Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një cicërim, që tha se ishte gati “të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe” se topi që bie në natën e Vitit të Ri në “Times Square” të Nju Jorkut.
Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë.
Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se ai ka pasur “shije të keqe” dhe e ka zëvendësuar me kërkim falje.
“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve“, tha Komanda Strategjike.
Megjithatë incidenti nxiti zemërim online.
Në sheshin e Nju Jorkut çdo vit hidhet një top nga një rrokaqiell për të shënuar fillimin e vitit të ri.
Tradita ka nisur që në vitin 1907 me një top të ndezur me shkëlqim që zbret nga 43 metra në 60 sekonda para mesnatës, duke u ndalur në fillimin e vitit të ri, shkruan BBC.
Komanda Strategjike e SHBA është një nga 10 komandat e unifikuar në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA. Ajo është e vendosur në bazën e Forcave Ajrore të Offutt në Nebraska.
Slogani i komandës është “Paqja është profesioni ynë“, i cili gjithashtu u përdor në formën hashtag në cicërimën kontradiktore. (TemA TV)
‘cicerime’ e komandes amerikane…. perfundimisht ai vend ka arritur inteligjencen e majmunit. Ca pret nga qeveria? ne fund te fundit nje kafaz majmunesh qeveris.
Se cka me thane, janki bre.