Këta deshën Saliun dhe Saliun morën e zgjodhën, mos na e hidhni ne fajin si shkuan gjërat

5 Janar 2019, 10:17Politika TEMA

NgaShenasi Rama

Më 7 Janar 2019, në ora 09:00, do të jem në Sheshin e Qytetit Studenti dhe në ora 10:00 do të nisem të shkoj e të mbështes studentët e sinqertë që kërkojnë zgjidhjen e halleve të tyre. Do ta bëj këtë si prind. Do ta bëj këtë si shqiptar. Do ta bëj si profesor me përvojë administrative në universitetet më të mira të botës që i kupton nevojat e studentëve dhe arsimin universitar më mirë se shumë e shumë të tjerë. Dhe mbi të gjitha, do ta bëj si pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore, 1990-1991.

Në vitin 1990, me shumë pak marifete, dhe me pak individë, ia arritëm që një protestë të kontrolluar e të paramenduar ta nxjerrim nga binarët dhe të arrijmë qëllimet tona prej idealistësh që të ndryshojmë Shqipërinë për mirë. Sundimtarët dëshironin një pluralizëm subjektesh e shoqatash, dhe ne shkuam një hap me tej dhe kërkuam pluralizmin politik. Ata kërkuan një parti të veglave të tyre. Ne i morëm veglat e tyre dhe i vumë në krye të një mase njerëzish që mund të ishin forca më e dobishme për shqiptarët. Dhe njerëzit për të cilët ne deshëm më të mirën, morën atë që deshën. Ata kërkuan që të ruhej pushteti i kamufluar dhe ne nisëm një grevë që çoi në rrëzimin e mitit qendror të sistemit.

Në fund, duke përdorur edhe disa nga veglat e tyre, ia arritën të përçajnë Lëvizjen, dhe kur nuk na duronin dot më, mbyllën universitetin dhe kështu 6000 studentë ikën për tre javë nga shteti shqiptar. Kanë gati 30 vjet që këmbëngulin në historinë e tyre, por e vërteta është kjo: një lëvizje e nisur nga veglat e sistemit, u kthye në një lëvizje që rrëzoi një sistem që nuk dinte se si të vdiste dhe që mund të merrte të gjithë me vete. Në atë kohë, me pak mend e me shumë vendosmëri, ne i kemi shpëtuar shqiptarët nga vetvetja shkatërrimtare, vllavrasja dhe çoroditja. Çdo komb do të ishte mirënjohës për një brez të tillë. Dhe ju keni një shembull që mundeni me e ndjekë pa mëdyshje sepse ka qenë Lëvizja më e pastër dhe më kombëtare që mund të bëhet.

Tani kërkojnë të na anatemojnë duke thënë se çfarë ka ndodhur gjatë tranzicionit është për fajin tonë. Jo. E jo. Sepse dikush hap dritaren, por duhet të kesh sy të shohësh. Dikush të tregon rrugën por nga shkon ti është zgjidhja e jote. Kjo është edhe lidhja që ne kemi me krimin e përbindshëm që është tranzicioni. Të kishin punuar pjesëtarët e parisë si punuan të tjerët për shtet-kombin, Shqipëria do të kishte qenë ndryshe. Por këta deshën këtë sistem ku jetoni. E pra, nuk ka qenë ky qëllimi ynë.

Këta deshën Saliun dhe Saliun morën e zgjodhën. Këta deshën marrëzinë, dhe marrëzia sundon. Këta deshën krimin dhe krim përcakton gjithçka. Këta deshën pronarin dhe u bënë palë me sindikatën ndërkombëtare të krimit. Këta deshën me të keqen dhe e keqja është shtruar këmbëkryq. Ne atë ëndërr kishim dhe atë ëndërr kemi, dhe kjo Shqipëri nuk është e nuk mundet me kenë ëndrra e jonë.

Me 7 Janar 2019, unë dua të shkoj e të rinis rrugëtimin aty ku e kemi lënë, në Qytetin Studenti. Në këtë llum që është shteti shqiptar, një kënetë morale dhe fëlliqësie të paparë, me një pari të përbindshme dhe një shtet mafioz e të stërkorruptuar së bashku me ata shokë e shoqe që do të mund të jenë aty, do të nisemi si individë me i mbështetë studentët në protestën e tyre. Do të mbështesim qëllimet e tyre të sinqerta dhe studentët e sinqertë. E dimë se ata që janë të kapur e të përdorur do të na kundërvihen me të gjithë mënyrat. Do ta bëjnë, por ashtu si jemi, ne do të jemi aty. Do të jemi në anë të tyre, dhe në mbështetje të tyre.

