Indi: A dëshironi një pjatë mi(sh)?

2 Janar 2019, 14:50Lifestyle TEMA

 Çdo fundvit në një treg në verilindje të Indisë, miu përbën një pjatë kryesore dhe një të ardhur shtesë për anëtarët e komunitetit tribal që shumicën e kohës merret me kultivimin e çajit.

Pasi zihet, rripet dhe më pas gatuhet me salca plot erëza, ky brejtës vlen më shumë se sa pula dhe derri për klientët e tregut të së dielës në Kumarikata, një fshat i Asamas, shtet i madh në verilindje të Indisë.

Konsumatorët blejnë qindra minj të sapo kapur dhe të rrjepur, një gjueti që u mundëson gjithashtu të mbrojnë orizoret që ndodhen pranë Butanit. Por, edhe miu i sapo pjekur kërkohet gjithashtu shumë.

Gjatë muajve të dimrit, kur puna është e rrallë në plantacionet e çajit në rajon, ky aktivitet i mundëson komuniteteve tribale të varfra të fitojnë pak më shumë para.

Një kile mish miu, konsiderohet si një pjatë e rafinuar dhe shitet 200 rupi (2,5 euro), ose aq sa pula dhe derri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje