Një kompani britanike për kujdesin ndaj mjedisit ka emërtuar një amfib të ngjashëm me një krimb, me emrin e presidentit amerikan Donald Trump, pasi bleu të drejtat e emërtimit në një ankand.
”EnviroBuild” tha se pagoi 25 000 dollarë për ”Rainforest Trust”, me seli në SHBA, për të drejtën për të emërtuar amfibin e gjetur në pyjet e Panamasë ”dermophis donaldtrumpi” për nder ”të angazhimit të Donald Trump për çështjet e mjedisit”.
”Kjo krijesë ka sy rudimentar që mund të zbulojnë vetëm dritën ose errësirën”, tha Aidan Bell, bashkëthemelues i kompanisë.
“I aftë për ta parë botën vetëm në të zezë dhe të bardhë, Donald Trump ka pohuar se ndryshimi i klimës është një mashtrim nga kinezët”, shkroi Bell në një blog post, duke iu referuar një shkrimi në Twitter që Trump më vonë tha se ishte një shaka.
“EnviroBuild’ nuk është një organizatë e hapur politike, por ne ndihemi shumë të fuqishëm që të gjithë duhet të bëjnë gjithçka që mundemi për të lënë botën më të mirë sesa e gjetëm”, tha Bell.