Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në konferencën e fundit të këtij viti ku ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas.
Gajtë konferëcës Rama tha se ekonomia shqiptare sot është më konkurruese dhe shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje.
“Fuqia blerëse është rritur.
Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje pavarësisht se nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan dhe sa ne me gjithë fuqinë tonë përpiqemi.
Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit.
Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se 5 vjet më parë gjë që e fakton një mori shifrash.
262 mijë të punësuar të regjistruar më shumë, në regjistrat e shtetit që paguajnë sigurimet. Nuk janë 300 mijë sigurisht, per te gjithe ata qe thone ku i ke, por janë shifra lehtësisht të verifikueshme. Papunësia është ulur në 12.4, shifra më e ulët historike e papunësisë.
Varfëria është më e ulët se 5 vjet më parë dhe BB konfirmon rritjen ekonomike të vendit si më të lartën në rajon.”, tha Rama. (TemA)
Ore çfarë lloj droge i jepni këtij pallës ju që flet përçart ky??
Po të papunët po mbajnë barkun me dorë pa asistencë sociale mor rrotë gomari.
Po pensionistët ato dy lekë pension që i marin për një kothere bukë i lënë me të blerë ilaçe të skaduara, kur ilaçet për ta duhet të jenë falas.
Po bizneset e vogëla po falimentojnë se nuk ka fuqi blerëse, se ka shumë të papunë. Edhe ata që punojnë shumica nuk ja dalin dotë në krye 15 ditëshit e Jo më në fund të muajit.
Po studentët po protestojnë se nuk kanë lekë të paguajnë, janë të papunë ,të varfër etj.
Po fermerët po protestojnë se nuk kanë se ku ti shesin prodhimet e tyre , nuk ka rrugë , nuk ka tregje. Çmimi i naftës është 1.4 euro litri, nga më të shtrenjtët në botë.
Çmimi i korentit , ujit dhe gazit po ashtu në tavan.
Çdo gjë importohet, asnjë gjë nuk prodhohet në vend.
Mos fol për 10% e popullsisë … trafikantët e drogës, prostitucionit dhe familjet e tyre, që zotërojnë me qindra e me mijëra prona të fituara me gjakun e të pafajshmëve në bashkëpunim me institucionet shtetërore të korruptuara këto 28 vjetë.