Në se e duan ndihmën tonë, do ta kenë sepse ne nuk jemi të kursyer. Çdo gjë qe kemi duhet t’i shërbejë të mirës. Në se e duan ëndrrën tonë, le ta trashëgojnë ata sepse ajo është e vetmja zgjidhje për shqiptarët. Në se duhet t’i mbrojmë me jetën tonë, le të mos kenë dyshime se do ta bëjmë më me kurajë, se prindërit e tyre që i lënë fëmijët vetëm. Në se duan të ngrihen lart e të bëjnë atë që duhet, nuk ka dyshim se mund të hipin mbi shpatullat tona dhe ne do t’i mbajmë që të mos bien, as pre e të keqes, as e mashtrimit të madh. Në se duan të bëjnë atë që duhet, duhet të shkojnë tek populli shqiptar dhe t’i hapin zemrat popullit dhe populli do të jetë me ta sepse nuk ka më shpresë tjetër. Pastërtia e qëllimit dhe fisnikëria e sjelljes ka me i sjellë ata që janë të ndershëm në atë shesh me vdekë për ju.

E prandaj së bashku me shokët e shoqet e Lëvizjes Studentore 1990-1991 dhe me të gjithë miqtë e tjerë që duan të na bashkëngjiten, pa dallime partiake, por me synimin e vetëm të mbështetjes së studentëve të sinqertë do të jem aty me 7 Janar 2019. Sepse, për ata që nuk e dinë, edhe këneta merr flakë… dhe kjo dritë e brishtë shprese, sado modeste dhe sado e kontrolluar nuk duhet të fiket, por duhet të bëhet një dritë shprese të madhe për të gjithë shqiptarët. Një brez i humbur don me thënë edhe 20 vite të tjera nën oligarkinë e sindikatës ndërkombëtare të krimit dhe nën sundimin e veglave të saj të degjeneruara në krye të qeverisë, të opozitës dhe në kontroll të çdo segmenti të shoqërisë që duhej të ishte civile, por që është e instrumentalizuar.

Duke mos bërë thirrje, por duke shpresuar se ende ka një fije idealizmi, ndershmërie, dhe atdhedashurie tek masa e heshtur e shokëve dhe e shoqeve që janë përballur me shumë e shumë interpretime dhe djallëzinë e pamatë të kriminelëve të parisë, do të nisemi nga Qyteti Studenti në ora 10:00 me 7 Janar, si individë e si grupe miqësore për të mbështetur studentët e sinqertë dhe për të dhënë vetëm e vetëm një mesazh me vetëdijshmëri, me ndershmëri e me vendosmëri: zgjidhja e problemit të studentëve nuk është zgjidhja që iu duhet të gjithë shqiptarëve, ama zgjidhja që iu shërben të gjithë shqiptarëve e zgjidh edhe hallin e studentëve të sinqertë. Ky është edhe transformimi që paria e ka kaq shumë frikë, që palët e interesuara nuk duan që të ndodhë, dhe që është e vetmja rrugë e zgjidhjes. Mendoni për popullin dhe ka vetëm një zgjidhje për të gjithë e që iu shërben të gjithëve.

Do jemi aty për t’iu mbështetur që të mos bini në tokë si fruta e të kalbeni. Do të jemi aty për t’iu mbrojtur si flakën e qiriut që të mos fikeni. Do të jemi aty me iu dhënë frymë sepse në këtë moment, jeni shpresa që nuk duhet venitur e ndotur nga e keqja e kënetës kriminale që ka mbytur gjithçka të mirë në shtetin shqiptar. Do të jemi me heshtjen tonë, që zëri i studentëve të sinqerte te ndjehet edhe më fort. Do të jemi aty sepse atë ëndërr të studentëve të Lëvizjes 1990-1991 për një Shqipëri të begatë, të sigurtë, e të moralshme dikush duhet me e bartë në të ardhmen, sepse nuk ka shpresë tjetër për një komb që është duke u shuar e skllavëruar përditë e më shumë.

51 komente në “Këta deshën Saliun dhe Saliun morën e zgjodhën, mos na e hidhni ne fajin si shkuan gjërat”

  1. P says:

    Nga Amerika dukemi vertet patriote te medhej por kur je ketu sillesh krejt ndryshe. A nuk erdhet ne pushtet ju pretendoni se ndryshuat sistemin. Per 28 vjet ketu kemi Saliun Moniken Ilirin Pollon e lloj lloj spekullanti politik dhe nuk mdertuat shtet. Pse duhet tu besojme tani.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Zotrote je me shkollë
      e mëndjen ke të hollë
      dhe ti si Ed Selami
      s’lëviz nga istikami.
      Ne s’donim, ju po- thua
      dhe ti si ajo grua
      që, si e zu komshiu
      i thosh burrit naqiu!
      Po jo moj, e ka Qaniu
      ja kthente burr derziu…
      … dhe ti thua Saliu
      s’e deshëm po naqiu!
      .
      .
      .

    2. XheJ eN Bi says:

      Nuk e kuptoj se kush janl “këta” që e deshën Saliun dhe e vunë ,”këta” që e bën Shqipërinë kënetë.
      Mund të shkruash bukur dhe si hartim e të marësh 10-të ,po kur të lexon populli nuk i ke thën asgjë.
      Të gjithë shqiptarët janë me studentët ,po asnjë nuk jep një ide se si mund të zgjidhen problemet me të cilat përballen studentët.
      Është e lehtë të zgjidhen problemet ekonomike,po si do zgjidhet problemi i pedagogëve të cilët kërkojnë nga studentët të blejnë notën.Se me ligj kjo nuk mund të zgjidhet.Prisja këtë të lexoja nga Shenasi Rama ,kurse Shenasiu kërkon të justifikohet se nuk është bashkëfajtor me “këta”.

  2. h says:

    Qellimi,fisnik.
    Vetëm se pak me vonesë.
    Edhe ju keni “meritë”për salihun.
    Kush kupton gabimin tërhiqet si i papërshtatshëm.
    I sinqerti,kërkon falje,lë si testament mësimin dhe hap rrugë.

    1. E,e says:

      Ça mutin don ti me studentet, rri urte se nuk te pjerdh njeri, tani e tutje protesta e studenteve asht politike, kerkesat e tyre jane plotesu ma shume se kane kerkuar

      1. Evropi says:

        O Shenasi! Thua qe levizja studentore ishte e kontrolluar nga ju. Nderkohe qe ju kerkonit drita ndersa agjentet e Ramizit therrisnin “E duam shqipen si evropa”. Ik pash zotin se shqiptaret jane 500 vjet mbrapa dhe nuk behemi.

    2. Komentuesi says:

      Kame respekt per ju zoti Shinasi.Kame lexuar shkrimet e tua vazhdimisht,dhe jame pro.Ju permendet Saliun,se ate deshet dhe ate moret.Kjo eshte e vertet,se Saliu i ka punuar shume te zeza ketij populli,dhe ai qendron i pacenuar akoma nga drejtesia.Edhe arsimin ai e shkaterroi me ngritjen e universiteteve private qe shiteshin e bliheshin diploma fiktive.Por vlen te theksojme se Edi Rama sot me qeverine e tij ka bere nje pune kolosale ne arsim,ne universitete,por Saliu me horrat e tij i jane kundervene per ta rrzuar.Me protesten eshte dakord edhe vete Edi Rama,i perkrah,u ka plotesuar kerkesat,por opozita e çmendur,e egersuar dhe me etje per pushtet,e ka personifikuar protesten per qellime politika.Kjo eshte e padrejte,mendoj se edhe ju do jini dakord.Edi Rama ka qellime te mira per te bere nje revolucion ne arsim,por nuk e lene qent e opozites,se duan te marin vete meritat.Qeveria,i ka plotesuar kerkesat e studenteve,por ama,nqs protesta vazhdon dhe suflohet nga pd-ke dhe Lsi,kjo nuk eshte proteste e nevojave te studenteve,por e partive politike ne opozite.Nqs sot,nuk perkrahet Edi Rama me qeverine e tij te çoi deri ne fund reformat e medha dhe te nevojsheme,atehere shqiperine do ta mare lumi.Pershendetje zoti Shinasi Rama.

  3. Pedro i ri says:

    Z Shenasi.
    Ju ndihmuat ne mitizimin e Berishes. Fale jush kemi kete lloj tranzicioni.
    Presioni i studenteve i duhet shoqerise per te sjell permisim te sistemit, vetem kaq.

  4. Kalec Genti says:

    as lexova fare po u nisa nga titulli…

    Saliun se zgjodhi populli apo demokratet, ai ishte i deleguari,i zgjedhuri i posacem i Ramiz Alise dhe PPSH…

    Po keshtu ishin edhe shumica e spiuneve te sigurimit….si dhe te privilegjuarit e sistemit Gramoz Pashko, Neritan Ceka apo Arben Imami dhe dizinjatorja zhele zhele e Shkodres loke…..etj


    Nuk ka dhe ska pasur kurre ne PD nje demokrat i mirefillte i paperlyer ose pa lidhje me Byrone Politike apo Partine e Punes…

    Shikoni sot Bashen, nje pionier, se fatos eshte Tualet Palla, i punesuar ne Rinas ..dhe dihet kush punesohej ne keto pika strategjike pasi duhej te kishe biografi te paster, baba komunist ose klysh i sigurimit….

    Ti mo zoteri je nga Maloqeria si puna e shume maloqeve qe vazhdojne dhe ppo marrin me qafe Shqiperine ne aleance me fshataret e Tepelenes apo leberit e Vlores.

