Mos kurseni: Arsyet pse ‘ruajtja’ e parave është e pavlefshme

1 Janar 2019, 11:01Lifestyle TEMA

Shpesh herë keni dëgjuar thënien, “Paraja cash është mbreti”, por po sikur të mos jetë?

Autori më i shitur New York Times dhe sipërmarrësi Grant Cardone i cili ka në zotërim 4 kompani dhe që gjithçka e ka nisur nga zero jep mendimin e tij bazuar nga përvoja personale.

Sipas tij, në fakt, paratë cash janë mbeturina – inflacioni i ha ato. $ 1,000 në vitin 1960 kishte fuqinë blerëse prej më shumë se $ 8,000 sot.

Kjo është arsyeja pse kursimi i parave është i padobishëm. “Personalisht, unë nuk kursej para. Unë vetëm e ruaj atë për një periudhë të shkurtër kohe derisa mund ta investoj atë.

Ruajtja e parave të gatshme është e pavlefshme, sepse paraja, si çdo letër, është e mirë vetëm kur përdoret. Nëse i lë paratë shumë kohë, ato zhduken.” – thotë Cardone.

Shefi famëkeq i kartelit, Pablo Escobar ishte një nga lordët më të pasur të drogës në histori, duke sjellë 420 milionë dollarë në javë në të ardhura.

Ai shpenzonte 2.500 dollarë në muaj vetëm për llastiqe gome për të mbajtur grumbullimin e faturave së bashku, dhe gati 10 për qind të parave të tij ishin të humbura sepse minjtë do ti hanin ato ose do të dëmtoheshin nga lagështira.

Ruajtja e parave në një bankë nuk është më mirë se kjo. Duhen 833 vjet për të dyfishuar paratë tuaja me normat e sotme të bankës.

Ju nuk mund të merrni as 1 për qind në një llogari kursimi. Inflacioni ha shumë më tepër se kaq! Konkretisht, duke i kursyer paratë, jeni duke i humbur ato.Kjo është arsyeja pse duhet të ruani përkohësisht paratë tuaja dhe pastaj të investoni.

“Paraja, si çdo letër, është e mirë vetëm kur përdoret”. Pata e artë është e mirë vetëm për aq kohë sa bën vezë. Paratë duhet të shumohen, përndryshe, mund ti shpenzoni sa më shpejt që të jetë e mundur.

E njëjta gjë vlen edhe për paratë. Paraja Cash nuk është mbret, përkundrazi, fluksi i parasë është mbret.

Ja se çfarë të bëni me paratë tuaja:

-Investoni në veten tuaj për të rritur të ardhurat tuaja

-Investoni në biznesin tuaj për të rritur të ardhurat tuaja

-Investoni në aktive reale që prodhojnë rrjedhën e parasë

-Sigurohuni që të merrni paratë tuaja dhe të blini me to gjëra që do t’ju bëjnë të keni më shumë para!

Investoni kursimet tuaja. Paraja e gatshme është e vdekur. Qarkullimi i parave është mbreti.

Burimi: CNBC

9 komente në “Mos kurseni: Arsyet pse ‘ruajtja’ e parave është e pavlefshme”

  1. KORÇARI says:

    Paratë bëjini Flori që të mos humbasë vlerën Kurrë.
    Floriri në kundërshtim me të hollat (Lekët,Paratë) ka rritur vlefshmërinë e tij, pra investimi më i mirë i të hollave është të blesh flori.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po tashti qe u mbyllen llotot ku t’i harxhojme gjithe ato para qe na mblidhen kot se koti pa punuar fare?

  3. mik says:

    Artikull i sakte.
    Ne boten Perendimore, nje pjese e konsiderueshme e popullsise jane ne borxhe. Ne Perendim njerzit marrin borxhe sepse e din se do i lajne ato. Duke konsumuar parane, konsumi rrjedh, e prodhimi gjithashtu. Pra, puna vazhdon. Asht zinxhir. Nqs prodhon do harxhosh, e nqs do harxhosh do prodhosh. Ne shqip : njera dore lan tjetren, te dyja lajne fyryren.
    Shqiperia nuk prodhon, e nga kjo, ketu ndoshta asht ndryshe. Shqiperia mund te falimentoje brenda 24 oreve. Ne Shqiperi asnje qeveri nuk planifikon per te ardhmen e popullit te vet, por vetem si te fitojne votat. Shqiperia ekziston vetem prtej ndihmave.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ti miko e ke mire, ne perendim ashtu eshte, njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren. Ne Shqiperi eshte pak ndryshe njera dore lan tjetren, te dyja lajne bythen e Edvini, Saliut e te tjereve.

    2. Moni says:

      Ato borxhet qe marrin njerezit ne Perendim i cuan ne zgrip bankat ne 2008. Krize qe varferoi gati te gjithe shoqerine perendimore ( pervec ujqerve te medhenj). Njerezit sot ne te gjithe Perendimin blejne me pak gjera se 10 vjet me pare me rrogen apo fitimet e tyre mujore. Sistemi aktual i kapitalizmit eshte ndertuar ne menyre te tille qe gjeneron kriza ciklike, sepse krijohen pasuri te paqena thjeshte nga nje vleresim apo emocion ( bursat). Keto pasuri fallco vjen nje moment qe shfryhen si tollumbace, sepse per tu fryre nuk fryhen dot me. I njejti reagim emocional e zhduk kete pasuri fallco. Mjere atij qe i plas ne dore. Pra disa pasurohen nga humbja e disa te tjereve. Nje pasuri tjeter qe krijohet nepermjet sherbimeve te kota financiare, ne finale nxjerr para te fituara me mund nga xhepat e atyre qe punojne, per ti derdhur ne xhepat e atyre qe nuk bejne asgje pervec zbatimit formulave matematikore te nderlikuara qe perdoren ne finance. Kalimi nga shoqeria industriale ne shoqerine e sherbimeve e thelloi me shume problemin. Tani ekzistojne nje pafundesi sherbimesh te kota qe parazitojne ekonomine reale. Parazitimi i ekonomise reale do te thote qe ai fermeri ne Europe e sher qumshtin per 20 cent litrin nderkohe qe ne supermarket shitet 1€. Fermeri punon 16 ore ne dite, 365 dite ne vit dhe me zor nxjerr jetesen. I zhytur ne borxhe per te blere mekanike bujqesore, i pihet gjaku nga bankat dhe nga rrjetet e medha te supermarketeve.

      1. KORÇARI says:

        Moni, ke plotësisht të drejtë, sot sistemi Kapitalist në gjithë botën është në krizë.
        Për shkak të krizës së 2008 shtresa e mesme u zhduk, duke lënë pas vetëm shtresën e pasur ,e cila nga kriza u bë dhe më e pasur dhe shtresën e varfër , e cila u shumëfishua nga kriza ,pasi ish shtresa e mesme u varfërua.
        Këto broçkullat e këtij për investim vlejnë për ata që kanë buxhetin e duhur për të kryer investimin, se po të kryeah investim me lekë borxh , është 90%e sigurtë që do hysh brenda deri në fyt.
        Nqs dikush ka një buxhet dhe do që ta sigurojë atë ,duhet të investojë në flori, ose në pasuri të patundshme (Tokë)

  4. NASTRADIN EFENDIU says:

    KETO MESIME TE KETIJ CORDONES VLEJNE PER NE KAPITALIZMIN REAL JO OER NE SHQIPERI KU TE INVESTOSH DO TE THOTE TE HUMBESH NGA MOSGARANCIA QE TE OFRON SISTEMI I KAPITALIIT KOMUNIST

  5. edmond bello says:

    me bukur nuk thuhet

  6. Edmond Bello says:

    shume bukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje