemadhesi,korrupsion etj?
    Kurre!
    E po ja ky eshte bajraktari Rama qe pa SHPORRJEN e tij nga PS-ja dhe qeveria kurre nuk do kete shtet ligjor ne Shqiperi!

  4. ben says:

    Spekullim i paster i Kikise, kur flet per ata qe jane emeruar ne kabinetin qeveritar, duke i quajtur te “korruptuar”. Ne Shqiperi edhe papa do ishte akuzuar si i korruptuar. Eshte nje “levizje” e shpikur nga maskarai Berisha qe shpif cdo ore te dites e te nates dhe kurre ferre nuk i hyre ne kembe.
    Per Bracen, personalisht kam respekt, por eshte ndryshe te kritikosh te tjeret kur je jashte dhe ndryshe kur i ke te dyja duart ne mjalte. Le te presim dhe te shohim se si do punoje zoti Brace. Tani per tani dua vec ti uroj suksese dhe te mbetet kritik ndaj punes jo vetem te te tjereve, por edhe ndaj vetes.

  5. Kritizeri says:

    Brace është magjistar se me rrogë shteti blen Benz të ri.

  6. ErionS says:

    Ky Cuci qe thua ti Kikia (besoj se do e lexosh (nqs te paret e kishin dy per mua nje per partine nje per bashen ) ky e ka 4 per mua dhe me therrimet te behet puna ….prit do ta shohesh

  7. raul says:

    Brace fillo me nepotizmin , akoma drejtor i Lsi Kristaq hajduti tek drejtoria rajonale e shëndetësisë Ne Durrës, drejtor i përjetshëm . Ka dhe nusen e djalit dhe djalin ne administratën e Shëndetësise

  8. faro says:

    Braces I uroj suksese! Ishalla ta ketë më qejf sfidën që i ofrohet!!
    Djal I ndershëm dhe punëtor

  9. robi says:

    Me shumë hajdute ka Oshe Durrës duke filluar nga drejtori burgaxhi, gjithë hajdutet brenda oshe i shërbejnë bisnesit te drejtorit tone qe ne cel. E tij ka numrst e gjithë hajduteve te oshe me te cilët bashkpunon

  10. Ilash says:

    Erion te uroj fitore dhe lufte pa kompromis ndaj atyre qe kane perdhosur administraten, qe kane penetruar nen emrin e partive dhe qe u sherbejne tinezisht partive per te denigruar administrate shteterore. Sic je vete i paster dhe trim largoj keto plehra qe na lane fukarenje duke vjedhur per vehte dhe per partite qe uka kaluar koha.

  11. Virusi says:

    Kikia hazer xhuvap per cdo njeri e cdo ceshtje. Guxim budallai ka.

  12. Rezi says:

    O Mentor, Braçe mori shperblimin per vepren e fundit si kryetar i komisionit te ekonomise, ku ligji per dividentin u kthye nga Meta dhe u aprovua perseri per disa ore! Ky veprim i Braçes tregon qe nqs nuk eshte i korruptuar, minimumi eshte nje person qe nuk i sjell asnje pengese Rames, njesoj si ajo qe iku, keto jane thjesht ca make up-e te Rames, qe nuk ndryshojne asgje ne thelb! Rama, Berisha, Meta, Basha dhe gjithe rrjedhimet e tyre duhet te perfundojne prapa hekurave, per gjithe krimet qe kane kryer ne kurriz te shqiptareve, vetem atehere do te kete shprese……

  13. peter says:

    Rama eshte zhan gaben shqiptar, dhe cdo njeri qe pranon te ndihmoje ramen ne qeverisje dhe ne parti e dhoqeri nuk mund te jete njeri i mire qe do te miren e vendit dhe te popullit shqiptar. Asnje kryeminister shqipetar i te ardhmes nuk do kete sukses ne se nuk kthen ligjin e pronave … te fusi ne burgje te gjithe hajdutet qe shkateruan ekonomine shqiptare dhe e shiten ke te huajt. Shqiperia ka njerez te zote te administrojne dhe te konkurojne ne bote me turizem dhe cdo gje tjeter ,.. Po kjo duhet te behet nga vete pronaret,, jo nga shteti . qe kerkon ti quaj shqiptaret emigrante ne tokat e tyre dhe pronar shteti.. Eshte nje nga aresyet kryesore qe ekonomija shqiptare e enver hoxhes u shkaterua, SE SHTETI KERKOJ TE BEHEJ PRONAR ME FORCE . ME IMPONIM. Ne te quajturen demokraci e sotme pronari vendos cfare ben ne baze te planimetrise qe eshte projektuar per vendin. Kur shteti behet pronar fundi eshte hapi tjeter

  14. Veshgues says:

    Go head head Rama! Studenti dembel 12 vjecar dhe genjeshtar ” hollande ” Lul dhe hajdutja e shkences Dr. M. nuk mund te ndalin reformen ne drejtesi!
    Reforma eshte gracka, ku shpirti i ndotur kapet si laraska! Por… edhe nese ti je perzjer… me vjen keq!
    Rama si sot me suprizen per ministrast, meqe naziskinet e M. jane ne mes te protestes studentore shpall zgjedhje te parakoheshme. Bashke me zgjedhjet vendore dhe vijo! Po qe i paster…
    Shqiperia eshte pjekur dhe po kerkon te eci para!

  15. uskania says:

    Puna e një ministri varet nga rezultatet e sektorit që drejton. Po qe se nuk luftohet informaliteti dhe nuk mblidhen të ardhurat sipas planit, ministri i financave duhet të lërë vendin. Nuk mundet ministri i jashtëm të bëjë lapsuse antiamerikane. Bujqësia duhet të lëvizë më shpejt në thithjen e fondeve dhe granteve të Komunitetit Europian. Si janë me nivelin e notave ministri i arsimit dhe kulturës? Mendoj se, edhe për shkaqe të tjera që i din kryetari i qeverisë, lëvizjet duheshin bërë. Problem i madh mendoj se janë drejtoritë, si ato qeveritare dhe të ministrive. Atje lulzon paaftësia dhe korrupsioni e shkelja e të drejtave të punonjësve. Atje ka organika të fryra e parazitizëm apo nepotizëm. Sa për atë se x apu y nuk ngrihet kundër kryeministrit, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe nuk ndodh. Mendimet rrihen me specialistë e këshilltarë, kalohen si vendime e ligje në Kuvend dhe , kur vendoset, duhet punë. Kjo duhet, PUNA dhe jo llogjet në tv.

    1. kusase says:

      Braces i uroj suksese, ishte mire qe te gjendeshin edhe 7 te tjere si Bracja, se mendoj qe PS ka plot, por megjithate uroj suksese qeverise.

  16. salianji pederast says:

    Zhapinjet e kotecit te pulave jane plot me krimba,zhapinje,hardhucka,zvaranik shpellar,mercenar,fashista,minje haleje brumbull,kerminje,morracak,pleshta e plot garbice te tjera dhe keta jane me te pa ditur se nje mi haleje,keshtu qe kurr nuk vijne te marrin pushtet jo sot por edhe per 100 vjete.

  17. vaso says:

    Me kaq ministra te nderruar,duhet te shkonim ne zgjedhje te parakohshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje