Zotohen Rusia dhe Turqia: Kemi vullnet të përbashkët për pastrimin e organizatave terroriste nga Siria

29 Dhjetor 2018, 20:50Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas takimit të delegacioneve turke dhe ruse në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, tha se “Kemi vullnet të përbashkët për pastrimin e të gjitha organizatave terroriste nga territori sirian”.

Çavuşoğlu, në deklaratën e tij pas takimit të delegacioneve të Turqisë dhe Rusisë i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt me Rusinë dhe Iranin për Sirinë dhe çështjet rajonale.

“Kemi vullnet të përbashkët për pastrimin e të gjitha organizatave terroriste nga territori sirian”, u shpreh ai.

“Ne si garantues të Astana-s mbrojmë integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë dhe jemi kundër të gjitha përpjekjeve që do të cenojnë këto”, tha mes tjerash Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan, dhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın, u takuan me homologët e tyre rusë në Moskë.

Në takim nga pala ruse përveç ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov dhe të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov si dhe përfaqësuesi special i presidentit rus, Vladimir Putin, për Sirinë, Alexander Lavrentyev.

Çavuşoğlu, në deklaratën e tij para mbledhjes kishte theksuar se, mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit është duke u zhvilluar një bashkëpunim i afërt në lidhje me Sirinë në formatin e Astana-s.

“Në këtë mënyrë, ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në shumë fusha duke përfshirë procesin politik”, ishte shprehur ai.(AA)

1 komente në “Zotohen Rusia dhe Turqia: Kemi vullnet të përbashkët për pastrimin e organizatave terroriste nga Siria”

  1. HQ-18 says:

    Na doli nga rruga e Zotit edhe partneri ynë strategjik Tyrkie. Është bashkuar mish e thua me armikun tonë strategjik Rossije.
    Do ma hajë patëllxhanin kojshiu ynë strategjik Eladhja, duke filluar me Cyprusin të parin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje