Drejtori i komunikimit i presidentit Emmanuel Macron, i cili drejtoi fushatë presidenciale, ka dhënë dorëheqjen, pas disa skandaleve dhe protestave që trazuan Francën muajt e fundit.
Duke e justifikuar largimin me arsye personale, Sylvain Fort tha të enjten se do të linte punën në fund të janarit.
“Pas dy vjet e gjysmë punë pa pushim në shërbim të kandidatit dhe më pas presidentit, dua të ndjek projekte te tjera personale dhe profesionale dhe mbi të gjitha t’i dedikohem familjes time”, ka thënë ai për AFP-në.
Dorëheqja e tij ndjek atë të ish-ministrit të Brendshëm, Gerard Collomb, në tetor.
Fort ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën presidenciale të Macron-it përballë kandidates së djathtë, Marine Le Pen.(TemA TV)