Në janar gara për kryeprokurorin, ja cilët janë emrat e kandidatëve

30 Dhjetor 2018, 16:04Politika TEMA

Nga muaji janar Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të çelë garën për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm me mandat 7 vjeçar.

Emrat e kandidatëve, KLP do t’i propozojë për votim në Kuvendin e Shqipërisë, njëri prej të cilëve duhet të marrë 84 vota. 

Prokurorët që plotësojnë kriteret për të kandiduar janë kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku. Kjo e fundit u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Pas zgjedhjes së kryetarit të këshillit të lartë të prokurorisë, Marku u pyet nëse do të garojë po për të njëjtin post, tashmë me mandat, por preferoi të mos bënte asnjë koment.

Një emër tjetër kandidat është edhe prokurori i prokurorisë së përgjithshme, Sokol Stojani i cili gjithashtu e ka kaluar me sukses Vetingun.

Ndërkohë, kandidaturë e fortë mund të jetë edhe prokurori tjetër Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk është magjistrat, ka grada shkencore në juridik.

Kandidatë të tjerë te mundshëm mund te jenë edhe prokurori i apelit në Shkodër, Arben Dollapaj, si dhe prokurori i prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

2 komente në “Në janar gara për kryeprokurorin, ja cilët janë emrat e kandidatëve”

  1. Detari says:

    Te fusin nje amerikan, te gjithe ne shqiperi jane te korruptuar, kot qe lodhen asjne politikan i “madh” sdo rraset ne burg.

  2. malsori says:

    Te ashtu quajtur protestus emigrant jane kontigjent i Like Floririt,Monika Cizmes,Sali Lugatit te kerrusur si dhe te Lulushit te Sales te cilet u kane prere biletat e avioneve dhe hotelet(inkluid ushqimin) qe te krijojne imazh te keq per Shqiperine.Keta pseudo shqiptar pse nuk u takuan me Ministrin e Diaspores Z.Pandeli Majkon?Para Kryeministrise pashe ca pleq qe kishin mbi 10 vjete pa vajtur ne Shqiperi,dhe keta na u indinjuakan per popullin.Mos hajdeni verdall,kthehuni lani makinat ne Angli e gjetke,sepse keta qe u thirren e kane xhepin plot me para dhe pasuri.Po nuk besoni pyetni Sypeshkaqenin e Sali Lugatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje