Sue Radford ka shokuar britanikët, kur më 3 janar u shfaq në Channel 4.
Ajo është nënë e 21 fëmijëve, por fakti më shokues është se fëmijën e parë e ka lindur kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa bashkëshorti i saj, Noel, vetëm 18 vjeç.
Edhe pse fëmijë, ajo dhe noel vendosën ta mbajnë djalin e tyre të parë Kris, ndërkohë që në moshën 17-vjeçare, lindi edhe një fëmijë tjetër.
Ata u martuan vetëm kur ajo mbushi 18 vjeç.
Sue u shfaq me 21 fëmijët në Channel, ndërsa ajo s’ka pak që ka lindur vajzën e saj më të re, Bonnie Raye.
Komentuesit në rrjet kanë reaguar ashpër, në lidhje me historinë e tyre.
Shumë prej tyre e kanë cilësuar si një krim, faktin që ajo ka lindur 13 vjeç.
Ndërsa të tjerë ia kanë hedhur fajin Noel, pasi sipas tyre, ai është treguar i pështirë duke kryer marrëdhënie me një 13-vjeçare.(TemA)