  5. BRSS says:

    O IDITUR PO PSE SI KE NDREQUR KETO PUNE ME PERPARA NA RROFSH KARIN O BYTHQIRI PO PSE SQENDROVE KETU ME QE TE DHIMBSET POPULLI PO IKE TIJE NJE PLER QE STE PJERDH KUSH JE NJE HALE PO RRI ATY KU JE DHE MOS HA MUTE SE SKA NEVOJ NJERI PER MENT O TRAP QE DHE KUR FLET DUKESH SIKUR KE ÇAMÇAKIZ NE GOJE

  6. USA says:

    SALIUN E ZGJIDHE TI ME SHOKET E TU MOR SHKERDHAT TI I THURE LAVDE O BYTHQIR DHE MOS HA MUTE SE SKA NJERI ME TE POSHTER SE TI IDEOLLOGU MADH TIJE NJE MUTE QE TE HASH

  7. Taraboshi says:

    Per sa vjet e ke shkruar kete artikull o Shenasi.Tani kerkon ndonje honoror tjeter.qe po na tregon arritjet e tua gjate ketyre viteve.Nuk punohet dhe luftohet per vendin tend nga largShqiperia ketu ka qene dhe ketu eshte.Kur filluat me pluralizem nga frika qe kishit nga pushteti R.Alise zgjodhet kryetarin e pare Axem Hajdarin qe ju te nos prekeshit nga sistemi.Kur e pate se sistemi nuk reagoj ndaj jushe zgjodhet Sali Berishen.te cilin e zgjodhet ju qe ishit ne berthamen e levizjes studentore.Nuk po merrem me shume me histori se rrugen e mundishme drejte shkaterrimit te vendit tone e dime.Nje rrahje makabre qe ju be Edi Rames dhe tegjithete tjeret ja mbathet.nga syte kembet.Pse nuk ndejtet dhe te vazhedonit zbatimin e programit tuaj .Mos vadhe programi i juaj ishte vetem pluralizni i vendit .Vjen tani mbas kaq vitesh gjojaeksperjence perendimore per te rrezuar qeverine Rama dhe ti do te dalesh ne krye te studenteve si Berisha atehere Nisur nga kaq pak qe te shkrojta une as nuk kame besim tek ti dhe artikulli yt nuk me hyn ne sy Po don te ndihmosh studentet jepju keshille tefutet ne auditoredhe te studjone shume per te nxjerre vendin nga prapambetja Pershendetje

  8. Shoku says:

    Na ke shkruar nje hartim, per t’na mbushur mendjen se jeni ne mbeshtetje te studenteve ,por qellimi eshte tjeter. “Levizja per universitetin ” t’a ktheni ne nje pari politike. Mire do beni,por mos u sorollatni si pordha neper breke. Shpalleni partine para studenteve,shpallni programin e saj, njerezit qe do ta drejtojne kete parti ,shikoni mbeshtetjen e pastaj shohim e bejme. JU zoti Rama , kthejeni familjen ne Shqiperi. Deklaroni se nuk do te shkoni per banim ne Amerike e do ti perkushtoheni Shqiperise. Me fjale si LUL Basha ,i cili deklaron se po vdes per Shqiperi ,por c’cdo te premte shokon ne shtepine e tij ne Hollande, nuk te beson njeri. Luli sa mer rrogen e peshqeshet ne shqiperi ,por mendjen e ka atje tek vila ne Hollande. PO te shkarkohet si kryetar e te mbesi njeri i thjeshte ,do ta shikojme se sa do ta doje Shqiperine. Do kthehet si turist. Do te dini mire se besime tek partite eshte zero me bisht. I ka ngelur pak bishte zeros PS,por edhe ai sa vjen e shkurtohet. Hajdutet e floririt, shkatrrimtaret e vendit nuk kthehe me ne pushtet. Dil e fol hapur e mos na trego se ku ke punuar aty ne amerike. Edhe Eduart Selami erdhii krekosur ,por perfundoi si pule e lagur e nuk i dihet kakerrima se ku eshte.

  9. Taraboshi says:

    Shenasi do te sjtoj edhe nje rresht. pse tani ky nxitim per rrevolucion.Mos ka pak mish dhie brenda. tani qe reforma ne drejtesi po fillon me korr frutet e para ti kerkon ta shkaterrosh gjithe kete pune.Pyetja eshte se kujt i sherben mos shkuaraja deri ne fund e reformes ne drejtesi.

    1. Cudia says:

      Nuk i heq asnje presje fjaleve te tua Tarabosh. Une isha nate e pare te greves kur nuk dihej se cfare do ndodhte. Me pas zhgenjim i plote…. nuk futa ne greve urije. Cdo gje kishte mare drejtim. Ramizi po drejtonte gjithcka. Behej fjale vetem kush do merte pjaten… Sidoqofte, Shinasiu ben mire qe do te kontriboje por duke qene larg nuk do kete mundesine te lidhet me njeezit ne terren dhe hallet konkrete te tyre. Populli ka mare lemerine nga PDja dhe syte i ka te PSja.

