“Me ty, Patër Gjergj, kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”
Kur ndërroi jetë, Patër Gjergj Fishta, në varrimin e tij morën pjesë personalitete të Shkodrës e gjithë Shqipërisë.
Patër Gjergj Fishta u varros me nderime të mëdha më 31 dhjetor të vitit 1940. Hafiz Ali Kraja ishte një ndër personalitet e larta që mori pjesë në atë ceremoni dhe aty mbajti një fjalim brilant për mikun e tij të çmuar, at Gjergj Fishtën.
Hafiz Ali Kraja ishte një ndër intelektualët e famshëm mysliman nga qyteti i Shkodrës. Fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit të klerikut të shquar, at Gjergj Fishta, është një ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në raste të tilla.
Ajo çfarë e bën më të veçantë, është fakti se si një hoxhë i thurr një tekst të tillë të lartë një prifti. Ata ishin intelektualë të shquar dhe ajo ishte me të vërtetë bashkëjetese fetare.
Fjalimi
“Poet kombëtar, Pater Gjergj!
Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…
Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.
Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…
Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”, ka thënë ai.(27.al)
Pse nuk u varros me nderime kaq të mëdha poeti më i madh i te gjithë kohërave, Migjeni?!!!!
Përkundrazi u varros në harresë dhe heshtje totale..
Gjergj Fishta ka meritat e tij, por edhe anën e tij të errët. Idealizmi i gjithçkaje, mungesa e memories, mohimi i realitetit na ka lënë kombin me të pazhvilluara të Europës.
Gjergj Fishta ashtu siç luftoi për gjuhën, për bashkimin, po ashtu ngeli edhe himnizues i asaj pjese sones të pazhvilluar që i kishte rrënjët në mesjetë. Përfaqsues i klerit, i rendit feudal, i zakoneve tribale, i nacionalizmit rracist, mbështetës i flaktë i pushtimit fashist dhe qeverisë kuislinge fashiste, Gjergj Fishta u imponua dhunshëm si figurë përpara çdo fryme moderne bashkëkohore, pikërisht nga kisha, feudalët, akademia fashiste, qeveria kuislinge, qeveria e Zogut, si garantuesi me i madh i pushtetit të tyre. Ndërsa intelektuale të tipit të Migjenit, që e kishin kuptuar që një rend i tillë që po perëndonte dhe që i kishte bazat në injorancë, zakone mesjetare, privilegje në kurriz të varfërisë, i këndonte gruas, dashurisë, të drejtave të qytetarit, të drejtës per fëmijëri të Lulave të vocerr, luftës së pakompromis ndaj injorancës dhe varfërisë.
Tek “Migjeni ky humbës i madh”, Kadare shkruan se letersia e Fishtës po kthehej në një rrasë varri, për gjithë atë letërsi moderne europiane te tipit migjenian që po kërkonte të udhëhiqte ndryshimin dhe emancipimin e kombit. Edhe ky është çelësi dhe sekreti që injorojmë nga mësimet e historisë. Thuajse gjithmonë kur duhet të përkrahim emancipimin, zhvillimin, ndërgjegjen, reagimin, fshihemi pas zakoneve tona mesjetare, pas legjendave folklorike, pas bajlozeve hijerënde të lluces sonë, pas profetëve te çdo lloji.
Gjergj Fishta nuk është as i mirë dhe as i keq, por një figurë komplekse e realitetit tonë, që edhe për respekt ndaj tij por edhe ndaj hsitorise sone, duhet të analizohet në të gjithë kompleksitetin e tij, pa u folklorizuar dhe mitizuar.
O kanine, ti dhe sera jote e kadarese nuk doni te kuptoni qe Gjergj Fishta ishte RILINDASI I fundit, ndaj ndoqi ate fushe te levrimit te letrave. Shpreh keqardhje, por nuk mund te mohohet qe Kadare ishte dhe mbetet shkrimtar oborri, ndersa Migjeni i perket nje rryme tjeter te letersise. Megjitheketo, perse kerkoni ti vini ne antagonize Fishten e Migjenin? Apo vetem ti referohemi Kadarese???
Patriot me kembe perjete, ky “rilindasi” yt u percoll ne varr nga truproje ushtarake e pushtuesve te atdheut!
Te fala sat’eme ? ? ?
Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë iFishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.
Kush mund te na shpjegoje, se gjate ceremonise mortore te Gjergj Fishtes, cilat jane forcat ushtarake qe sipas fotografive shoqerojne kortezhin e ceremoniste!? Jane shqiptare qe ne kohen e pushtimit fashist 1940, ishin te armatosur dhe te uniformuar dhe leviznin lirshem ne mes te qyteteve!? Heuuuu, po luftetaret e lirise qe luftonin pushtuesin s’ka asnje mundesi te bridhnin me arme ne dore me mes te dites ne mes te qyteteve te pushtuara te Shqiperise, e cila nuk ekzistonte sepse ishte province e Italise ne 1940! Mesa e di i gjithe njerezimi, ata qe bashkepunojne me pushtuesin ne gjithe historine njerezore dhe ne gjithe boten quhen TRADHETARE! Ke shoqerojne ne ceremoni keta pra!? Mos nje tradhetar si ata vete!? Padyshim po!!! Nje luftetar apo personalitet te LIRISE se atdheut nuk kishte shance ta shoqeronin keta tradhetaret. Mos ata qe shoqerojne kortezhin jane edhe KARABINIERET italiane!? Ouuuuuu c’ne forcat pushtuese fashiste marrin pjese ne nderimin e nje personi !!!??? Mos ky person ishte italian dhe punonjes i administrates pushtuese fashiste!? Mesa dime ky Fishta nuk ishte italian!!! Mos ky person ishte bashkepunetor – KOLABORACIONIST i pushtuesve!? Me siguri qe po! Vetem MASKARENJTE bejne sikur nuk kuptojne ?