  10. katarakti says:

    A ka njeri te me spjegoje si duhet se çfare kerkojne keta 140 000 studentet?! Kane kerkesa ekonomike dhe materiale per veten e tyre?! Qe te mbahen hopa nga shteti?! Jane kunder sistemit apo kunder qeverise?! Cilat jane kerkesat politike te tyre?! Duan nje Shqiperi tjeter nga kjo qe eshte sot?! Plotesisht dakort! Por anarshia dhe revolucioni a jane zgjidhja e shpresuar?! Dhe çfare kerkojne konkretisht nga qeveria qe te beje per ta ose per vendin?! Me duket se edhe ata vete nuk dine se çfare duan! Me 1968 studentet franceze rrezuan presidentin e nderuar De Gol se nuk lejoheshin te hynin ne konviktet e gocave! Duke uluritur: “Eshte e ndaluar te ndalosh”! Apo duke kerkuar: “Seks, droge dhe rokenrroll”! Prandaj kujdes! Mos ua ferkoni koken shume.

  11. Arifi says:

    Ik ore legen! Treni juaj ka 28 vjet qe ka kaluar ca trapin kerkon ti me gjith larot si puna jote me studentet?? Apo te genjen mendja mos fiton dicka tani! Idiot i lindur te qifsha profesorin qe je ti. Po te vinte keq ty rrije ketu dhe beje opozitarin kunder saliut po ta qinte picken e sateme ai . Tani ju ngjallen morrat juve.

  12. Ardi says:

    FILLOI LOJA E MADHE E ÇMONTIMIT TE SHTETIT TE MONSTRAVE TE TRASHEGUARA NGA KOMUNIZMI. DHJETORISTE TE TE DY LEVIZJEVE STUDENTORE 1990, 2018 BASHKOHUNI PER TE SHARRUAR NJEHERE E MIRE TRASHEGIMTARIN E GJENERATES SE FUNDIT ENVERHOXHISTE EDVIN KRISTAQ RAMEN. KY MISION ESHTE IMPERATIVI I KOHES PRR TE SHPETUAR SHWIPERINE NGA ASFIKSIA. TE GJITHE NE QYTETIN STUDENTI NE 7 JANAR 2019.

    1. lumi says:

      Po shoku ardi po me pelqen kushtrimi yt,por mos e bej si komisaret e shokut Enver qe kur ishte puna per lufte therrisninPara djemte e komisarit se une vi nga pas

  13. Aleksander says:

    Eshte me mire te mos flasesh , Saliun e kemi pase nga ju. E kemi pase, se Saliu ka ik per Lesh, si ke ik edhe Ti.

  14. Studenti says:

    Zagar te Edvin Kristaq Rames heshtni dhe mos shpifni per Shenasi Ramen heroin e verte te levizjes dhjetoriste studentore te viteve 1990. Edvini i shkrdhefte femrat e shpise atin qe e shan fyen te fort nderumin Shenasi. Flm Shenasi qe na rikthen ne endrren e tradhetuar te levixjes de dhjetorit 90. Jemi me ju…

    1. Muli dhe Beluli says:

      Mos e ve kot emrin Student, se nuk je. Je vetem nje kokerr trapi.
      Dukesh nga komenti qe ti je aq student sa ç’ishte dhe Azem Hajdar Palla. Je vetem nje njeri rrugesh qe mundet, dhe vetem me mundet, qe te kete çuar babi ne shkolle.

    2. owl says:

      Shinasiu eshte nje buf kenete qe sic ia vodhen Levizjen studrnteve ne 1990 nga Saliu, do ja vjedhe prap dikush levizjen studenteve edhe kete here dhe ku ishit hic gjekundi. Ky profesori eshte akoma idealist e naiv qe kujton se do te ndreqe boten me artikujt qe shkruan.

  15. Studenti says:

    Zagar te Edvin Kristaq Rames heshtni dhe mos shpifni per Shenasi Ramen heroin e verte te levizjes dhjetoriste studentore te viteve 1990. Edvini i shkrerdhefte femrat e shpise atij qe e shan fyen te fort nderumin Shenasi. Flm Shenasi qe na rikthen ne endrren e tradhetuar te levizjes se dhjetorit 90. Jemi me ju. Fund pinjollve te komunizmit gjakatar.

    1. Pd rrumpalla says:

      O te shkerdhefsha ty o ,,student,, Shimpaze Ramen qe ka ardhe prej Amerike te provoje bakllavane per festa se e kishte mare malli, dhe ju dhjefsha studimet qe beni ju ,kok palaret me “dipllome”

    2. ku says:

      O student ,hiqe karin e gomarit nga goja se te erdhi momenti te hash preshin .

  16. Luli says:

    Ky mburr veten dhe kerkon rikthimin, po eshte shume I vjeter e i konsumuar. Po perse tani? Ne kohen e Saliut ja mbathi, se ai e tridhte, la nje vend ne ndertim dhe shkoi ne nje vend te ndertuar,. Kaluan 27 vjet qe shqiptaret po punojne, luftojne e ndryshojne vendin dhe veten. Tani qe u plak dhe Jane rritur hapsirat e shprehjes ky shan, mallkon e premton, Po kush tell beson? Ju te ikurit gezoni vendin ku vajtet. Ketu nuk ua var kush, meruni me pensionin.

  17. Pro reformes says:

    Nje pyetje kam une, kush jane “keta” qe sipas teje kane zgjedhur Saliun dhe banden kriminale te PD-se?
    Tani erdhi perseri rasti per te sabotuar e perdorur per qellime vetjake protesten e studenteve. Asnje nga ju nuk mund dot te pretendoj qe nuk e dinin se c’behej ne Universitetet tona. Tani doni te merrni ne dore nje flak qiriu, qe lindi nga studentet per te djegur shqiperin- kete dini te beni ju dhe dini mire ta beni. Ka ardhur koha per nje frym te re dhe jo per shkaterimtaret e 90-91-shit.
    Studenteve suksese dhe me mend ne koke, hijet e se keqes jane aty.

  18. Tit says:

    Ky me këtë artikulim mendimi është pedagog???!!! Po ç’ne mendim, ku ka mendim ky! Ky është thjesht një mediokër ekzemplar. Si ka mundësi të jetojë robi kaq vite në perëndim e të jetë kaq bosh kur shprehet?!

  19. Viola says:

    Z.Rama shprehja juaj keta deshen duhet te kete emra se mend ne pergjithesi japin te gjithe.Nuk dua te ul aftesite tuaja por kur thua do te jem me studentet e sinqerte dhe do ti mbeshtet perseri eshte e pergjitheshme .Cfar kini ndermend te beni ta ktheni permbys cdo gje nese kjo parti apo ky pyshtet sipas jush ehte “perbindesh” cilet engjej do te sillni ne pushtet se gati jane e po presin PD dhe LSI .Z.Rama I kam lexuar shkrimet tuaja vazhdimisht dhe ju kam admiruar , por nga e thena ne te bere thote nje shprehje te ndan nje det i tere.Sidomos ju qe I shikoni gjerat nga larg nuk besoj se do ti coni deri ne fund dhe pastaj fajin e kana ata qe do sjellin Saliun apo te ngjashmin e tij.

  20. Korkodili says:

    Shenasi , ju punuat vetem per vehte.
    Ju u bet deputet tash 30 vjet dhe nuk lat as nje tu zuinte vendin ,
    grat, femijet, motrat ,vellezer, dajo, xhaxha, kunat etj i bet pushtetar ju dhat ekonimin.
    Me roga te larta 1.5 dhe 2 milion leke
    bet roga te larta dhe po te dilni ne pension merni 90 % te roges .
    Shitet uzinat e fabrikat per skrap lat rinin dhe brezat e tjer pa pune .
    vodhet gjithcka ishte ndertuar tash 50 vjet edhe floririn e vodhet
    Ndertuar vila ne breg det duke prer pyje shiko gjirin e lalezit e kodren e diellit
    Keta ishit ju . C far doni me shume klini ber boll te keqia .

  21. orli says:

    Po more orangutani shenasi! A nuk ishe ti qe para ca kohesh na e vleresove pozitivisht, gangrenen e kombit Shqiptare sali vuk berishen?! Prandaj kursej ato leket e biletave per ne Ver qe te kenaqesh ne bregun e detit o orangutani i Dhjetorit 90!

    1. Po says:

      Ki Shinasiu asht djali i oficerit komunist Ali Rama, tani ky as demokrat, as sociialist, por anarshist

  22. Komentuesi says:

    Taraboshi Bravo!

  23. patriot me kembe ne toke says:

    Ju qe shkruani badihava, merrni mundimin e beni ate qe po ben Shenasiu. apo iu djeg e verteta. Bashkohuni me studentet, presion maksimal “establishmentit” kenetor kleptokrat qe ka kapluar Shqiperine pas-komuniste. Beni nje perpjekje, jo vetem me tastiere. Ndryshe inkurajoni, ose zgjidhni heshtjen.

  24. a.f. says:

    Fakti qe Shenasi Rama nuk perkrahet nga shume komentues, verteton thenien e tij se na pelqejne ata qe na qeverisin dhe na grabisin prej 28 vitesh dhe sot akoma ne drite te diellit. Vete ne, jo Shenasiu, i vume ne krye te vendit hajdutet dhe mafiozet e sigurimit te shtetit, komunistet me te qelbur te Ramiz Alise, qe u shndrruan brenda nates ne antikomuniste. Qe nga Saliu e deri tek mashtruesi i radhes qe ndodhet ne kryeministri. Jam totalisht me studentet edhe me Shenasiun, por fati i keq i pakices qe sundohet nga injoranca e shumices. Cdo popull i meriton hajdutet dhe mashtruesit qe zgjedh per ti qeverisur. Bashkohuni diten e Hene, sa me shume me studentet.

  25. a.f. says:

    Fakti qe Shenasi Rama nuk perkrahet nga shume komentues, verteton thenien e tij se shumices i pelqejne ata qe na qeverisin dhe na grabisin prej 28 vitesh dhe sot akoma ne drite te diellit. Vete ne, jo Shenasiu, i vume ne krye te vendit hajdutet dhe mafiozet e sigurimit te shtetit, komunistet me te qelbur te Ramiz Alise, qe u shndrruan brenda nates ne antikomuniste. Qe nga Saliu e deri tek mashtruesi i radhes qe ndodhet ne kryeministri. Jam totalisht me studentet edhe me Shenasiun, por fati i keq i pakices qe sundohet nga injoranca e shumices. Cdo popull i meriton hajdutet dhe mashtruesit qe zgjedh per ti qeverisur. Bashkohuni diten e Hene, sa me shume me studentet.

  26. Rita says:

    I SHINASI DUHET TE hapesh nje parti te re,, POLITIKE ,,me ps_PD _LSI u ngopem,,,i pame hajdutlleqet e tyre……

  27. Ik qiu andej nga erdhe says:

    Ik ore qiu andej nga erdhe dhe mos u perziej tani qe drejtesia do zgjidhe punet me pislleqet e tua apo shokeve te tu qe te kane premtuar ndonje qoshe qe tju besh nderin tani me studentet ptuuuu rrace muti

  28. mjekrra says:

    ej po ky i pavaruri dhe i parruari pse nuk thote nje fjale per ramen po vetem per saliun?? o shenasiu i parruar a po na rru nje here,

  29. emigranti says:

    Po eshte e vertete qe Saliun e zgjodhi paria, ashtu si parine bashke me Saliun i emeroi Ramiz Alia.
    Prandaj edhe sot pas 28 vitesh nderrim sistemi, Shqiperia nuk eshte akoma nje vend demokratik, por cilesohet nje vend postkomunist, nje vend ne tranzicion.
    Ne akoma nuk kemi te pakten nje parti te vetme demokratike, ku kryetari te jete si i pare ne mes te barabarteve, jo emerues i deputeteve e i gjithefuqishem.
    Vetem nje parti e tille do te nxjerre drejtues shteti te mire e te kontrollueshem, qe edhe pikerisht per kete aresye do te jete i detyruar te beje me te miren per Shqiperine.

  30. paskal says:

    ESHTE NJE TURP I MADH PER NE TE NA UDHEHEQIN HAJDUTE TE KALIBRIT BOTEROR SI ,,,BERISHA,,META,,RAMA ,,E BASHA,,,KETA PLEHRA TE SHOQERISE SHQIPTARE NUK I KAM ZGJEDHUR UNE ,,,KETA E KANE VENDIN NE KOSHIN E PLEHRAVE,,,,,DHE TE FORMOJME NJE PARTI TE RE POLITIKE ME SHENASIUN DHE TE TJERE INTELEKTUALE TE ZGJUAR DHE ATDHEDASHES DHE JO HAJDUTE,,,,//POPULLI TE NDERGJEGJESOHET DHE TE MOS SHKOJE MBRAPA HAJDUTEVE,,,,,,ZGJOHU O POPULL MJAFT FJETE GJUME,,,,///////

  31. Denis says:

    Po’ nuk te vjne turp or Shenasi? Akoma me marifete plehrash? Enderron te behesh udheheqes i studenteve? Je nje plehre e vertete,krimb, haleje dhe kaluar halese.kujdes studente nga vemje te tilla te neveritshme.

  32. BUJARI JU DEGJON says:

    Pa dale,shoke,
    Degjohet zhurme…
    Ku vete valle
    Ky varg,kjo turme!???…

    Qenka Shenasiu-
    Dale,pa dale…
    C’e kujtoi te ziun
    Kaq vone per halle???

    Qenka Shenasiu
    O i hengsha dreket!…
    Sot pas 30 vjetesh
    Kujtohet per studentet?!!!

    Thone ,ky fare trimi,
    Ne vitet 90-te
    Nga frike e Saliut
    U dhie ne breke!…

    Nga frika paguante
    500 grosh vrimen…
    Ne ilegalitet
    Larg e ndali frymen…

    Larg,ne Amerike
    Ku jetoi si mbret
    Jo 2 e 3 jave
    Por 26 vjet!…

    Dhe ja,pas kaq vitesh
    I sekretuan gjendrat
    Dhe per pak pushtet
    U kujtua per “endrat”…

    Thote do marre rruget
    Te dale ne shesh…
    Me kete palaco
    Valle kush nuk qesh???…

  33. Izet says:

    Dikure, para disa kohrave, kure nuset e sapo martuara permalloheshin per nenen e te tjeret ne gjini / atehere nuk kishte celulare/, e gjenin ndonje qoshe te shtepise dhe qanin me lot. Por, kure qellonte e o gjente ndonje plake e shtepise,i qortone me fjalet: He moj Cke qe perlotesh? Ti deshe ta keshe kryet te nena e by… te burri?!!! Ka mbi dhjete vjete qe ia kam thene Shinasi Rames , me qe e reprktoj . kthehu ne Shiperi se atje duhesh. Me eshte pergjigjur: Nuk punohet me ata njerez!!!

  34. Cuku says:

    « Gopisti» te lumte dora
    Ti ju vjen hak ketyre sojzezeve.
    Mezi pres tju kthesh pergjigje ketyre lamasheve
    Nje pyetje kisha per kete fare profesori
    —-Pardesy te bardhe kishe zotrote?
    Jeni te gjithe kelyshet e Ramiz Alise
    Boll na cate trapin ,sikur u dogjet per Shqiperine,,,,,,
    Spiunat e sigurimit keni qene te gjithe ,po ju vazhdoni te hani mut

  35. Vera says:

    Te kerkohet ndryshimi i ligjit elektoral,me kete qe eshte do kemi vetem keto fytyra.
    Po nuk votoi populli nuk kemi gje ne terezi.
    Ti kthehet popullit e drejta per zgjedhje dhe jo listave te partive
    Fillohet keshtu.

  36. Sali qeni qeni i qenit says:

    Sa shume qe rrejne shqipet. Shenasi ja fut kot, nuk e kupton se shqiperia e ka marre rrugen e mutit e nuk ka Zgjidhje. Absolutisht nuk ka zgjidhje. Ne i njohim shqiptaret dhe e ditem se ku do te perfundonte historia e lame ate vend e sot jemi fale sakrificave mire e jemi qytetare Europiane edhe ekonomikisht. Kush e futi ketu shqiperine ne rruge pa krye! Fajtori i pare eshte E. Hoxha me PPSH qe krijoj nje shoqeri pa din e imame teresisht kriminale qe duan vetem nje gje, te mos punojne. E dyta, ligji per token, nje nder absurdet qe profesoret parlamentare te 1991 i dhuruan popullit. Ky eshte nje ligj qe Enveri nuk do te guxonte ta bente. E treta dhjeristet e 1990, Z. Shenasi (per mua eshte nje person me vlera te padiskutueshme) keta dhjeriste u bene nenepunsa te larte e benin politiken e kuadrit bashke me ishburgaxhinjte e socializmit. Kush ka punuar me keta dhjeriste e din shume mire injoranzen e tyre ata ishin pjese e luftes se re te klasave dhe diteve qe gezoni sot. Ata si komunistet e 1944 nuk e dinin se me veprimet e mosveprimet e tyre do te prodhonin at qe eshte sot. E katerta te persekutuarit politike, te persekutuarit dhe ish te burgosurit politike ishin injorante dhe menjehere u bene udheheksa dhe shiheni sot. Keta te persekutuar qe u bene, nenepunes, politikane, etj etj, vazhduan luften e klasave duke e nxjerre jashte loje administraten teknike. Ne fakt ish te denuarit politike kane perfituar ne rruge antikushtetuese shume gjera se mendonin t’ia futnin te tjereve. Keta te denuar nuk kane denoncuar asnje krim, kjo eshte e habitshme. Denoncimet behen me emra e mbiemra, me fakte e prova, por si duket keta ishin te interesuar qe jo te denoheshin kriminelet por te benin demogogji enveriste e ti denon njerzit kolektivisht. Kjo eshte teme e gjate per ta sqaruar e akoma nuk e kane kuptuar njerzit. Ka edhe te tjere shkaqe por nuk eshte ajo se Sali qeni ishte i derguari i Ramizit, nuk eshte ajo se akoma qeverisin ky e ai keto jane qendrime e mentalità enveriste. Nuk ka sgjidhje Z. Shenasi, ke per tu zhgenjyer. Mbas 2100-es do te ndodhe ndonje gje se je gjalle shko e protesto.

  37. Malo Kanina says:

    I nderuar Profesor Rama!
    Përpjekja juaj intelektuale dhe njerëzore për tu bërë bashkë me studentët është vërtetë për tu lavdëruar. Por historia politike dhe shoqërore e atdheut tonë, mjerisht, flet për një përbuzje sistematike ndaj çdo shfaqje idealiste në të mirë të përparimit. Shëmbull më kuptimplot është dhe qëndrimi i komentuesve të mësipërm, ndaj impulseve tuaja idealiste. Sidoqoftë, gjithë hulumtimet tuaja shkencore në zbërthimin e ecurisë politike në vëndin tonë, besoj se duhet t’ju kishin bindur më në fund për këtë fakt të padiskutueshëm:
    Idetë dhe idealet e larta që çojnë përpara shoqërinë njerëzore, të cilat lindin dhe lulëzojnë në të tjera vënde, këtu vijnë për të vdekur. Është për këtë arsye, që ne si vënd nuk jemi asgjë tjetër, vetëm se një varrezë për këto ndjenja fisnike.

  38. Malo Kanina says:

    Dërgova një koment këtu, por nuk di pse nuk e shfaqin. Unë kurrë nuk fyej askënd në ndonjë koment që rrallë bëjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje